Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Firmoset marrëveshja për anije ushtarake në Pashaliman, Rama: Në shërbim edhe të aleatëve

1 muaj ago
in Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.

“Është një marrëveshje me Fincantieri-n për të krijuar një shoqëri të re nga “Fincantieri Albania”, së bashku me agjencinë tonë shtetërore të “Kayos” për të prodhuar po në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit anije lundruese që janë në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe për ushtritë e tjera të vendeve aleate.
Ajo që e bën këtë marrëveshje, një marrëveshje të veçantë është edhe ajo që tha drejtuesi i lartë i Fincantierit, duke nënvizuar, duke theksuar se bota e kantiereve po ndryshon dhe kjo marrëveshje kërkon që të përcaktojë pikërisht një vullnet dhe një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka të re, diçka të veçantë, diçka speciale, e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare këtu në territorin tonë dhe që do të shërbejë dhe në përgjithësi për botën e re të kantiereve për inovacionin e saj dhe për atë që ajo sjell.

Nga ana tjetër, kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë, për vajzat e djemtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët, të cilët do të kontaktohen dhe do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër dhe jo në një të ardhme të largët, por në një të ardhme shumë të afërt pjesëmarrës, të kësaj shoqërie të re ekselence në territorin e tyre, pra në qytetin e tyre të lindjes dhe ata sigurisht do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e Fincantieri-t dhe do të arsimohen si në Itali, pikërisht aty ku Fincantieri ka dhe shpirtin e saj, bazën e saj, por edhe në Shqipëri, në Pashaliman ku ky shpirti i dytë themi do të marri jetë së shpejti.
Dhe nga ana tjetër, kjo marrëveshje hap rrugën dhe për një diskutim të ri të natyrës ekonomike si për Fincantieri-n ashtu edhe për Kayo-n, për Shqipërinë sepse siç thashë sigurisht do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e shoqërisë në mënyrë konkrete nga dy anijet e para që do të ndërtohen për Forcat tona të Armatosura dhe që do të çojnë në shtatë numrin total të flotës tonë, e cila në termat e përcaktuara nga statusi jonë madhor, po sigurisht dhe me NATO-n është një numër optimal, përsa i përket peshës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë në Mesdhe dhe më pas sigurisht prodhimi do të vazhdojë më tej për të eksportuar këto anije, aty ku sigurisht është e qartë që teknologjia e re dhe inovacioni që do të shoqërojë këtë rrugëtim, do të implementohet.
Është diçka fantastike, pa ekzagjeruar fare sepse kemi arritur pikërisht në këtë pikë. Po flisja më parë dhe me shokët tanë të Fincantieri-t. Një nga vizitat e para jashtë Shqipërisë si kryeministër i ri është në vendin Fincantieri-t, pra në bazën e Fincantieri-t në selinë e tyre dhe aty kam vendosur, para atij grupi drejtues të asaj periudhe pikërisht kantierin e Pashalimanit, duke thënë se ndoshta do të ishte interesante të shikonim pikërisht në këtë kantier, mundësinë për të hapur një filial për kërkimin dhe inovacion për Fincantieri-n, por sigurisht ishin kohë paqeje, periudhë komforti, pra ishim periudhë mbrojtje, ndërkohë që Europa flinte.
Sot, kohët janë të ndryshme dhe kanë diktuar pikërisht këtë hap të Fincantieri-t drejt bregdetit tonë dhe drejt kësaj marrëveshjeje që është me të vërtetë një ëndërr për Shqipërinë dhe për Forcat e Armatosura të Shqipërisë si dhe për ekonominë industriale të Shqipërisë.
Dhe ndërkohë doja të përfitoja dhe për të falënderuar nga zemra presidentin e “Leonardo”, përfaqësuesit e Leonardo-s që na kanë qenë afër dhe e kanë vendosur të zezën në të bardhë, marrëveshjen për të përforcuar në mënyrë shumë të kompletuar, mbrojtjen tone, si nga ana detare, por dhe nga ana tokësore, me sistemin kundër raketave dhe sistemin e mbrojtjes në det.
Është vetëm fillimi.
Shpresoj që bota të përmirësohet dhe që luftërat të përfundojnë, por ndërkohë Shqipëria është shumë e vogël për të vendosur të ardhmen e botës dhe fatin e lojës së shahut gjeopolitike, por duhet të përshtatemi. Duhet të përshtatemi sigurisht në të voglën tonë për të pasur një mbrojtje dinjitoze dhe për të pasur gjithçka që nevojitet për të qenë në lartësinë e një vendi të vogël, por krenar në aleancën Transatlantike, ku ne bëjmë pjesë.
Faleminderit nga zemra dhe qershia mbi tortë sigurisht është prezenca e ambasadorit të Italisë në këtë ceremoni, një partner me vullnet të lartë, por dhe me një disponueshmëri të lartë që na ka ndihmuar shumë për të mos humbur në përkthim, por megjithëse flasim shumë mirë italishten, nuk flasim shumë mirë gjuhën e teknologjisë, të mbrojtjes dhe të raketave dhe të kundërraketave dhe çdo gjë tjetër dhe pikërisht për këtë ambasadori ka qenë i jashtëzakonshëm, por nuk do ta përcaktoj si një zotëri vetëm për mbrojtje, por dhe për “sulmin”, sepse “sulmojmë” së bashku në 9 maj me muzikën e Ennio Morricone, duke ftuar të gjitha vendet anëtare si të ftuar të Shqipërisë dhe të Italisë që përfaqësojnë shpirtin e Europës në këtë vend. Pjesa tjetër përfaqëson trurin, muskujt, por shpirtin shpirti sigurisht është Shqipëria dhe Italia”, tha Rama.

TË LIDHURA

Aktualitet

PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

14:19 | 05/06/2026
Aktualitet

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

14:16 | 05/06/2026
Aktualitet

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, pranon aksesimin e provave në USB

13:45 | 05/06/2026
Next Post

Rezultatet dhe studimet/ Shkencëtarët drejt një qasjeje të re për trajtimin e sëmundjeve autoimune

Ndërtesa ku strehoheshin merr flakë, ngordhin rreth 200 qen në Rusi

Vetëm 6 anije kaluan ngushticën e Hormuzit në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

by mirseda
14:38 | 05/06/2026
0

Finalizohet operacioni i koduar “Wrong Idea”, si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e...

PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

14:19 | 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

14:16 | 05/06/2026

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

14:14 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje/ Makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen 2persona

13:55 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com