Tifozët në Francë kanë mbipopulluar sheshet në Paris për të ndjekur finalen e Kupës së Botës. Numri më i madh i tifozëve janë mbledhur në kryeqytetin e Francës, në Paris. Raportohet se në një nga sheshet kryesore të këtij qyteti janë mbledhur rreth 70 mijë tifozë për të ndjekur finalen Kroaci – Francë.
Ndërkohë nuk ngel pas as Kroacia me kryeqytetin e saj Zagrebin. Dhe këtu në sheshin kryesor të qytetit janë mbledhur një numër “tmerrësisht” i madh tifozësh. Ata janë duke festuar dhe duke e shijuar pikërisht ashtu si tha dhe trajneri Daliç i cili tha bëjeni karnavale.
Pjesa e parë ishte fantastike ku u shënuan tre gola dhe Franca është në avantazh falë gabimeve të kroatëve.