Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Black Widow (Vejusha e Zezë) dhe lidhjet familjare

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Black Widow (Vejusha e Zezë) dhe lidhjet familjare

Nga Alexi Sargeant

Filmi më i fundit i Marvelit ka të bëjë me familjen përkundrejt kërkesave gjithëpërfshirëse të një shoqërie, që e sheh pjellorinë dhe prindërimin si një pengesë. Black Widow (‘Vejusha e Zezë’) përqendrohet te superspiunia Natasha Romanov (Scarlett Johansson), një grua me një të kaluar të errët e cila është bërë pjesë e Avengers, heronjtë më të fuqishëm në tokë. Natasha lundron në një botë shumë të ngjashme me tonën: qeveritë janë kryesisht të pasigurta, inatet e Luftës së Ftohtë vazhdojnë, dhe fuqitë e mëdha urrejnë dhe i frikësohen pjellorisë së grave. Tronditjet dhe kthesat e filmit krijojnë një lojë zbavitëse spiunazhi ndërsa Natasha përballet me fantazma nga e kaluara që ilustrojnë vendin e trazuar të grave, fëmijëve dhe familjes në një botë me fuqi hegjemoniste.

Personazhi “Vejusha e Zezë” e librave komikë Marvel u krijua në 1964-ën nga Stan Lee dhe Don Heck. Ajo filloi si një femër famëkeqe ruse dhe agjente e KGB-së, por përfundimisht u stacionua në Shtetet e Bashkuara dhe u bashkua me S.H.I.E.L.D., organizata e inteligjencës e personazheve të mirë të Marvelit. Në filmat e mëparshëm të Marvelit, filmi “Black Widow” i Johanssonit ka qenë i mjegullt në lidhje me të kaluarën e saj, thjesht duke treguar se ajo ka mëkate që dëshiron t’i lajë, veçanërisht shërbimin e saj për një organizatë të keqe të quajtur “Dhoma e Kuqe”. Në këtë film, të drejtuar nga Cate Shortland, më në fund mund të depërtojmë në të kaluarën e personazhit.

Filmi hapet me retrospektivë të vendosur në Ohio ku shfaqet një familje normale amerikane: Natasha është një vajzë e vogël idhnake që luan me motrën e saj të vogël Yelena, ndërsa prindërit e vajzave (David Harbor dhe Rachel Weisz) i shikojnë me dashuri. Portreti i lumturisë së brendshme “Midwestern” prishet kur babai njofton se është koha për të vrapuar për tek aeroplani i fshehur dhe për tu ngritur në ajërpara se autoritetet amerikane t’i kapin. Me sa duket, ai është një spiun rus i cili sapo ka përfunduar misionin e tij. Familja në dukje e lumtur është false (pa lidhje gjaku), një dredhi e thellë për kamuflim. Të katërt shkojnë në Kubë, ku, me miratimin e babait të tyre, vajzat futen në programin brutal të stërvitjes së “Dhomës së Kuqe”, të destinuar për t’u kthyer në armë, në “Vejusha”. Përfundimisht, Natasha dhe Yelena ndahen aty.

Drejtuesit e tyre totalitarë e përçmojnë jetën e grave dhe familjes. Kreu i “Dhomës së Kuqe”, Gjenerali Dreykov, mburret se planet e tij përdorin “burimin e vetëm natyror në të cilin bota ka me shumicëë: vajzat”. Për Dreykovin, fëmijët janë lëndë e parë, gratë janë pengje, dhe romanca dhe jeta familjare janë thjesht taktika mashtrimi dhe manipulimi.

Filmi, natyrisht, ende nuk e merr në konsideratë familjen. Vite pasi hyri në “Dhomën e Kuqe”, Natasha, në arrati nga qeveria amerikane, del nga fshehja nga një lloj ribashkimi familjar. Ajo po fshihej kur Yelena (një Florence Pugh magnetike) hyn përsëri në jetën e saj. Në bashkimin e tyre, operativja më e re kupton se jeta e përkohshme familjare që kishin kur ishin fëmijë i jep nostalgji dhe i duket e vërtetë. Kërkimi i tyre për përgjigje i çon te njeriu që ata dikur e quanin baba, tani jo më i fshehtë (megjithëse i mbyllur në mënyrë të pakëndshme në një burg siberian). David Harbour sjell karizëm në rolin e Aleksei Shoshtakovit. Ai është një ushtar sovjetik i dalë nga loja, që ka rënë në kujtimet r ditëve të lavdishme. Pasi u lirua nga burgu, ai i përshëndet “vajzat” e tij me një krenari entuziaste. Natasha është bërë një Avenger e famshme. Po Yelena? “Yelena, ti je bërë vrasësja më e madh i fëmijëve që bota ka njohur ndonjëherë.”

“Vejushat” nuk durojnë dot. Yelena e bën atë përgjegjës për dorëzimin e tyre te kujdestaria mizore e Dreykovit dhe zbulon një nga kostot e tmerrshme të ‘Dhomës së Kuqe’: pas diplomimit, “vejushat”sterilizohen. Është një mënyrë për të shpëtuar agjentët nga shpërqendrimet. Yelena liston ato që i janë ‘vjedhur’: vezoret, mitra, tubat fallopianë.

Filmi nuk ndalet gjatë tek faktise sa monstruoze ishte tradhtia e Alekseit. Por teksa historia vijon, të tre bëhen bashkë për të rrëzuar “Dhomën e Kuqe”. “Nëna” e tyre, Melina, gjithashtu rishfaqet, edhe pse Natasha pyet veten nëse është aleate apo armike. A do të dështojë kjo familje e rreme e ribashkuar apo do të arrijnë të bëjnë diçka të mirë për ata që janë ende nën kontrollin e Dreykovit?

Ekzistojnë disa paralele të dukshme në botën reale me trajtimin e “Dhomës së Kuqe” karshi grave dhe familjeve. Bashkimi Sovjetik historikisht po e po, por edhe Partia Komuniste e Kinës, me përpjekjet e saj për “kontrollin e popullsisë”. Masat drakoniane si politika e një fëmije të vetëm buronin nga frika se besnikëria familjare mund të konkurronte me besnikërinë e partisë dhe shpesh çonte në abort ose vrasje të fëmijëve të vajzave dhe grave.

Ne, në Perëndim, natyrisht nuk jemi larg. Unë shoh çdo ditë anti-lindshmëri nga amerikanët që ankohen për mbështetjen e qeverisë për prindërit dhe fëmijët, sikur rritja e brezit të ardhshëm të ishte një hobi dhe jo një aktivitet thelbësor njerëzor. Ne madje mund ta shohim këtë lloj qëndrimi të keq te vetë ata që kanë punuar në këtë kompani (Marvel).

Në filmin “Avengers: Age of Ultron”, regjisori Joss Whedon prezantoi idenë që pjelloria Natashës i ishte vjedhur. Por Whedon, siç rezulton, mund të mos jetë aq i ndryshëm nga personazhi i tij negativ. Aktorja Charisma Carpenter pretendon se Whedoni e trajtoi atë me mizori dhe përbuzje gjatë shtatzënisë së saj. Sipas Carpenter, pasi i tha atij se po priste një fëmijë, Whedoni e thirri në një takim me dyer të mbyllura për ta pyetur nëse ” do ta mbante bebin”. Carpenter shkruan, “Ai vazhdoi të sulmonte karakterin tim, tallej me besimin tim, më akuzoi për sabotimin e filmit dhe më pas më pushoi në mënyrë jozyrtare për sezonin e ardhshëm sapo të lindja.” Ashtu si “Dhoma e Kuqe”, setet e Hollivudit të drejtuara nga burra si Whedon kanë pak vend për gratë që kanë përqafuar amësinë.

Për bastionet e industrisë progresive kapitaliste të argëtimit, ashtu si për personazhet negative sovjetike, procesi shekullor i lindjes së fëmijës dhe formimi i familjes përfaqëson një kërcënim për t’u anashkaluar në vend të një mundësie për t’u përqafuar. “Vejusha e Zezë” e trajton këtë temë në një mënyrë që të ngroh zemrën: mbase edhe lidhjet familjare false mund të jenë mjaftueshëm për të përmbysur një regjim që urren jetën familjare. Më mbetet vetëm të shpresoj që kjo të frymëzojë të gjithë ata që luftojnë me miniaturat e Dreykovit në qeveritë e vendeve të tyre, komunitetet dhe vendin e punës.

*Alexi Sargeant është kritik në fushën e kulturës, shkrimtar dhe redaktor.

Burimi: First Things/ Në shqip Totila Kotorri-Tirana Today

Tags: “Vejusha e zezë”avengersblack widowfilmifirst thingsmarvel

TË LIDHURA

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

19:20 | 29/01/2026
Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi
Aktualitet

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

17:45 | 29/01/2026
Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg
Aktualitet

Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

17:40 | 29/01/2026
Next Post
Intensifikim përpjekjesh për takimin Kurti-Vuçiç

Çfarë sollën dy takimet Kurti-Vuҫiç që kaluan vetëm me akuza dhe kundërakuza?

BBC për Liqenin e Ohrit: Peshkatarët në luftë për të shpëtuar koranin e rrallë

BBC për Liqenin e Ohrit: Peshkatarët në luftë për të shpëtuar koranin e rrallë

Rusi, zbulohen rastet e para me një tjetër variant të koronavirusit







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!
Showbizz

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!

by mirseda
22:12 | 29/01/2026
0

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili është gjithashtu partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, duket se...

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

21:35 | 29/01/2026
“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

21:30 | 29/01/2026
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com