Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “29 Nëntori” të Fierit. Bombola e gazit që ka shpërthyer, fatmirësisht ndodhej në ballkonin e apartamentit ku banonte familja e Dekim Aliajt.
Nga rënia e flakëve janë djegur disa pajisje në banesë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Fierit, që kanë shuar zjarrin.