Në qarkun e Fierit janë numëruar deri tani 232 kuti nga 591 gjithsej. Nga rezultatet e numërimit të këtyre kutive, bie në sy shkëputja që ka bërë Partia Socialiste nga partitë e tjera, të cilat kanë mbetur pas. Fieri është një prej bastioneve historike të PS, i cili ra në sy dje gjatë procesit zgjedhor për pjesëmarrjen e ulët të numrit të votuesve. Një tjetër faktor i dukshëm në Fier është rreziku që ka PDIU për të mos marrë asnjë deputet, ndryshe nga pritshmëritë.
Rezultatet e deritanishme të numërimit të votave:
PS – 41.275 vota
PD – 18.670 vota
LSI – 8.820 vota
PDIU – 2.528 vota
Rezultatet në përqindje janë:
PS – 56.70%
PD – 25.65%
LSI – 12.12%
PDIU – 3.47%
Mandatet e mundshme për secilën parti:
PS – 10 deputetë
PD –4 deputetë
LSI – 2 deputetë