Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka kanosur me thikë të atin e tij, 54 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në Fier, ndërsa mësohet se i arrestuari është Arbër Haxhiaj. Ky i fundit kanosi më thikë të atin, me iniciale M.H., pas një konflikti.
Policia sekuestroi thikën në cilësinë e provës materiale, ndërsa mbi A. Haxhiaj rëndon akuza për veprën penale “Dhunë në familje”.