Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Fenomene dikur të zakonshme, që sot as që mund të çohen ndërmend

8 vjet ago
in Të Gjitha
Fenomene dikur të zakonshme, që sot as që mund të çohen ndërmend

Ne të gjithë jemi pak a shumë dakord, se me kalimin e shekujve, mënyra jonë e jetesës ka ndryshuar në mënyra të habitshme. Zbulimet teknologjike dhe kuptimi ynë mbi mendjen dhe trupin njerëzor, na kanë lejuar të hedhim hapa të mëdhenj përpara në botën tonë moderne. Padyshim, paraardhësit tanë të lashtë, do ta kishin të vështirë të besonin se çfarë ka qenë në gjendje të arrijë njerëzimi. Le të shqyrtojmë disa nga dukuritë që dikur ishin mëse të zakonshme, por që sot konsiderohen thjesht të paimagjinueshme.

Parja e dënimeve me vdekje si një formë argëtimi

Ekzekutimet publike në Mesjetë, kryheshin para turmave të mëdha të spektatorëve, si për të treguar se asnjë krimi i rëndë nuk do të tolerohej. Festat publike, cilësoheshin shpesh si një mënyrë për të rritur pjesëmarrjen dhe atmosferën. Varja në litar, qe një nga metodat më të zakonshme të ekzekutimit, sa që në shumicën e qyteteve dhe fshatrave, dritarja me pamje nga sheshi qendror i kishte përherë perdet e ngritura.

Sapo krimineli ekzekutohej, trupi do të largohej menjëherë, por herë të tjera do të lihej i varur aty derisa kufoma të dekompozohej tërësisht. Prerja e kokës ishte një formë tjetër popullore e dënimit me vdekje, veçanërisht për fisnikët dhe aristokratët. Nëse i dënuari ishte me fat, xhelati do ta kryente detyrën që me të rënën e parë të sëpatës.

Nëse sëpata ishte e ndryshkur, apo xhelati i pakujdesshëm, mund të duheshin shumë goditje për të përfunduar ekzekutimin. Thuhet se një në rast një konteshë u qëllua 10 herë më sëpatë, para goditjes fatale. Kokët e prera do të nguleshin ndonjëherë nëpër hunj, dhe do të liheshin aty për një kohë të pacaktuar, për të shërbyer si një kujtesë e tmerrshme se ligji dhe rendi do të mbizotëronin në atë qytet apo krahinë.

Përdorimi i ligjshëm i drogës

Gjatë Luftës Civile Amerikane, thuhet se 400.000 ushtarë qenë të ndërvarur nga droga. Sado e çuditshme që mund të tingëllojë sot, asokohe besohej gjerësisht se një përdorues droge do të shmangte varësinë prej saj, nëse do të injektonte drogën direkt në vena, pasi kështu ajo nuk do të mbërrinte në stomak. Në vitet 1800, shumë barna që ndryshonin gjendjen e humorit ishin lehtësisht të disponueshme me ose pa recetën e mjekut.

Meqë gratë konsideroheshin si “seksi më i dobët”, ato merrnin një bollëk drogash për një shumëllojshmëri “sëmundjesh”. Nuk është çudi që në atë kohë gratë raportohen se ishin 3 herë më shumë të ndërvarura nga droga sesa meshkujt. Disa nga “gjendjet” më të çuditshme për të cilat përdoreshin këto barna, përfshinin lodhjen seksuale, mërzinë, histerinë dhe të vjellat nga shtatzënia. Gjithashtu ishte e zakonshme që gratë të merrnin injeksione kokaine, për t’i bërë ato më “të gjalla dhe të buzëqeshura”.

Të operoheshe nga berberi yt

Trajtimet e hershme mjekësore, ishin të frikshme. Gjakderdhja e qëllimshme ishte një shërbim veçanërisht popullor që ofrohej nga berberët-kirurgë. Venat çaheshin për të zbrazur gjakun, ndërsa për fat të keq, “kirurgët” nuk dinin gjithmonë se si të ndalnin hemorragjinë, kështu që pacienti ndonjëherë humbiste shumë gjak deri sa vdiste. Ndërkohë edhe hapja e vrimave ishte një praktikë shumë popullore.

Kjo nënkuptonte shpimin e një vrime në kokë, si një mjet për të trajtuar simptoma si dhimbja e kokës, ënjtjet e ndryshme, sëmundje mendore dhe trajtimin e plagëve të ndryshme në kohë. Kjo praktikë përdorej gjithashtu edhe për largimin e shpirtrave të këqij. Më e keqja: gjatë kësaj procedure nuk kishte anestezi.

Grabitja e varreve në emër të shkencës

Periudha e Rilindjes, nuk ka qenë aspak paqësore për ata që si rregull ishin vendosur të preheshin në banesën e fundit. Teksa shkenca dhe mjekësia përparuan, njohja e anatomisë së njeriut u cilësua si jetike për njerëzimin. Fillimisht, burimi kryesor i trupave të vdekur vinte nga kriminelët e ekzekutuar. Por kur kërkesa filloi të tejkalonte numrin e këtyre të fundit, mjekët iu turrën varrezave.

Hajdutët do të gërmonin natën në fshehtësi një numër të madh varresh. Kufomat u shiteshin anatomistëve, ndërsa ishin ende disi të freskëta. Kur grabitësit e varreve nuk arrinin të plotësonin dot kërkesat, studentët e mjekësisë shkonin të vidhnin vetë trupat e pajetë.

Disa prej tyre madje u kapën nga autoritetet, dhe u dënuan me burgim. Në periudhat më të këqija, kufomat rrëmbeheshin gjatë funeraleve. Leonardo da Vinçi ishte i njohur për ekzaminimin e shumë kufomave. Ai bëri një numër zbulimesh të rëndësishme, dhe ishte në gjendje të prodhonte vizatime jashtëzakonisht të hollësishme, të cilat në masë të madhe zgjeruan njohuritë e studentëve të mjekësisë.

Ndëshkimi brutal për shkeljen e kurorës

“Gërma e Kuqe”, një roman i shkruar nga Nathaniel Hawthorne, rrëfen historinë e një gruaje puritane, bashkëshorti i së cilës ishte zhdukur. Ajo mbetet shtatzënë, burgoset për kurorëshkelje, dhe lind fëmijën në burg. Pas lirimit të saj, detyrohet të mbajë sipër rrobave një gërmë të madhe “A” në ngjyrë të kuqe, për pjesën e mbetur të jetës së saj. Ajo gjithashtu u izolua nga komuniteti.

Do të donim të mendonim se diçka e tillë nuk ndodhte në realitet. Mjerisht po. Një grua puritane që tradhtonte bashkëshortin e saj, dënohej me rrahje në publik. Pasi kamxhikohej në komunitetin e saj, ajo dërgohej në fshatin ku kishte ndodhur kurorëshkelja, dhe rrihej për herë të dytë. Përderisa as kjo nuk ishte mjaftueshëm poshtëruese, detyrohej të mbante mbi rroba dy gërma të mëdha “AD (si shkurtesë e ‘adultery’ në anglisht tradhëti), në mënyrë që të gjithë ta dinin se ajo ishte një shkelëse e kurorës.

Vdekjet e shumta gjatë lindjes së fëmijëve

Detyra kryesore e një gruaje të martuar gjatë Rilindjes, ishte të lindte fëmijë. Edhe pse shumë gra vdiqën në momentin e lindjes, dhe shkalla e vdekshmërisë foshnjore ishte e lartë, ajo do të mbetej shtatzënë gjatë gjithë jetës së saj. Siç mund ta imagjinoni, lindja e fëmijës ishte shkaku kryesor i vdekjes tek gratë e reja. Nuk qe e pazakontë që një grua të lindte 8-12 herë, disa madje 20 apo më shumë fëmije.

Numri i madh i lindjeve, do të rriste shanset e problemeve të rënda shëndetësore, madje edhe vdekjes. Mamitë që ndihmonin këto lindje, mësonin vetëm nga gratë e gjeneratave të mëhershme. Ata ishin në gjendje të trajtonin gjithçka nga lindjet e rregullta, deri te kthimi i foshnjës nëse ishte vendosur mbrapsht në barkun e nënës, apo do të kryenin një pagëzim urgjent nëse shihej se foshnja mund të mos mbijetonte. Mamitë gjithashtu mund të hiqnin foshnjat e lindura nga nënat, dhe mund të kryenin operacione çezariane për të shpëtuar foshnjat, nëse nënat ndërronin jetë gjatë procesit te lindjes.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Dikurfenomenendërmendsot

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 22 Nëntor?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 22 Nëntor?

Shtypi i ditës, 22 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 22 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 22 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 22 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’
Aktualitet

GJKKO dënon kushëririn e Saimir Tahirit dhe ‘financierin’ e grupit ‘Habilaj’

by mirseda
11:03 | 28/01/2026
0

Dënohet me 15 vite burg Moisi Habilaj, i cili akuzohet për trafik droge. Ndërkohë, për shkak të...

Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

Shoqerimi i të miturit në protestën e PD-së/ AMP con në prokurori praktikën, po hetohen veprimet

10:45 | 28/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

“Duan të kalojë afati 3 mujor” ,Shoqëria Civile mesazhe të forta nga protesta

10:29 | 28/01/2026
“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

“Dorëzoni imunitetin e hajdutëve”/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, nis protesta para Kuvendit

10:23 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com