Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Fëmijët e Shtetit Islamik nuk bënë asnjë krim, atëherë pse po dënohen?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Fëmijët e Shtetit Islamik nuk bënë asnjë krim, atëherë pse po dënohen?

Gjatë javës së fundit, ushtria izraelite ka bombarduar dy herë disa godina në Rripin e Gazës, për herë të parë që nga armëpushimi i arritur një muaj më parë pas luftës së shkurtër disaditore në muajin maj.

Sulmet e ushtrisë izraelite, ishin një kundërpërgjigje ndaj lëshimit të tullumbaceve me gaz drejt territoreve izraelite nga grupet e armatosura të Rripit të Gazës. Ato u lëshuan nga milicët e grupeve të vogla të armatosura në Gaza, me synim shkaktimin e zjarreve dhe dëmtimin e arave bujqësore në Izraelin e Jugut.

Tollumbacet ndezëse, janë një armë shumë elementare dhe mjaft e thjeshtë për t’u ndërtuar, por ato mund të shkaktojnë  dëme të konsiderueshme. Nuk është hera e parë që milicët palestinezë e përdorin këtë lloj arme për të goditur Izraelin.

Edhe në të kaluarën ata kishin përdorur një armë të ngjashme, që megjithatë kishte provokuar reagime më pak të dhunshme nga pala izraelite. Lëshimi i tollumbave me gaz këtë jave, ishte përgjigje ndaj një demonstrate nacionaliste të organizuar nga e djathta izraelite në Jeruzalem ditën e martën, për të përkujtuar pushtimin e qytetit në vitin 1967 pas Luftës Gjashtë Ditore.

Ajo duhej të mbahej muajin e kaluar, por u anulua për shkak të frikës se mund të nxiste përplasje të mëtejshme. Gjithsesi deri më tani, as tullumbacet me gaz të grupeve të armatosura palestineze dhe as bombardimet e ushtrisë izraelite, nuk kanë shkaktuar fatmirësisht të vdekur, por vetëm dëmtime në godina dhe ara bujqësore.

Po si prodhohen këto armë artizanale?

Bëhet fjalë për tullumbace normale të mbushura me helium, dhe të mbledhura së bashku në grupe. Tek ato lidhet një copë pëlhure e lyer me benzinë, të cilës i vihet flaka. Më pas ato lëshohen të fluturojnë mbi kufirin me Izraelin, duke përdorur erërat që fryjnë drejt tokës nga Deti Mesdhe.

Sapo mbërrijnë në territorin izraelit, ato shkaktojnë zjarre të mëdha, pasi zona kufitare me Rripin e Gazës është shumë e thatë, dhe përbëhet kryesisht nga toka bujqësore dhe rezerva natyrore. Por falë erës, ato mund të arrijnë edhe në zona të banuara dhe të shkaktojnë dëme në godina por edhe në njerëz.

Sipas gazetave izraelite, tullumbacet e lëshuara të martën shkaktuan të paktën 40 zjarre në Izraelin Jugor, ndërsa të enjten vetëm 8. Në të dyja rastet nuk pati lëndime në njerëz. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se më shumë se 4200 hektarë tokë janë djegur në Izrael që nga viti 2018 për shkak të armëve të tilla zjarrvënëse, pa llogaritur dëmet e javës së kaluar.

Po pse tollumbace dhe jo raketa?

Armët kryesore të përdorura nga milicët palestinezë për të sulmuar Izraelin, janë raketat me rreze të shkurtër veprimi, zakonisht të lëshuara nga toka. Rreth 4 mijë prej tyre u lëshuan gjatë luftës së muajit maj.

Por 90 për qind e tyre u përgjuan nga sistemi i mbrojtjes anti-raketore “Iron Dome” (Kupola e Hekurt), që e llogarit trajektoren e një rakete me rreze të shkurtër veprimi që nga momenti kur lëshohet nga Gaza, dhe parashikon gati në moment, nëse ajo po drejtohet apo jo drejt një zone të populluar.

Nuk dihet saktësisht se sa raketa kanë pasur në zotërim grupet e armatosura palestineze vitet e fundit, duke pasur parasysh edhe embargon e vendosur nga Izraeli mbi Rripit e Gazës. Por sipas shërbimit sekret izraelit, palestinezët kanë rreth 30 mijë raketa dhe predha mortajash. Raketat interceptohen gati gjithmonë nga Izraeli.

Nga ana tjetër, balonat janë më të lira dhe të thjeshta për t’u prodhuar, dhe mund të shkaktojnë dëme në territoret izraelite. Nuk është dëmi serioz siç mund të shkaktojnë raketat, por sërish shërben për të ushtruar presion mbi Izraelin.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/06/18/palloncini-incendiari-gaza-israele/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: denimfemije islamikelufte

TË LIDHURA

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale
Bota

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

18:03 | 04/04/2026
“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje
Bota

“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

16:58 | 04/04/2026
5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë
Bota

5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

16:48 | 04/04/2026
Next Post
Kryegjyqtarja e Elbasanit, “yll” TikTok-u, Gjonaj: T’i hetohet pasuria

Berisha ''non grata''/ Gjonaj: Vendim i rëndë, DASH ka patur arsyet e veta

Kredia për shtëpi, si “lulëzoi” në kohë krize

Kredia për shtëpi, si “lulëzoi” në kohë krize

Grup me rrezikshmëri të lartë, shkatërrohet banda italo-shqiptare e kokainës

Grup me rrezikshmëri të lartë, shkatërrohet banda italo-shqiptare e kokainës







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë
Aktualitet

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

by mirseda
18:18 | 04/04/2026
0

Policia e Korçës ka dalë me një deklaratë pas gjetjes së dy emigrantëve të paligjshëm pa shenja...

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

18:03 | 04/04/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

16:58 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com