Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Felaj, Nokës: Gjumi do t’u prishet shumë shpejt

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Felaj, Nokës: Gjumi do t’u prishet shumë shpejt

Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj ka kritikuar edhe reagimet e LSI pas arrestimeve të disa ish-drejtorëve të ARRSH-së. E ftuar në studion e emisionit “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”, Felaj tha se ka ardhur momenti që njerëzit e ndershëm brenda sistemit të marrin kurajë.

Nuk dihet se çfarë paralajmëron por deputetja e PS-së duke iu drejtuar deputetit Flamur Noka tha se “Gjumi do t’u prishet shumë shpejt këto ditë dhe shumë shpesh”.

Ndërkohë, Noka i ka kujtuar koleges socialiste sms-të me bashkëshortin për kryeprokuroren Arta Marku, duke i thënë se është në konflikt interesi.

DEBATET
Noka: Doni peshq të mëdhenj. Merrni dhe shikoni 5 buxhete në 5 vjet rilindje. Përveç disa lajle lule…
Felaj: 5 buxhete për të larguar Shqipërinë nga epoka e katundeve
Noka” Nuk merr vesh nga epoka, por pusho.
Felaj: Kukësi Flamur, Kukësi
Noka: E lashe yll bote dhe e keni bërë si Kandahar, nuk i di ato ti. Janë 5 buxhete, minimalisht nga 5 mld, 25 mld. Janë vetëm 1 mld vlera e këtyre fasadave. Më gjej zonja ku kanë shkuar.
Vasili: Ju keni akuzuar kështu për 20 vjet.
Noka: Koncesionin e kanë tjetërsuar. Si koncept modern është që i jep një të drejtë një grupi biznesmenësh të investojnë dhe të nxjerrin fitime. Koncesionin e bënë kështu, krijuan një kioskë dhe jepi 300 mln euro investim. Jepja paradhënie nga buxheti. Fut mjekët të plotësojnë receta.
Koncesioni si koncept është zbatuar në mënyrë perfektë në kohën tonë. Jepej mudnësia për të investuar. Habilaj i kapi Italia se për ju do ishin kolegë.
Hoxhaj: Balili, po mbyllet çështja.
Noka: Thotë ministri fituam luftën kundër drogës, si e fituat kur nuk ke asnjë të arrestuar.
Felaj: Sigurisht e kemi fituar. Sot s’ka asnjë parcelë me kanabis.
Noka: Të gjithë në rrjetë keni për të rënë.
Noka: Askush dhe as unë që kam qenë ministër i brendshëm nuk mund të marrë përsipër të bëjë avokatin e shpërdorimit. Çështja u ngrit për peshqit e mëdhenj. Unë denoncova mënyrën kriminale të arrestimit të Andi Tomës. Historikisht në këtë vend janë arrestuar drejtorë, zv.ministra por askush nuk e ka quajtur gjueti peshqish. 2 mld është abuzimi nga qeveria e zonjës, raporti i KLSH-së. Këtu pra fshihen peshqit e mëdhenj. Ndaj përmenda koncesionet. Janë 5 buxhete që janë zhdukur, për të bërë ato lajle-lule. Kur fillon të zbatohet ligji me sezone gjueti janë bufonada. Kanë dosje gjigande në prokurori që flenë. Nuk anatemoj.
Felaj: Jemi deputetë, nuk duhet të mbrojmë asnjë. Për derisa e kemi pranuar se ka prokurori, të lëmë prokurorinë të bëjë punën e saj.
Noka: Pse nuk shkojnë tek Saimir Tahiri, sepse iu kërciti dhëmbët. Tha do shkoj tek cepi më i largët dhe pastaj do fillojmë. Nga ai moment Rama, nga dru i shtrembër u bë mburojë për të mos e lënë shtrëngatën e drejtësisë ta marrë.
Felaj: Ke parë të sulmojmë prokurorinë.
Noka: Kryeministri yt s’ka lënë gjë pa thënë për prokurorë e gjyqtarë. Ke konflikt interesi se e ke shoqe, e ke vërtetuar me mesazhe me tët shoq.
Felaj: E ke harruar misionin tënd në PD dhe si deputet. S’kam ardhur për të folur më ty si deputet… Gjumi do t’u prishet shumë shpejt këto ditë dhe shumë shpesh. Ka ardhur momenti që njerëzit e ndershëm brenda sistemit të marrin kurajë. Zonja që është caktuar, është caktuar tërësisht ligjit kushtetues.

Tags: do t’u prishetFelajGjumiNokësshpejt

TË LIDHURA

Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet
Aktualitet

Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet

15:17 | 06/03/2026
SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!

15:14 | 06/03/2026
Dosja “Partizani”/ Sot seanca e radhës në GJKKO, të pandehurit mbërrijnë në gjykatë
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Sot seanca e radhës në GJKKO, të pandehurit mbërrijnë në gjykatë

14:53 | 06/03/2026
Next Post
Ish-kampioni këshillon McGregorin të tërhiqet nga sporti

Ish-kampioni këshillon McGregorin të tërhiqet nga sporti

Noka “avokat” i Andi Tomës: S’është peshk i madh, Balilaj është “superpeshku”

Noka “avokat” i Andi Tomës: S’është peshk i madh, Balilaj është “superpeshku”

Zyrtarizohet blerja e Sheratonit, djali i Shefqetit: Tani është pjesë e jona

Zyrtarizohet blerja e Sheratonit, djali i Shefqetit: Tani është pjesë e jona







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami
Showbizz

Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

by mirseda
15:24 | 06/03/2026
0

Ina Aderi, ish banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, ishte ftuar në “Shqipëria Live”...

Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

15:23 | 06/03/2026
Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkon Osmanit në takim: Trego emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm?

Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkon Osmanit në takim: Trego emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm?

15:20 | 06/03/2026
Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet

Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet

15:17 | 06/03/2026
SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!

15:14 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com