Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Fausti, humanisti që bëri pakt me Djallin

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Fausti, humanisti që bëri pakt me Djallin

Protagonist i tregimeve të panumërta, dramave dhe filmave, Fausti është sigurisht një nga personalitetet më të njohura të kulturës evropiane. Historia e tij, është rrëfyer në shumë variante, por në përgjithësi Fausti përshkruhet si një dijetar humanist, kompetent në të gjitha shkencat, por i frustruar për shkak se librat s’mund ta shuanin etjen e tij për dije.

Prandaj, një natë përmes një riti magjik thërret Mefistofelin, një engjëll i rënë nga Parajsa tashmë në shërbim të Luciferit. Ai i ofron Faustit një marrëveshje:mund ta gëzojë plotësisht jetën edhe për një numër vitesh – në versionet më të zakonshme 24 – në fund të së cilave do të duhet t’ia falë shpirtin Luciferit, dhe do të dënohet duke u dërguar në Ferr.

Fausti pranon dhe e nënshkruan paktin me gjakun e tij, i bindur se edhe Mefistofeli do të ishte në gjendje të përmbushte dëshirat e tij. Që nga ai moment, magjistari gëzon të gjitha rehatitë e jetës, njeh dashurinë dhe bukurinë, si dhe udhëton në kohë dhe hapësirë. Por në fund e kupton kotësinë e të gjitha veprimeve të tij, dhe i kërkon demonit të vdekjes ta marrë me vete dhe dërgojë në ferr sikurse ishte pakti. Megjithatë, në variantin e shkruar nga shkrimtari i mirë njohur gjerman Gëte, Perëndia ndërhyn në minutën e fundit për ta shpëtuar. Por cili ka qenë realisht doktor Fausti?

Karriera e një magjistari

Dokumentet e para thonë se Dr.Johanes Faust ka lindur ndërmjet viteve 1460-1470 në Helmstadt, një qytet pranë Heidelbergut në Gjermani. Për shkak të origjinës së tij modeste (ka mundësi të ketë qenë biri i dy fermerëve), Fausti do të ishte në mesin e shumë të rinjve që endeshin nëpër territoret gjermane, në përpjekje për të mësuar një zanat.

Ai filloi të shfaqte interes tek magjia për të njohur dhe kuptuar fenomenet misterioze të botës materiale dhe metafizike, si shumë dijetarë të tjerë në Evropën e Rilindjes, duke studiuar në të njëjtën kohë teologji, matematikë dhe mjekësi, si dhe ishte i interesuar në astronomi, alkimi dhe shumë lloje praktikash të magjisë.

Universitete më të famshme të shkencave okulte, qenë asokohe ato të Salamankës dhe Toledos në Spanjë dhe Krakovës në Poloni. Duket se Fausti ndoqi kurset e magjisë në Krakov, edhe pse dokumente të tjera raportojnë se në vitin 1509 ai u regjistrua në Universitetin e Haidelbergut. Por s’mundi t’i përfundojë dot studimet atje, edhe pse i dha veten titullin “doktor”.

Për shkak të praktikimit të riteve të magjisë, u akuzua dhe u përndoq vazhdimisht nga kleri, duke u arratisur nga një qytet në tjetrin. Raportohet se vdiq në Shtaufen mes viteve 1536-1539, si pasojë e një shpërthimi, ndërsa po kryente një eksperiment kimik.

Kjo vdekje tragjike, që i shkaktoi gjymtime të tmerrshme trupore, u interpretua nga Kisha si një tregues se kishte qenë djalli, ai që i dha fund jetën së magjistarit të famshëm. Pastaj u përhap një legjendë rreth këtij personazhi. Në qytetin e Metzit në Francë u botua në vitin 1530 libri i parë mbi doktor Faustin.

Një kronikë e shkruar gjatë viteve 1564-1566, tregon se djalli e mbyti Faustin në qytetin e Shtaufenit, ndërsa edhe vetë Martin Luteri – që si të gjithë në epokën e tij, besonte tek magjia dhe në fuqinë e saj për t’i bërë njerëzit të negocionin me djallin – e përmend Faustin në fjalimet e tij si një aleat të Djallit.

Fama e Faustit i kaloi kufijtë, dhe kështu ndërmjet viteve 1589-1593, Kristofer Marlou rishkroi historinë e tij për skenën angleze “Historia tragjike e Dr. Faustit”, botuar në vitin 1604. Popullariteti i tij u përhap, dhe kompania teatrale nisi një turne që e bëri të njohur në të gjithë Evropën.

Por do të jetë versioni i Gëtes, pjesa e parë e të cilit u botua në vitin 1808, që i siguroi famën këtij personazhi, falë pranisë së një karakter të ri dytësor, Margaritës apo Gretës, të renë, të cilën Mefistofeli e hedh në krahët e Faustit, duke i dhënë jetë një dashurie tragjike që përfundon me vdekjen e nënës, të vëllait, fëmijës më të vogël dhe vetë Gretës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: djalliFaustihumanistiLuciferimagjistari

TË LIDHURA

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje
Kryesore

MATURA SHTETËRORE MBYLL CIKLIN/ Nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

08:55 | 24/06/2025
Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe
Ekonomi

Si po “zhduken” bagëtitë, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

08:47 | 24/06/2025
Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”
Kryesore

Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”

16:00 | 21/06/2025
Next Post
Rama di të kërkojë ndjesë; Tërheq thirrjen ndaj policisë

Rama ndryshon 360 gradë; Nga tepsia, lista e zezë deri te modernizimi i administratës shtetërore

Forcat izraelite arrestojnë myftiun e Jerusalemit

Forcat izraelite arrestojnë myftiun e Jerusalemit

40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi

40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës
Showbizz

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës

by mirseda
22:52 | 24/06/2025
0

Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, ku...

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

22:30 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com