Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fatmir Xhafaj midis dy zjarreve, të dorëzojë vëllain apo të japë dorëheqjen

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Fatmir Xhafaj midis dy zjarreve, të dorëzojë vëllain apo të japë dorëheqjen

Nga Armand Shkullaku/Fatmir Xhafaj ishte i vetmi socialist i tabanit në qeveritë e Rilindjes. Mes oltave, ogertave, etildave, senidave, damianëve, saimirëve e ditmirëve, Xhafa qe i pari ministër që Edi Rama e mori nga shtrati historik i PS. Një përjashtim, që e vendoste menjëherë ministrin e Brendshëm, në kontrast të plotë me prodhimet në seri të Rilindjes. Fatmir Xhafa nuk hynte në kabinet nga kompeticioni se kush imiton dhe i shërben më mirë shefit, por si investim politik shumëvjeçar në Partinë Socialiste dhe qeveritë e mëparshme të saj. Ai shkoi ministër i Brendshëm me autoritetin dhe personalitetin e tij publik dhe jo si figurë e klonuar në atelienë e kryeministrit. Ai ishte Partia Socialiste në qeverinë e Rilindjes.

Ose më saktë, fundi i Partisë Socialiste nën qeverisjen e Rilindjes. Fati i tij politik, në mënyrë simbolike, konkretizon qartësisht zhbërjen e adn-së socialiste nga kryqëzimi me racën rilindëse. Prej kohësh kjo parti e kishte humbur identitetin e saj, që kur frenat e drejtimit i mori Edi Rama. Nga parti që përfaqësonte shtresat e varfra ajo u transformua në një grupim biznesmenësh, njerëzish të bashkuar nga interesi dhe jo nga ndonjë ideologji apo besim i përbashkët. Nga parti e hapur, u kthye në parti të kryetarit dhe, pak nga pak, falë fuqisë së pushtetit, u bë streha e trafikantëve, të fortëve, injorantëve, abuzuesve dhe servilëve. Me Rilindjen u mbyll konkurrenca politike si meritë dhe u instalua shërbimi si masë për shpërblim. Mjafton të shohësh dy kabinetet Rama, grupet parlamentare dhe kryetarët e bashkive. Kryqëzimi PS- Rilindje, prodhoi një specie të re, pa asnjë përvojë dhe përgjegjësi politike, shpesh të njohur vetëm për rekorde kriminale, të etur për parà dhe pushtet, pa identitet dhe të aftë për të mos u ndalur edhe përpara ligjit.

Fatmir Xhafa u bë ministër i Brendshëm, si përfaqësues i këtij grupimi, i kësaj partie të re të Edi Ramës. Ai mund të ishte socialist si memorie historike e këtij emërtimi, por jo si realitet i epokës rilindase. I futur në zemër të sistemit, në ingranazhin më të rëndësishëm të tij, Xhafa nuk mund të ishte ministri ndryshe. Ena e madhe e investimit të tij politik, mori etiketën e Rilindjes. Nëse në Kuvend apo në parti ishte ende kujtesa socialiste, me futjen në qeveri u pagëzua rilindas.

Ky kontekst shpjegon sot se përse ministri i Brendshëm, gjendet në syrin e ciklonit. Ai nuk shihet si një njeri që thjesht mund të ketë gabuar apo ka toleruar vëllain e tij, por si një sivëlla i mëkatarëve, të cilët nuk dinë të qeverisin pa u bërë pis. Ai ka mallkimin e Rilindjes mbi vete. Ai është pasues i një ministri që sot ishte në sallën e gjyqit, i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë të strukturuar kriminale. Ai drejton një polici, që uniformën blu e këmbeu me të gjelbrën e kanabisit. Ai është pjesë e një strukture politike, ku deputetë, kryetarë bashkish e zyrtarë të lartë janë verifikuar me rekorde kriminale e lidhje të forta me krimin. Ai është ministër i një qeverie, për të cilën, korrupsioni është bërë shenjë dalluese edhe në Evropë.

Tani, ministri i Brendshëm i një qeverie të tillë, ka një vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali, i cili jeton si qytetar i lirë në vendin ku ai është ministër. Ky akuzohet nga opozita, sipas një përgjimi, se vazhdon veprimtarinë e tij kriminale i pa shqetësuar nga policia në Vlorë. Edhe sikur kjo të mos jetë e vërtetë, për një ministër normal, të një qeverie normale, në një vend normal do të mjaftonte vetëm pyetja e thjeshtë: Zoti ministër, si do të veproni me vëllain tuaj, për të cilin e dini tashmë që është dënuar në mungesë për trafik droge në Itali dhe jeton i lirë në Shqipëri? Dhe kjo pyetje i bëhet një ministri, që ka pasuar në atë detyrë dikë që sot është nën akuzë pikërisht për trafik ndërkombëtar droge. Përgjigja e vetme është ose dorëzimi i vëllait ose dorëheqja.

Kjo do ishte përgjigja “socialiste”, domethënë ajo e përgjegjësisë politike, e moralit publik, e respektit për veten dhe për investimin ndër vite. Përgjegjësia e politikanit që merr vendime të forta në ditë të vështira, e atij që e ka ndërtuar karrierën e tij me meritë dhe që vlerëson ata që e kanë zgjedhur. Që mban standardin e lartë dhe jo karrigen e përkohshme. Ndërsa përgjigja rilindase është ajo shmangies së përgjegjësisë, e manovrave meskine të tipit: balta e opozitës, nuk dija gjë, janë kushërinj të dhjetë, s’kam kërkesë nga Italia, nuk e di pse vëllai ka dy emra, nuk kam shkelur ligjin, etj.

Fatmir Xhafa ende nuk ka folur. A do të flasë si rilindasi i radhës apo si fundmi socialist i Rilindjes, kjo është dilema e tij personale por edhe përgjegjësia publike. Njëkohësisht dhe mallkimi i sektit ku pranoi të bëhet pjesë./Lapsi/

Tags: “zjarreve”dorëheqjendyfatmir xhafajmidistë dorëzojëTë japëvëllain

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Aktori i madh shkodran mes lotësh: Babai im është 90-vjeç, e gjeta duke qarë

Aktori i madh shkodran mes lotësh: Babai im është 90-vjeç, e gjeta duke qarë

Audio-përgjimi ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt, Rama thyen heshtjen

Audio-përgjimi ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt, Rama thyen heshtjen

Superkupa e Europës në “Arenën Kombëtare”, UEFA vendos…

Superkupa e Europës në “Arenën Kombëtare”, UEFA vendos...

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë
Aktualitet

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

by mirseda
20:50 | 28/09/2025
0

Burgut 203 në Tiranë, i njohur si burgu ‘Mine Peza’, ditët e fundit, i është shtuar një...

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com