Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Fati i njeriut përballë forcës së ligjit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Fati i njeriut përballë forcës së ligjit

Kush nuk tronditet, kur në orën 03:30 të natës të troket policia në derë dhe të thotë: Bëni gati plaçkat se duhet të largoheni nga Gjermania. Megjithëse policia zbaton ligjin, megjithëse protagonistët shqiptarë sipas ligjit duhet ta lenë vendin – tronditja nuk është më e pakët.

Burokracia dhe ëndrrat

Kjo është një nga skenat më tronditëse të filmit dokumentar ‘‘Deportation Class’’ – ‘‘Klasa e deportimit’’ të dy regjisorëve gjermanë, Carsten Rau dhe Hauke Wendler,- një film mjaft i vlerësuar në mediat gjermane dhe i nderuar me çmimin televiziv gjerman “Grimme”. ‘‘Deportation Class’’ ofron një vështrim tronditës në labirintet e burokracisë, dëshpërimit, ligjit dhe ëndrrave të njeriut”, shkruan ‘‘Südeutsche Zeitung’’.
Në film përplaset forca e ligjit me fatin e njeriut – në fokus janë dy familje shqiptare nga veriu i Shqipërisë, njëra ka ardhur në Gjermani për të gjetur një shans jete dhe perspektivë për fëmijët, tjetra, sepse djali kërcënohet nga gjakmarrja. Fëmijët janë integruar në shkolla dhe flasin mirë gjermanisht. Familjet jetojnë në landin Meklenburg-Pomerani, në lindjen gjermane. Me gjithë ëndrrat e tyre për të nisur një jetë të re në Gjermani, atyre nuk u është njohur kërkesa e azilit.

Komando e riatdhesimit

Shqipëria bën pjesë në vendet e sigurta të origjinës në Gjermani, dhe shanset për azil praktikisht janë zero. Refuzimi i azilit nënkupton edhe humbjen e të drejtës së qëndrimit në Gjermani. Pas kësaj duhet të pasojë largimi nga vendi brenda katër javësh. Shumë familje e apelojnë vendimin, dhe mund të qëndrojnë deri në vendimin e gjykatës, por në rastin e familjeve shqiptare, gjykata ka vendosur sërish se nuk plotësohen kushtet e azilit. Kur edhe pas një rasti të tillë, azilkërkuesit nuk largohen, atëherë vijnë të ashtuquajturat “komando të riatdhesimit” – një trupë e përbërë nga autoritetet e zyrës së të huajve, bashkisë dhe policisë, që vjen pa paralajmërim, madje edhe në orë të vona.

“Mos u trembni”, thotë polici në derë në orën 03:30 në filmin ‘‘Deportation Class’’ sot duam vetëm t’iu çojmë në Shqipëri. Policët përsërisin se ata zbatojnë vetëm ligjin. “Nuk duhet dhe nuk mund të tregojmë emocione”, thotë një prej tyre.

Oraret varen nga shoqëritë e fluturimit

Po pse duhet të merren në orë të tilla shqiptarët, ndryshe në gjuhën zyrtare “personat me detyrim largimin” nga Gjermania? Zyra e shtypit të Ministrisë së Brendshme të landit Meklenburg-Pomerani tha se kjo ‘‘nuk do të thotë se ne duam të zemërojmë familjet, oraret lidhen me oraret e shoqërive të fluturimit, dhe nuk duhet harruar edhe distanca nga landi, udhëtimi me autobus deri në aeroportet nga ku fluturohet në vende të largëta.’’
Edhe ardhja e autoriteteve pa paralajmërim ka arsyet e veta me sa duket. Nga zyra e shtypit bëhet e ditur se ka përvoja që kur autoritetet i kanë paralajmëruar familjet që duhet të riatdhesohen, ato nuk gjenden në shtëpi.
As integrimi nuk ndihmon kur refuzohet kërkesa e azilit
Në rastin e familjeve shqiptare në filmin dokumentar gjerman, në familjen e babait me tre fëmijë, vajza nuk ndodhet në shtëpi por në një ekskursion me klasën. Autoritetet megjithatë e marrin babanë me dy djemtë me vete. Nëna qëndron të presë vajzën, që të kthehen me një fluturim të mëvonshëm.

Deri para një viti nuk lejohej ndarja e familjeve, gjë që për autoritetet e vështirësonte kthimin. Tani rregullat janë ashpërsuar. Nëse ka fëmijë në familje, njëri nga prindërit qëndron deri sa të kthehet fëmija, tjetri largohet, sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme të landit Meklenburg-Pomerani. Në rastin e familjes shqiptare nga Veriu, autoritetet madje paguajnë edhe biletën e gjyshes që ka ardhur për vizitë, bën të ditur zyra e shtypit në Ministrinë e Brendshme të landit. Edhe pse duhet të largohen nga Gjermania, familjet e marrin ndihmën ekonomike gjermane.

Zbatohet vetëm ligji…

Filmi ‘‘Deportation Class’’ portretizon shqiptarët që patën ëndrrën të ndërtonin një jetë në Gjermani, por nuk mundën. Babai rrëfen se “vendin tim e kanë në dorë horrat, u prish rregulli, nuk doja t’i lija fëmijët e mi aty, pa perspektivë.” Ai është i vetëdijshëm që ka shkelur rregullin e largimit, por nuk është dakord me mënyrën se si erdhi policia në orët e natës. ‘‘E palogjikshme’’, thotë ai.
Në film portretizohet edhe një i ri, familja e të cilit ndodhet në gjakmarrje. Nëna vuan nga depresioni, djali rrëfen i tronditur, se ata nuk kanë në Shqipëri as vend ku të fusin kokën, dhe se ai atje ka frikë për jetën. Më prekëse janë figurat e vajzave nga dy familjet – të dyja vajzat kanë mësuar mirë gjermanisht, të dyja janë të integruara mirë në shkollë. Megjithatë, as ky integrim nuk i ndihmon ato, autoritetet i largojnë nga Gjermania.

Ministri i Brendshëm i landit, Lorenz Caffier, i cili shoqëron komandon e riatdhesimit e pranon se nuk është e lehtë kjo që bëhet, por në fund të fundit duhet zbatuar ligji. Madje ai pohon se kjo mënyrë riatdhesimi është edhe një masë me efekt edukues – që të tregojë se kush nuk ka të drejtë qëndrimi duhet të largohet. Edhe një pilulë të hidhur e marrin me vete shqiptarët që largohen në këtë mënyrë nga Gjermania: Ata humbasin jo vetëm ndihmën e kthimit që jep Gjermania për ata që kthehen vullnetarisht (deri në 3.000 Euro), por sanksionohen edhe me bllokimin e hyrjes në Gjermani deri në 4 vjet./DW

Tags: Burokraciaëndrratfati i njeriutforca e ligjitoraretshoqerite e fluturimit

TË LIDHURA

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
U gjend i djegur në makinë/ Dyshohet se është shqiptar, ja çfarë u zbuluar
Aktualitet

U gjend i djegur në makinë/ Dyshohet se është shqiptar, ja çfarë u zbuluar

17:52 | 10/11/2025
Ish-e dashura organizoi rrëmbimin dhe dhunën ndaj 27-vjeçarit në Tiranë — zbulohet skenari
Aktualitet

Ish-e dashura organizoi rrëmbimin dhe dhunën ndaj 27-vjeçarit në Tiranë — zbulohet skenari

16:13 | 10/11/2025
Next Post
Sondazhi i UEFA-s, Etrit Berisha ndër portierët më të preferuar

Sondazhi i UEFA-s, Etrit Berisha ndër portierët më të preferuar

Trump nxit Japoninë, Kinën e Korenë e Jugut t’i përgjigjen Penianit

Trump nxit Japoninë, Kinën e Korenë e Jugut t’i përgjigjen Penianit

Jemin Gjana prezanton rregulloren dhe procedurat për zgjedhjen e kreut të PD-së

Jemin Gjana prezanton rregulloren dhe procedurat për zgjedhjen e kreut të PD-së







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com