Thomas Strakosha ka zhvilluar një sezon fantastik me Lazion pavarësisht ndonjë rënie që mund të ketë pësuar në momente të caktuar. “Talent Radar” ka zbuluar edhe sondazhin e zhvilluar nga ana e tyre për portierin e ri më të mirë të sezonit dhe në majë qëndron ai i shqiptarit. Kjo është një faqe serioze e specializuar për monitorimin e futbollistëve në Europë.
Në paragrafin kushtuar Thomas Strakoshës shkruhet se bëri një sezon të mirë me Lazion, pavarësisht faktit se nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen ne Ligën e Kampionëve. Ai u votëbesua nga trajneri Inzaghi në pozicionin e portierit të parë dhe puna e tij u shpërblye. Falë Strakoshës Lazio arriti të ishte një ekip, që mund të luante pa frikë përpara, pasi ai jepte garanci në portë. Aftësitë e tij për të ndalur topat para rrjetës e bën atë portierin e ri më të mirë të sezonit.Një vit më parë këtë çmim e ka fituar portieri i Milanit Donnarumma, por edhe Karius i Liverpool dhe Cortuois i Chelsea. 30 milionë euro jep Liverpooli për Strakoshën, ndaj Lotito duhet të marrë një vendim, së bashku me drejtorin sportiv, Igli Tare.