Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Skandal/Fanellat u shitën me detyrim, kombëtarja u sabotua nga brenda

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Skandal/Fanellat u shitën me detyrim, kombëtarja u sabotua nga brenda

Humbja e Shqipërisë me Skocinë ishte katastrofike. Si në imazh, si në objektiva, si në hapat galopant që janë bërë pas. Lumi i kritikave plot babëzi iu adresuan trajnerit Panuçi dhe kryesisht me të drejtë. Por, pikëpyetja e projektit “Panuçi” u ngrit me të drejtë që ditën që ai u përzgjodh.

Si ishte e mundur që pasi Shqipëria shkoi në Europian dhe ngriti një ekip të denjë me De Biazin, iu besua një trajneri që s’kishte aspak eksperiencë?! Si është e mundur që të rrezikohet me dashje një ekip Kombëtar vetëm sepse presidentit Duka i kishte pëlqyer karakteri i Panuçit (kështu deklaroi kur e përzgjodhi). Paradoksi lidhet në fakt edhe me vetë institucionin që e përzgjodhi, i cili ka pikëpyetje të mëdha për karakterin e vet së pari.

Çfarë cilësie karakteriale i pëlqeu presidentit Duka te Panuçi që mbizotëroi para faktit që ai nuk ishte ende gati për një ekip moshash dhe jo Kombëtaren e një vendi?!

Dhe pikërisht humbja katastrofike me Skocinë nis te ajo ditë që Duka zgjodhi këtë trajner. Por, kjo Kombëtare nuk është sabotuar vetëm nga përzgjedhja me dashje e një trajneri pa eksperiencë.

Gjatë rrugës u sabotua edhe nga njerëz të afërt të presidentit, që nisën një fushatë të gjerë përbaltje ndaj Panuçit, të cilin në ditët e prezantimit e shikonin si “gjeni të pazbuluar”. Cila ishte arsyeja që ata e sulmuan dhe që trajneri i denoncoi publikisht se ndaj tij kishte një sulm të organizuar dhe se Duka i dinte autorët?! Pse nuk pati Panuçi karakterin (që Duka i pëlqeu), për t’i denoncuar ata me emra?!

Por, sabotimi i një ekipi Kombëtar vazhdoi edhe me tifozët. Ata që e kishin të vështirë që të mbështesnin një skuadër të çorientuar, pa stabilitet, me emra të “zbuluar” nga hiçi dhe pa pikën e motivimit. Një Kombëtare që dita ditës po humbet edhe tifozët. Aq sa, në mënyrë tragjikomike, ka pasur shitje të fanellave me detyrim.

Vetëm disa ditë më parë, arbitra nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, më denoncuan me foto se si u kishin dhënë urdhër që të blinin fanellat e Kombëtares dhe se lekët se u mbaheshin nga rroga.

Saktësisht:

Arbitrat e Kategorisë Superiore do u mbahen lekët nga rroga për 4 uniforma të Kombëtares.

Arbitrat e Kategorisë së Parë, 3 uniforma.

Arbitrat e Kategorisë së Dytë, 2 uniforma.

Arbitrat e Kategorisë së Tretë, 1 uniformë.

Ja pra, kështu u katandis Kombëtarja e Shqipërisë. Me një president që zgjedh trajnerin se i pëlqen karakteri i treguar në kafene, me lobingje që kërkojnë përçarjen e skuadrës për shkak se nuk shkojnë me trajnerin dhe me fanella, që për t’i bërë qejfin kompanisë apo statistikave, u shiten me detyrim kujtdo që paguhet nga FSHF, përfshirë dhe ata që konsiderohen të pavarur, ARBITRAT. Nga Fation Shehu

Tags: Brendadetyrimfanellatkombetarjashitën

TË LIDHURA

Sfida me Serbinë/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, kuqezinjtë humbasin dy lojtarë
Sport

Sfida me Serbinë/ Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, kuqezinjtë humbasin dy lojtarë

18:41 | 06/10/2025
Publikohen koeficientet për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, bastet favorizojnë Serbinë
Sport

Publikohen koeficientet për ndeshjen e 11 tetorit në Leskovc, bastet favorizojnë Serbinë

13:04 | 06/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Kur kafshët na tregojnë se çfarë është dashuria, 19 foto befasuese

Kur kafshët na tregojnë se çfarë është dashuria, 19 foto befasuese

“Provokacje” me tre gishtat serbë, komentatori provokon Xhakën dhe Shaqirin

Xhaka rikthehet të flasë për ndeshjen me Serbinë: Aty mbaroi Botërori për ne

Vettingu në politikë/ Komisioni i Venecias ‘zbarkon’ nesër në Tiranë

Vettingu në politikë/ Komisioni i Venecias ‘zbarkon’ nesër në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork
Aktualitet

Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

by mirseda
13:26 | 08/10/2025
0

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri, kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams. Në një prononcim për...

Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

Konferenca e përbashkët me kryebashkiakun e New York-ut, Rama zbardh detaje nga takimi

13:21 | 08/10/2025
“Kam 32 vite gjyqe”/ Vajza e Lasgush Poradecit probleme me pronat

“Kam 32 vite gjyqe”/ Vajza e Lasgush Poradecit probleme me pronat

12:56 | 08/10/2025
“Jam penduar”/ Tentoi që t’i arratisej policisë dhe përplasi 9 makina, lihet në burg Imer Krrashi

“Jam penduar”/ Tentoi që t’i arratisej policisë dhe përplasi 9 makina, lihet në burg Imer Krrashi

12:45 | 08/10/2025
Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ngre alarmin pas ekzekutimit të gjyqtarit Kalaja

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ngre alarmin pas ekzekutimit të gjyqtarit Kalaja

12:42 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com