Familjarët e 35-vjeçarit i cili mbeti i vrarë në Bularat të Gjirokastrës nga RENEA, kanë bërë kërkesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tërheqjen e trupit.
Trupi i të ndjerit mbahet në ruajtje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, deri në përfundim të plotë të ekspertizës mjeko-ligjore.
Sakaq, Prokuroria pritet të vendosë sot nëse do t’u japë trupin familjarëve apo jo.
Nga ana tjetër, avokati i familjes Kacifa u shpreh se trupi i 35-vjecarit do t’i kthehet familjes ditën e martë. Sipas tij, autoritetet shqiptare kanë rëndë dakord t’i dorëzojnë trupin e të ndjerit familjes.
Por vlen të theksohet fakti se janë mjekët-ligjorë, që do të thonë fjalën e fundit, për mënyrën sesi është qëlluar ndaj Kacifasit dhe distancën prej nga është qitur me armë në drejtim të tij. Ndërsa përmes analizave toksikologjike, do të përcaktohet nëse 35-vjeçari ka qenë nën efektin e ndonjë substance.