Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Faleminderit Gentian Sala dhe një kritikë miqësore për opozitën

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Fuga ironizon largimet nga politika: Më hapin barkun

Nga Artan Fuga

Me zgjedhjen e kryetares së re të Autoritetit të Mediave Audiovizive, mandati i kryetarit të AMA, z. Gentian Sala është edhe faktikisht i përfunduar.

Unë nuk di ndonjë gjë të madhe për funksionimin e AMA-s sepse nuk më ka interesuar, por një falenderim dhe një vlerësim të sinqertë, të thellë, publik doja të bëja për z. Gentian Sala, për rolin e tij tejet pozitiv në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e mediave dhe komunikimit masiv, për kontributin e tij shumë të madh në ngritjen e cilësisë të mësimdhënies në fushën e gazetarisë dhe medias, për rritjen e njohurive në fushën e të dhënave për dinamikat e opinionit publik dhe audiencave në Shqipëri, si edhe për integrimin e e hapësirës universitare shqiptare me atë europiane dhe më gjerë.

Unë nuk di ndonjë tjetër për AMA-n sepse njeriu nuk mund të hapet gjithandej si vaji në lakra, por di një gjë shumë mirë: Gentian Sala me kontributin dhe iniciativën e tij shumë të dobishme i dha AMA-s për herë të parë në historinë e saj edhe rolin e kontribuesit dhe mbështetësit organizativ, administrativ, botues, financiar strategjik për studimet dhe kërkimet shkencore të departamentit të gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës si edhe për agjenci të tjera studimore.

Unë nuk njoh tjetër punonjës publik, po e përsëris, nuk njoh tjetër punonjës publik, nga fundi në majë të hierarkisë që të ketë pasur këtë ndikim kaq parësor, kaq domethënës, kaq impakt pozitiv mbi shkencën dhe arsimin në fushën e tij sa Gentian Sala.

E ripërsëris : Eshtë i vetmi që njoh.

Ndërkaq njoh jo pak që në vend t’a ndihmojnë shkencën dhe arsimin universitar apo akademik bëjnë llafollogun, impostuesin, ushtruesin e presioneve, përfituesin, dhe më shumë akoma censuruesin dhe prishësin e karrierave universitare.

Me mbështetjen e AMA-s të drejtuar nga z. Gentian Sala, në departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit të Universitetit të Tiranës për vite me radhë janë mbledhur mijëra të dhëna dhe big data për dinamikat e opinionit publik në Shqipëri. Ato janë thesare që me kalimin e kohës do të mbeten fotografitë e simptomave dhe energjive të opinionit shqiptar të këtyre viteve. Po me këtë kontribut janë mbrojtur shumë doktoratura, përgatitur artikuj shkencorë, kryer botime periodike shumë të rëndësishme shkencore, marrë tituj shkencorë, hapur lëndë të reja për studentët e gazetarisë, kryer studime për pejsazhin televiziv shqiptar që në cdo kohë janë në shërbim të operatorëve, pushteteve publike dhe publikut.

Detyra e punonjësit të lartë publik është pikërisht ta përkrahë si mecen publik shkencën, arësimin, kulturën dhe jo t’i vejë minat atyre!

Unë do t’i lutesha autoriteteve drejtuese të Fakultetit të Histori – Filologjisë dhe të Universitetit të Tiranës ta shihnin me kujdes propozimin tim publik për t’i dhënë titullin doktor honoris causa Gentian Salës pikërisht për kulturën e tij të punonjësit publik dhe të shpirtit mecen që pushteti duhet ta ketë për shkencën, dhe jo të shkatërruesit të karrierave shkencore. Për ndihmesën e tij të madhe për Universitetin e Tiranës. Sikur cdo ministër të kishte bërë gjysmën e asaj që bëri Gentjan Sala në fushën e tij për botën universitare, sot do të flisnim ndryshe!

Theksoj, asnjëherë nuk ka ndërhyrë për të ndikuar objektivitetin e kërkimit shkencor; ka financuar AMA megjithë kritikat e ashpra që ka marrë nga këto studime; kurrë nuk ka thënë një fjalë për të shprehur fodullëk, madhështi deliri, dhe për të ndërhyrë në rezultatet e kërkimit shkencor. Kush ka edhe një informacion të vetëm për të kundërtën le të thotë!

Mbi ligjet, partitë, operatorët, Gentian Sala linte kërkimin shkencor të konkludonte. Kjo është rruga që duhet të ndjekin ministritë, qeveria, Kuvendi, jo të bëjnë sikur mbështesin ekspertë që në fakt janë militantë politikë, në mos patronazhistë.

Opozita që pret të hyjë në Kuvend pa njohur zgjedhjet, por duke përfituar prej tyre, ka kritikuar këto ditë faktin se Kryetarja e re e AMA-s u zgjodh me këtë Kuvendin e turpit, dhe jo atë të shtatorit!!!

Le të më lejojë një kritikë miqësore sepse opozita nuk është monopol i saj.

Nuk është fare problemi aty, pra që kryetarja e re e AMA-s, që i uroj suksese, u zgjodh tani apo në shtator. Retorikë opozitare tani, retorikë opozitare në shtator do të kishim. Në ka këllqe opozita le të thotë atë që duhet. Pra, që AMA nga ligji vetë është si të gjitha institucionet publike tona një agjenci e politizuar. Antarët e saj zgjidhen drejtpërdrejt nga grupet politike, si dikur, si dy vjet më parë, si tani, si në shtator. Opozita në ka këllqe të kërkojë që AMA të ndërtohet si agjencitë e sotme homologe të përëndimit dhe jo të jetë një institucion bipartizan ku partitë kryesore në Kuvend ekuilibrojnë forcat dhe ku gjithmonë fjalët e fundit i ka pasur dhe i ka partia në qeverisje.

Ndryshe opozita do të vazhdojë rrugën e retorikës dhe hartimeve politike të bukura, por pa asnjë impakt politik. Nuk është e rëndësishme kur u zgjodh kryetarja e re e AMA -s, si tani si në shtator pa hipokrizi e dimë që AMA politikisht, sipas ligjit, është e dhe ka qenë e politizuar deri në fyt! Me atë ligj nuk ka Gentian Sala, Armela Krasniqi, që i bëjnë derman këtij politizimi. Opozita të fokusohet te ligja që e politizon në palcë AMA-n, duke futur në të edhe përfaqësuesit e caktuar atje jo vetëm nga pushteti, por edhe nga opozita. Krijimi i shtetit politikisht ligjor, jo bipartizan është e vetmja rrugë e demokratizimit të Shqipërisë. Ndryshe mos habitet kur mbështetja e gazetarëve, e operatorëve, e audiencave, e spektatorëve është e dobët.

Ka platformë për reformën e pejsazhit mediatik opzita apo mjaftohet me deklarata publike që shohin qimen, por jo traun?

Nëse i duhet ndihmë, në studimet e dhjetra kërkuesve shkencorë pranë departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës mbështetur nga AMA nën drejtimin e z. Gentian Sala, do të gjejë rrugët konkrete dhe strategjike për ta vendosur median dhe informacionin masiv në shërbim të qytetarit dhe të kulturës kombëtare! Vetë AMA mund të mbështetet aty, sikurse po të dojë edhe kushdo tjetër!

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Koreja e Veriut me mungesë ushqimi, 1 kg banane kushton 45 dollarë

Rusia i ofron vaksina anti-covid, Koreja e Veriut refuzon sërish

Abuzim me tenderat/ GJKKO: Burg për Fatos Tushen dhe 6 zyrtarë

”Basha të largohet”/ Nishani: Duhet një model i ri për tëmundur Ramën

“Minishengeni” i Ramës është tërësisht një projekt politik i Vuçiç

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit
shendetesi

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

by mirseda
22:54 | 29/07/2025
0

Ruajtja e nivelit të duhur të tensionit të gjakut është një nga mënyrat më të rëndësishme për...

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

22:38 | 29/07/2025
“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

“Bisedimet mbi tarifat me Kinën shkuan shumë mirë”, Trump: Shpresoj të takohem me Xi Jinping para fundvitit

21:53 | 29/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

Aksident në Lezhë, makina përplas një 10-vjeçar me biçikletë, i mituri dërgohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë

20:57 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com