E mërkurë, 13 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Abuzim me tenderat/ GJKKO: Burg për Fatos Tushen dhe 6 zyrtarë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiizuar (GJKKO), vendosi masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe. E njëjta masë sigurie u dha edhe për 6 zyrtarë të cilët ishin bashkëpunëtorë të tij, ndërsa për 4 të tjerët, u vendos masa ”Arrest shtëpie”.

Vendimi u mor pas një seance maratonë në GjKKO që nisi sot në orën 10:00, dhe u dha në mungesë të pranisë së të akuzuarve.

Tushe dhe 10 zyrtarët e tjerë u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar me detyrën për një tender të dhënë ndaj një kompanie, pa iu referuar procedurave.

Masat e sigurisë të dhëna në mungesë:

Arrest me burg

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë

Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk

Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie

Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Dy ditë më parë, SPAK prangosi 11 persona në Lushnje, përfshirë edhe kreun e Bashkisë për korrupsion në lidhje me ndërtimin e një kanali vaditës me vlerë 24 milion lekë. Gjithçka nisi nga ankesa që dy kompanitë e skualifikuara nga gara bëjnë në Agjencinë e Prokurimeve Publike në lidhje me vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Lushnjes.

Lexo edhe :   Inskenoi vrasjen e gruas, ja çfarë po ndodh me pilotin grek në qeli
Lexo edhe :   Inskenoi vrasjen e gruas, ja çfarë po ndodh me pilotin grek në qeli

Në dosje zbardhen biseda të biznesmenit Ibrahim Lami që ka në pronësi firmën Loti Sh.p.k që ka rezultuar fituese e garës për rehabilitimin e këtij kanali vaditës, me ish-kryebashkiakun Tushe. Biznesmeni që mori të gjitha fitimet e tenderit për rehabilitimin e kanalit ujitës, Ibrahim Lami, kishte njohje me kryebashkiakun Fatos Tushe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...