Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Faktet e pabesueshme rreth miliarderëve më të pasur në botë

5 vjet ago
in Kuriozitete
Njëriu më i pasur në botë shantazhohet me foto intime

Aktualisht sipas revistës “Forbes” në botë ka 2.755 miliarderë, me një pasuri të përbashkët prej 13.1 trilionë dollarë. Kjo pjesë e vogël e popullsisë ka arritur nivele pasurie që shumica prej nesh as që mund t’i kuptojnë, dhe kjo mungesë perceptimi e bën edhe më magjepsës të qenit një miliarder. Ja cilat janë disa nga faktet më të pabesueshme mbi njerëzit më të pasur në botë:

493 njerëz u bënë miliarderë vetëm gjatë vitit të kaluar

Pandemia e koronavirusit e zgjeroi më tej hendekun e pasurisë, me pasurimin e mëtejshëm të të pasurve, dhe varfërimin e mëtejshëm të të varfërve. Si dëshmi e mëtejshme e kësaj që po themi, 493 njerëz ishin miliarderët e rinj të vitit të shkuar dhe që iu shtuan listës së këtij viti të “Forbes Billionaire”, ose 1 miliarder i ri në çdo 17 orë.

Kina dhe Hong Kongu prodhuan numrin më të madh të miliarderët më të rinj

Nga miliarderët e rinj që janë tashmë pjesë e “Forbes”, 210 vijnë nga Kina dhe Hong Kongu. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë numrin e dytë më të madh të miliarderëve të rinj, me 98 të tillë.

86 për qind e miliarderëve u pasuruan gjatë vitit të kaluar

Ndonëse disa miliarderë përjetuan rënie të pasurisë së tyre për shkak të pandemisë, “Forbes” raporton se shumica e tyre u pasuruan. Në fakt, 250 njerëz që kishin humbur statusin e tyre si miliarder në vitet e mëparshme u rikthyen në listë pikërisht këtë vit.

10 miliarderët më të pasur kanë 1.15 trilionë dollarë pasuri

Të marrë së bashku, 10 njerëzit më të pasur në botë kanë një pasuri prej 1.15 trilionë dollarësh, një rritje prej 686 miliardë dollarësh nga viti i kaluar. Në kohën e renditjes së “Forbes”, 10 miliarderët më të pasur ishin Xhef Bezos (Amazon), Elon Mask (Tesla dhe SpaceX), BernarArno (LVMH), Bill Gejts (Microsoft), Mark Zukerberg (Facebook), Uorren Bafet (Berkshire Hathaëay), Lerri Elison (Oracle), Lerri Pejxh (Google), Sergej Brin (Google) dhe Mukesh Ambani (Reliance Industries).

Miliarderi më i pasur i vitit 2021 ka 157 miliardë dollarë më shumë sesa kishte miliarderi më i pasur në botë në vitin 1987

Kur “Forbes” filloi gjurmimin dhe renditjen e miliarderëve të botës në vitin 1987, njeriu më i pasur në botë kishte 20 miliardë dollarë. Në renditjen e këtij viti, personi më i pasur në botë (Xhef Bezos) kishte një pasuri me vlerë 177 miliardë dollarë.

Sot ka gati 20 herë më shumë miliarderë sesa në vitin 1987

Në vitin 1987, bota kishte vetëm 140 miliarderë, me një vlerë të përbashkët të pasurisë prej 295 miliardë dollarësh. Sot ka 2.755 miliarderë, me një vlerë të përbashkët prej 13.1 trilionë dollarësh.

Sot ka 4 miliarderë që kanë secili më shumë se 100 miliardë dollarë

Vetëm një njeri,Xhef Bezos, kishte arritur një pasuri prej mbi 100 miliardë dollarësh në renditjen e “Forbes” për vitin 2020. Këtë vit, atë nivel e kapërcyen edhe 3 miliarderë të tjerë:Elon Mask, Bernar Arno dhe Bill Gejts.

Në SHBA jeton numri më i madh i miliarderëve të botës

Megjithëse Kina është shtëpia e miliarderëve më të  rinj, Shtetet e Bashkuara kanë gjithsesi shumicën e tyre. Në Shtetet e Bashkuara jetojnë 724 miliarderë, edhe pse Kina është shumë afër saj me 698 miliarderë. India ka numrin e tretë më të lartë të miliarderëve,140 të tillë, Gjermania ka numrin e katërt më të lartë, 136, dhe Rusia renditen në vendin e pestë me 117 miliarderë.

Shumica e miliarderëve në botë janë bërë vetë të tillë

Në vitin 2001, më pak se gjysma e miliarderëve të botës (49 për qind) ishin bërë vetë të tillë, ndërsa shumica e kishin të trashëguar pasurinë e tyre. Ndërkohë, për këtë vit rezulton se 72 për qind e miliarderëve në botë janë bërë vetë të tillë, nga 70 për qind që ishte një vit më parë.

106 miliarderë janë nën moshën 40 vjeçare

“Forbes” raporton se aktualisht ekzistojnë mbi 100 miliarderë që janë në të 30-at ose më të rinj. Dhe shumica e miliarderëve më të rinj në botë – 2/3 e tyre – e kanë arritur gjithçka vetë.

Miliarderët më të rinj të këtij viti, kanë së bashku 974.4 miliardë dollarë

493 anëtarët e rinj të këtij klubi miliarderësh, kanë së bashku një shumë prej 975 miliardë dollarësh. Një diferencë e madhe nëse krahasohet me atë të vitit 2002, kur kishte 28 miliarderë të rinj me një pasuri prej 39.2 miliardë dollarësh.

61 njerëz e humbën statusin e tyre të miliarderit gjatë vitit të kaluar

Midis renditjes së vitit 2020 dhe 2021, 61 persona e humbën statusin e tyre si miliarder. Ky është numri më i vogël i rasteve të tilla në një dekadë. Në mesin e miliarderëve të shquar që dolën nga lista është modelja amerikane Kajli Xhener.

Njeriu më i pasur në botë vlen 100 miliardë dollarë më shumë se sa gruaja më e pasur në botë

Gruaja më e pasur në botë është Fransuazë Betankur e Francës, mbesa e themeluesit të kompanisë “L’Oreal”. Sipas revistës “Forbes”, vlera e saj e pasurisë ishte 73.6 miliardë dollarë, ose mbi 100 miliardë dollarë më pak se pasuria e bosit të Amazon Xhef.

Miliarderi më i ri në botë ka një pasuri prej 3.3 miliardë dollarë

Në moshën 18 vjeçare, gjermani Kevin Lehman është miliarderi më i ri në botë. Sipas “Forbes”, adoleshenti mori kohët e fundit aksionet e babait të tij në rrjetin e madh farmaceutik“Dm-Drogerie Mkt”.

burimi: https://www.gobankingrates.com/money/wealth/14-shocking-facts-about-worlds-richest-billionaires

Përshtatur për Tirana Today

Tags: faktekuriozitetetMiliarderët

TË LIDHURA

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Kuriozitete

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
Next Post
Edvin Prifti do ushtrojë profesionin e mjekut? Ja si vendosi Apeli i GJKKO-së

Edvin Prifti do ushtrojë profesionin e mjekut? Ja si vendosi Apeli i GJKKO-së

Mas*kra e Tulsës/ Presidenti Biden përkujton tmerrin e 100 viteve më parë

Mas*kra e Tulsës/ Presidenti Biden përkujton tmerrin e 100 viteve më parë

Bënte ‘namin’ me videot provokuese, çfarë parashikon Kodi Etik i gjyqtarëve

Gazetari: Anëtarët e KLGJ-së i bënin “like” videove të gjyqtares







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Nuk duhet falur askush”, Rama vendos ‘piketat’  për rrugën në BE: Siguria ushqimore problematike,
Aktualitet

“Nuk duhet falur askush”, Rama vendos ‘piketat’ për rrugën në BE: Siguria ushqimore problematike,

by mirseda
12:14 | 16/01/2026
0

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e mbajtur sot me grupin parlamentar të PS dhe...

Rama mblodhi sot grupin e PS: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

Rama mblodhi sot grupin e PS: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

12:11 | 16/01/2026
Rama për Politico: Është një ide e mirë, Shqipëria mund të mos ketë një komisioner në Bruksel

Rama për Politico: Është një ide e mirë, Shqipëria mund të mos ketë një komisioner në Bruksel

11:47 | 16/01/2026
Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PS,

Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PS,

11:34 | 16/01/2026
SPAK mbyll hetimet për 10 anëtarët e grupit kriminal! Si vinte‘mielli’nga Amerika Latine në Shqipëri

SPAK mbyll hetimet për 10 anëtarët e grupit kriminal! Si vinte‘mielli’nga Amerika Latine në Shqipëri

11:24 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com