Josif Stalini shkruante poezi për lulet
Për Frenklin Ruzlveltin, ai ishte “Xhaxha Xho”. Për Hitlerin, një dimri i keq dhe i ftohtë. Josif Stalin, një njeri gjuha e preferuar e të cilit ishte vrasja, nuk u ndal para asgjëje për të ruajtur pushtetin e vet. Gjatë diktaturës së tij 30-vjeçare, shkaktoi vdekjen e 20-60 milionë njerëzve. Fshatarët, kolegët e tij, adoleshentët, të gjithë ishin një objektiv i mundshëm.
Por i njëjti vrasës i pangopur, shkruante gjithashtu shkroi poezi të ndjera mbi lulet, me ndjeshmërinë e një të riu. Kjo mund të tingëllojë si diçka e çuditshme, për britanikja “The Guardian”, thotë se shkrimi i poezive nuk qe diçka e pazakontë për Stalinin, përpara se të shndërrohej në një vrasës.
Sipas dëshmive të ndryshme, ai do t’i dërgonte miqve të tij poezi, në vend të letrave normale. Në moshën 17-vjeçare, Stalini i publikoi poezitë e tij në një revistë të profilit të lartë me ndihmën e një princit gjeorgjian. Nxënësit gjeorgjianë, do t’i studionin ato poezi për dekada të tëra.
Si një Bolshevik, që grabiste banka përpara triumfit të revolucionit në vitin 1917, thuhet se ai u recitonte poezi bashkëpunëtorëve gjatë pushimeve. Dhe nga lartësia e tmerrshme e pushtetit të tij, Stalini do të shfaqte shpesh mëshirë ndaj poetëve, a thua sikur diku nën gjoksin e tij fshihej një organ me pamjen e një zemre.
Alkimistët qenë në fakt shkencëtarë të mirë
Alkimistët, njerëzit më të zgjuar të historisë. Në fakt, imagjinata kolektive i ka përshkruar ata si njerëz gjysmë të çmendur, që rrinin pjesën më të madhe të kohës të mbyllur në shtëpitë e tyre, duke kryer eksperimente te çuditshme, kryesisht me metalet. A arritën ata ta shndërronin plumbin në ar? Ky duhet të jetë koncepti më i ri i artikuluar ndonjëherë. Ose ishte derisa shkencëtarët vërtetuan se kjo është krejtësisht e mundur.
Sikurse e ka përshkruar revista “Scientific American”, në vitin 1980 kërkuesit në Laboratorin Kombëtar “Lorenc Berkli” në Kaliforni, përdorën një përshpejtues grimcash për të prodhuar me një substance të ngjashme me plumbin, të quajtur bismuth. Hap pas hapi, dhe shkencëtarët arritën në fund të prodhonin një sasi të pafundme ari. Pra alkimistët kishin të drejtë, edhe pse për shumë kohë eksperimentet e tyre, u përqeshën si një pseudoshkencë.
Nuk ka asnjë dëshmi reale se princi rumun Vlad Drakula pinte gjak njeriu
Pa dyshim që shumëkush ka dëgjuar për Vlad Gjakpirësin . Mund të kenë dëgjuar gjithashtu se Vlad Drakula ishte një princ rumun i shekullit XIV-të, i cili i tmerronte armiqtë me metodat e tij ndëshkimore, duke frymëz shkrimtarin anglez Bram Stoker, të shkruante romanin e tij të famshëm mbi vampirin me të njëjtin emër “Drakula”.
Gjatë sundimit të tij të shkurtër, Vlad ngulte mbi hunjtë e mprehtë cilindo që guxonte ta sfidonte, dhe në gjakun që rridhte prej trupave tyre ngjyente bukën, të cilën më pas e hante. Në fakt, pavarësisht reputacionit të Vladit si kanibal, s’ka asgjë dëshmi të besueshme që të mbështesë këtë pretendim.
Imazhi i Vladit si një hu-ngulës vampirik, vjen nga libri “Në kërkim të Drakulës” i vitit 1972, në të cilin historianët Radu Floresku dhe Raymond McNally, i referoheshin si dëshmi një poeme gjermane të shekullit XV. Megjithatë, profesoresha kanadeze Elizabeta Miller e ka hedhur poshtë hipotezën e tyre duke argumentuar se përkthimi i poezisë ishte i gabuar.
Banjat e gjakut të Elizabeth Bathory, ishin më së shumti sajesa
Në vitin 1610, kontesha hungareze Elizabeth Bathory u burgos për shkak të higjienës së saj skandaloze dhe të tmerrshme. Problemi nuk qëndronte se sa shpesh lahej ajo, por se me çfarë e mbushte vaskën. Qarkullonin zëra se ajo lahej me gjakun e 650 shërbëtoreve femra, që i kishte torturuar deri në vdekje, dhe në ndonjë rast i shndërronte në salsiçe.
Po sipas kësaj legjende, Bathory besonte se lëkura e saj do të qëndronte e re dhe e butë si ajo
e një fëmije (shkenca qartazi nuk ishte pika e saj më e fortë). Nëse pretendimet mbi numrin e vrasjeve do të ishin të sakta, Bathory do të qe padyshim mbretëresha më gjakatare e të gjitha kohërave.
Por gjuhëtari britanik, Toni Thorne, vuri në dukje disa pasaktësi fatale në përshkrimin e historisë së Bathory. Së pari, përmendja e parë e banjave të gjakut nuk u shfaq derisa kishin 100 vjet pasi kontesha kishte vdekur, dhe autori i këtij pretendimi kishte një qëllim të caktuar.
“Varrmihësi” i Al Capone, Eliot Ness, u bë i varur nga alkooli
Njerëzit e njohin Eliot Ness si një polic kurajoz, i cili iu kundërvu banditit më të famshëm të periudhës së Prohibicionit (ndalimit të konsumit të pijeve alkoolike_ në SHBA, Al Capone. Ai u bë i famshëm për integritetin e tij të kompromentueshëm. Por ndërsa është e vërtetë që Ness i refuzoi ryshfetet e shumta që iu ofruan, roli i tij në burgosjen e Capone-s është tejet i ekzagjeruar.
Për më tepër, ai dhe ekipi i tij i të “Paprekshmëve” nuk e frenuan dot veten nga konsumimi i alkoolit. Sikurse zbulon e përditshmja britanike “The Independent”: Ness dhe agjentët e tij, që vështirë se ishin shenjtorë, konsumonin në fshehtësi alkool po aq sa gjithë të tjerët, ndoshta edhe më shumë”. Më vonë Ness u bë tërësisht i ndërvarur nga alkooli.
Sipas librit të Kenneth Tucker “Eliot Ness dhe Të Paprekshmit”, bashkëkohësit e portretizonin si “një gjynahqar që i lutej cilitdo në lokal t’i ofronte një gotë për të pirë, me justifikimin se e kishte humbur portofolin e vet”. Tucker nuk e jep këtë përshkrim të zymtë për të poshtëruar një hero, por për të na kujtuar se si të gjitha figurat e hiperbolizuara të historisë, edhe i paprekshmi Ness “ishte në fakt thjesht njeri”.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce