Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Faji i “Canes” dhe mëkati i qeverisë për gjendjen e demokracisë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Amnistia fiskale si taksë ndaj ndershmërisë

Adri Nurellari

Sa herë që dikush flet i shqetësuar për gjendjen në vend dhe për përkeqësimin e nivelit të  demokracisë, një mbështetës i qeverisë të hidhet menjëherë në fyt duke thënë që fajin e ka opozita, e cila është tërhequr nga loja politike duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet lokale. Raportet ndërkombëtare të institucioneve prestigjioze si “Freedom House”, “IDEA” apo “The Economist”, flasin për një gjendje të mjeruar të demokracisë shqiptare, edhe pse kanë kaluar tashmë tri dekada prej rënies së komunizmit.

Mirëpo, është bërë e vështirë që të bësh një konstatim për mungesën e standardeve europiane të demokracisë në Shqipëri pa u përballur me zëdhënës të zellshëm të pushtetit, të cilët pretendojnë që përgjegjësia bie mbi opozitën, që nuk luajti rolin e baraspeshuarit apo kontrollorit për të penguar qeverinë që mos ta tepronte me arbitraritetin dhe arrogancën e saj. Sipas tyre, nuk e ka fajin maxhoranca që abuzon me pushtetin e saj, por e paska fajin opozita, që nuk e ka penguar apo nuk ia ka pamundësuar këtë abuzim.

I gjithë ky argument të kujton një skeç të vjetër humoristik shumë simpatik i Estradës së Fierit, ku për një vjedhje të gjithë ia vinin fajin viktimës e jo autorit të krimit. Skenari ishte pak a shumë kështu: fshatarit Canes i kishin vjedhur lopën dhe fshatarët që mblidheshin për të qarë hallin, faktikisht e fajësonin Canen përse nuk kishte marrë masa parandaluese që ta ruante lopën më mirë nga hajduti. I thoshin se kishte faj që nuk e mbylli mirë kasollen, nuk ndenji zgjuar natën apo nuk mori një qen për të mbrojtur lopën. Skeçi mbaron me viktimën e shkretë, të cilit i sos durimi e shpërthen duke thënë “po hajduti nuk paska faj fare?”.

Kuptohet që njëfarë përgjegjësie ka edhe “Cania”, në rastin tonë opozita, për sa i përket gjendjes së demokracisë, por kurrsesi nuk mund të ngarkohet me barrën kryesore të përgjegjësisë. Opozita dhe demokracia janë të ndërlidhura ngushtë dhe nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra, mirëpo pesha e opozitës në një demokraci parlamentare as mund të nënvleftësohet dhe as nuk mund të ekzagjerohet.

Opozita në një demokraci shërben si roje e interesave publike duke kërkuar transparencë, llogari e përgjegjësi ndaj qeverisë. Opozita gjithashtu rrit nivelin e qeverisjes nëpërmjet efektit të konkurrencës sepse ajo angazhohet për të bërë kontrast me maxhorancën aktuale, duke krijuar identitetin e një qeverie alternative.

Po ashtu, pritet që opozita të mos kundërshtojë vetëm për hir të opozitës, por hera-herës edhe të luajë një rol konstruktiv bashkëpunimi për të mirën e përbashkët të publikut apo çështje të rëndësisë kombëtare, sikurse është, për shembull, integrimi europian apo Kosova.

Mungesa apo neglizhenca e opozitës për të bërë mjaftueshëm presion, për të shërbyer si barrierë apo për të ushtruar kontroll ndaj qeverisë kurrsesi nuk mund të justifikojë apo legjitimojë grykësinë e një qeverie për të shfrytëzuar çdo mundësi, hapësirë apo shtet për të abuzuar me pushtetin.

Kjo çështje ka të bëjë me një normë të pashkruar, por të nënkuptuar të qeverisjes që në shqip mbase do të quhej sensi i masës apo vetëpërmbajtje (ang. Forbearance). Kjo normë, sipas studiuesve të shumtë të tranzicionit demokratik apo të politikës së krahasuar, do të thotë që të mos bësh çfarë të duash apo të veprosh si të duash edhe kur mundesh.

Vetëpërmbajtja si koncept qeverisës e ka zanafillën në një botë parademokratike, që në epokën e mbretërve absolutë. Asokohe konsiderohej si fisnikëri vetia e dikujt për t’u treguar i matur, i përmbajtur, i qetë e gjakftohtë, për të mos u rrëmbyer në marrëdhëniet me të tjerët e për të mos vepruar në mënyrë arrogante apo mizore me më të dobëtit.

Pra, mbretërit absolutë kishin nevojë të tregonin tolerancë, zemërgjerësi e vetëkontroll dhe të mos vrisnin të gjithë kundërshtarët sa herë që mundnin, në mënyrë që të mbanin sistemet e tyre të qëndrueshme. Në këtë rast, kjo normë nuk ishte vetëm e vlefshme, por edhe e dobishme, sepse garantonte stabilitet dhe evitonte ngjizjen e njërevolte për shkak të mizorisë. Po ashtu, në kuadër të parimeve e vlerave të aristokracisë, pas një lufte konsiderohej e hijshme dhe e ndershme që pushtuesi apo fitimtari të manifestonte tolerancë apo vetëpërmbajtje përkundrejt të mundurve.

Kur ky nocion kërkohej në epokën e absolutizmit dhe sovranitetit hyjnor të monarkut, është e natyrshme që në kushtet e demokracisë dhe sovranitetit popullor është akoma më shumë e rëndësishme që njerëzit me pushtet të veprojnë me sensin e masës dhe me vetëpërmbajtje. Demokracia, sipas studiuesve të fushës, nuk mund të funksionojë pa vetëpërmbajtjen në ushtrimin e pushtetit.

Konkretisht, kjo ka të bëjë me mosushtrimin e një të drejte ligjore apo mosshfrytëzimin e një mundësie politike për të ndryshuar rregullat e lojës në favor të vetes apo për të dëmtuar kundërshtarin. Do të thotë që zyrtarët e zgjedhur, për hir të këtij parimi, nuk mund të ushtrojnë një veprim juridik, që privilegjon qëllimisht një grup individësh në kurriz të një tjetri.

Thënë ndryshe, ka të bëjë me një gatishmëri për të shmangur veprimet që respektojnë shkronjën e ligjit, por shkelin frymën e tij. E kundërta ndodh në Shqipëri, ku fitimtari merr gjithçka dhe bën gjithçka që ka në dorë për dëmtuar kundërshtarin dhe për të siguruar e zgjeruar pushtetin që ka.

Për ta ilustruar me kontekstin tonë, kjo do të thotë që ndryshimi unilateral i sistemit zgjedhor që bëri maxhoranca e Ramës, duke përfituar nga mungesa e opozitës së vërtetë në Parlament, është një manifestim shumë i qartë i mungesës së normës demokratike të vetëpërmbajtjes. Pra, ishte veprim i ligjshëm, por që binte ndesh me frymën e demokracisë.

Mënyra se si veprohet në pushtet është edhe një test prove për të kuptuar vlerën e një lideri, a është virtuoz apo mëkatar. Ashtu sikurse thuhet në jetën e përditshme që karakterin e vërtetë të dikujt e shikon kur ai person ka diçka në dorë, pra, ka pushtet, mundësi e pasuri, ashtu edhe për një udhëheqës politik, vlera shikohet se si vepron kur ka fuqi e kontroll politik.

Ashtu sikurse pritet nga qytetarë të thjeshtë që të zgjedhin që të mos bëjnë disa sjellje banale e të turpshme në publik, edhe pse faktikisht nuk i ndalon kush, ashtu edhe nga udhëheqësit pritet që të kenë një disiplinë etike e vetëkontroll apo vetëcensurë për mos të bërë disa gjëra të tepruara që kalojnë masën e pranueshme, edhe pse ligji nuk i ndalon për t’i bërë.

Prandaj, për t’iu kthyer temës qendrore të këtij shkrimi, neglizhenca apo paaftësisë e opozitës për të mbrojtur demokracinë kurrsesi nuk mund të justifikojë mungesën e vetëpërmbajtjes së maxhorancës dhe as mund të krahasohet me fajin që ka qeveria lidhur me abuzimin apo shpërdorimin e pushtetit. Po të bënim një hierarki të nivelit të përgjegjësisë për demokracinë, njëra palë do të ishte në krye e tjetra në fund. Opozita nuk është pa mëkate, por gjynahet e saj në kurriz të demokracisë nuk kanë të krahasuar me ato të maxhorancës, që mban në dorë frerët e pushtetit.

Nëse do përdornim alegorinë e Dante Aligierit të shkruar te kryevepra e tij, “Komedia Hyjnore”, dhe nivelet e ndryshme të dënimit bazuar mbi mëkatet e bëra, fshatari Cane apo opozita do duhej të ndëshkoheshin me parapurgator, që është hapësira para shkuarjes te porta e purgatorit. Aty, mes të tjerësh, ishin të destinuar ata mëkatarë që ishin letargjikë ose neglizhentë sikurse ishte “Cania përkundrejt vjedhjes” apo “opozita përkundrejt abuzimit të maxhorancës”.

Nëse për ta ka një shpresë që të purifikohen për të shkuar mandej në parajsë, për politikanët e korruptuar Dantja mendonte se i pret ferri. Madje, politikanët e korruptuar që përdorin gënjeshtra dhe mashtrime për përfitime personale i pozicionon në rrethin e parafundit, të tetë të ferrit.

Mirëpo, me gjasa ata kanë vend edhe në rrethin e nëntë, që është rrethi përfundimtar i rezervuar për llojet më të këqija të mëkatarëve. Personat që dërgohen në rrethin e nëntë janë njerëz që jo thjesht kanë mashtruar, por kanë tradhtuar besimin e dikujt. Veprat e tyre përfshinin tradhtinë e familjes, popullit të vet, mysafirëve dhe vetë Zotit. Thënë ndryshe, “Cane opozitari” ka njëfarë faji, por që është i papërfillshëm krahasuar me peshën e rëndë të mëkateve të qeverisë.

/panorama/
Tags: Adri Nurellarimazhoranceopozitë

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
10 shprehje nga Dostojevski, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Dostojevski, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Transparency International: Shqipëri, shteti i kapur nga korrupsioni

Transparency International: Shqipëri, shteti i kapur nga korrupsioni

Kosova regjistron 13 viktima dhe 444 të infektuar me koronavirus

Raste të shumta me koronavirus në Kosovë, 14 viktima në 24 orë

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com