Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Evropa po i shet Putinit disidentët e regjimit të tij

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Evropa po i shet Putinit disidentët e regjimit të tij

Nga Maxim Eristavi, “Atlantic Council”/Presidenti rus Vladimir Putin, nuk do të ndalojë para asgjëje, në gjuetinë e tij ndaj disidentëve rusë që janë arratisur jashtë vendit. Në vendosmërinë e tij, ai ka gjetur disa aleatë të fuqishëm në demokracitë perëndimore – një praktikë që duhet të alarmojë ata që çmojnë drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Javët e fundit, kam mbledhur dëshmi të disidentëve rusë, të cilët thonë se janë viktimë e shkëmbimit të informacioneve konfidenciale midis zyrtarëve evropianë dhe autoriteteve ruse.

Rrjedhja e e-mailit të një prokuroreje nga Qipro nëntorin e vitit të shkuar, ka ekspozuar një tendencë në rritje: në gjuetinë e tij për të kapur dhe burgosur kritikët, Kremlini ka rekrutuar aleatë brenda agjencive të zbatimit të ligjit në shtetet perëndimore.

Merrni burgimin e Nikita Kulachenkov, një disident i njohur rus, nga autoritetet e Qipros në 2016, i cili bëri bujë në mediat e mbarë botës.

Por asokohe, ne nuk e dinim zinxhirin shqetësues të komunikimeve përmes e-mailit midis Qipros dhe zyrtarëve rusë, që çuan në dënimin e tij, dhe që u ekspozuan në nëntorin e 2017-ës.

Kulachenkov, një aktivist i lëvizjes anti-korrupsion rus të udhëhequr nga sfidanti më i madh i Putinit, Alexey Navalny, u detyrua të largohej nga Rusia më 2014ë-n, duke fituar azil politik në Lituani, një shtet i BE-së.

Autoritetet ruse e akuzuan atë në mungesë dhe i kërkuan Interpolit të lëshonte një mandat arresti, që më vonë ajo u shfuqizua si i motivuar politikisht.

Për Kulachenkov, udhëtimi në një vend tjetër të BE-së nuk përbënte ndonjë shqetësim, përderisa kishte marrë mbrojtjen e azilit nën ligjin e BE, dhe të drejtën ndërkombëtare.

Por e pa se e kishte gabim vetëm pak minuta pasi u mbërriti në Qipro, për të takuar arë familjen e tij. I prangosur menjëherë, Kulachenkov i kaloi 3 javët e ardhshme pas hekurave në këtë shtet të vogël të BE-së, i cili njihet si një parajsë fiskale për pastrimin e parave të oligarkëve të Evropës Lindore dhe Rusisë.

Rezultoi që Eleni Loizidou, zëvendësprokurorja e përgjithshme e Qipros, po luftonte në një gjykatë lokale për ekstradimin e Kulachenkov në Rusi. Siç e zbuloi më vonë rrjedhja e komunikimeve private të Loizidou, ajo po u dërgonte e-maile kolegëve të saj lokalë, duke i pyetur ata se cilat ishin mënyrat e ekstradimit të Kulachenkov.

Loizidou, që dikur pothuajse u bë një gjykatëse në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (e vetmja gjykatë ndërkombëtare që kundërshton me sukses autoritetet ruse, për shkeljet e të drejtave të njeriut), njoftoi menjëherë autoritetet ruse për të paraburgosurin, dhe i siguroi ata se  ishte gati të ekstradonte Kulachenkov, sapo rusët të dërgonin dokumentet e nevojshme.

Pas vëmendjes së rritur ndërkombëtare rreth incidentit, autoritetet e Qipros e liruan Kulachenkov nga burgu. Por ky incident, ka vënë në dyshim integritetin e Bashkimit Europian, si një qendër e sigurt për disidentët rusë.

Leonid Nevzlin, është një tjetër disident rus, emri i të cilit del në këtë skandal. Nevzlin ishte bashkëpronar i Yukos, një kompani e madhe energjetike ruse, që ra viktimë e një sulmi shtetëror në fillim të viteve 2000. Partneri i tij në biznes, Mikhail Khodorkovsky, u burgos për 10 vjet me akuza të motivuara politikisht.

Nevzlin arriti të arratiset nga Rusia, dhe mori shtetësinë izraelite mes akuzave për evazion fiskal, vjedhje, vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë. 

Moska ushtroi presion për një mandat arresti nga Interpoli, por organizata e hodhi poshtë kërkesën si “të motivuar politikisht”.

Që atëherë, përpara se të hyjnë në ndonjë vend të ri, avokatët e Nevzlin e kontrollojnë atë duke kontaktuar me organet e zbatimit të ligjit lokal, për të shmangur ekstradimin në Rusi.

Nevzlin më tha se situata për disidentët rusë si ai, është duke u përkeqësuar, teksa Kremlini po zgjeron ndikimin e tij mbi agjensitë europiane të zbatimit të ligjit. Përveç kësaj, qeveria ruse përdor dhjetëra studio të huaja ligjore, për të ndihmuar në fshehjen e gjuetisë së motivuar politikisht për kapjen e disidentëve, nën kuadrin ligjor të luftës kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit.

Alexey Obolenets, një ish-jurist i Yukos, i cili gjithashtu u arratis në Izrael nga Rusia, po ndihmon tani shumë disidentë rusë të gjejnë mbrojtje jashtë vendit. Përveç Kulachenkov dhe Nevzlin, ai ndau me mua tre raste të tjera identike të lidhura me prokuroren Qiprote, si dhe emra të tjerë rusë, që mund të ekspozonin të dhënat e tyre private.

Përmbajtja e rrjedhjeve, sugjerojnë shkelje të disa neneve të Konventës së Refugjatëve të vitit 1951, Konventës Evropiane të vitit 1957 për Ekstradimin, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, plus disa nene të rregullores së Interpolit.

Duke punuar si avokat për azilkërkuesit politikë rusë, Obolenets u ankua se përmbajtja konfidenciale nga rastet e klientëve të tij, përfundonte në fund në duart e zyrtarëve rusë.

“Tani unë kam filluar të paralajmëroj klientët e mi:nëse merrni statusin e azilantit në BE-së, të dhënat private tuajat dhe familjes tuaj, mund të ndahen midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe shërbimit sekret të disa shteteve të BE-së dhe regjimeve të tjera autoritare si Rusia, Azerbajxhani, Uzbekistan ose Bjellorusia. Kjo është norma e re”.

Perëndimi shpesh flet për demokratizimin, dhe fuqinë e demokracisë për t’u përhapur tej kufijve. Por po ndodh edhe procesi i kundërt, dhe nga aty ku banoj unë në Evropën Lindore, kjo është shumë e dukshme. Forcimi i “brezit autoritar” të Azerbajxhanit, Rusisë dhe Turqisë, ka vënë nën një presion në rritje demokracitë në rajonin që kufizohen me BE-në.

Por ajo që është më shqetësuese, janë modelet e ngjashme që shfaqen midis demokracive perëndimore.

Me Kremlinin që përdor në mënyrë aktive sistemin konfidencial të BE-së të të dhënave personale të përbashkëta, jo vetëm disidentët rusë, por çdo qytetar i BE mund të jetë i ekspozuar ndaj regjimeve oportuniste autoritare.

Një numër gjithnjë e më i madh i viktimave të Putinit, që kërkojnë mbrojtje në Perëndim, janë të parët që e vërejnë këtë degradim të sigurisë evropiane. Nëse s’mund të mbështetemi më tek Perëndimi, duhet të vëmë më pikëpyetje gjithë sistemit e trajtimit të refugjatëve pas tmerreve të Holokaustit.

Shënim: Maxim Eristavi, është një studiues i jashtëm në Këshillin Atlantik dhe bashkë-themelues i Hromadske International, një portal i pavarur lajmesh me qendër në Kiev.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: disidentëtevropaPutinitregjimitshet

TË LIDHURA

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur
Bota

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Incident në Romë: Papa goditet me shall në kokë
Bota

Incident në Romë: Papa goditet me shall në kokë

21:37 | 27/06/2025
Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë

21:34 | 27/06/2025
Next Post
Rama: 17 pesha të rënda të drejtësisë i kanë ikur vettingut

Dorëheqja e Tahirit e arrestimi i Çekajt/Rama: S’keni parë gjë akoma, ende s’ka mbaruar

‘Tendera për 5 kriminelë”/Dako nxjerr blof Kryemadhin

‘Tendera për 5 kriminelë”/Dako nxjerr blof Kryemadhin

Video ekskluzive/Çmenduri në Durrës; Lokali varros murin antik

Video ekskluzive/Çmenduri në Durrës; Lokali varros murin antik

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com