Evropa Juglindore është pikërisht vendi ku shumë prodhues evropianë dërgojnë produktet e këqija. Të paktën këto akuza ka ngritur Hungaria dhe Sllovakia. Mediat në këto shtete kanë shkruar se produktet që konsumojnë shtetet e Perëndimit janë më kualitative, derisa në vendet tjera ka më shumë aditivë dhe përbërës të lirë e të dëmshëm për shëndetin e njeriut.
“Konflikti Nutella” ka zgjuar shumë debate, sepse përbërësit e këtij çokokremi, madje edhe shija varet nga vendi se ku shitet. Kohë më parë televizioni gjerman WDR ka bërë një reportazh për prodhuesit ushqimorë të cilët me emrin e njëjtë dërgojnë produkte tjera në Perëndim e tjera në Lindje (dhe Evropën qendrore). Ky problem nuk ka të bëjë veç me ushqimin. Raste të tilla janë hasur edhe në kozmetikë, pa çka që ndodhë që produktet e tilla të këqija shpesh shiten më shtrenjtë në Lindje.
Mësohet se një prodhues gjerman, “Bahlsen”, e ka pranuar këtë skandal. Por, nga kompania gjermane premtojnë se në të ardhmen biskotat e tyre do të jenë kudo të njëjta. Në fakt, Bahlsen ishte një shembull i keq i kompanive që në mënyrë drastike gënjeu konsumatorët në Evropën Lindore: për konsumatorët perëndimorë ata përdornin gjalpë, por për ‘Evropën e varfër’ vaj palme dhe aditivë me aromë gjalpi. Vaj i palmës vjen nga Azia juglindore dhe përdoret edhe në Afrikë. Ky është produkt është shumë i lirë dhe shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Kështu, përfaqësuesi i kompanisë “Bahlsen” tha se nga fillimi i korrikut, në fabrikën e tyre në Poloni – që furnizon me biskota pjesën më të madhe të shteteve të Evropës juglindore – do të përdoret recetat origjinale gjermane, pra pa vaj palme, shkruan Telegrafi.
“Nuk do të ketë më standarde të dyfishta për shtete të ndryshme”, kanë thënë nga kompania. E, kur është fjala për Nutella-n, përdoruesit janë gati identikë në Hungari dhe në Francë, zbulon ËDR. Por, prapë ka dyshime që vërehen edhe në shije. Ndërkohë që ka disa biznese mohojnë këtë skandal e disa premtojnë se do të heqin dorë nga kjo dukuri e keqe, ka kompani perëndimore që thonë se do të vazhdojnë me këto dallime. Për shembull, në produktet e peshkut Iglo, tek ato për tregon gjerman dhe austriak ka 65 për qind mish, derisa në vendet tjera kjo përqindje është 58. Iglo thonë se ky dallim do të vazhdojë.