Ish-kandidati i qendrës së djathtë për Rajonin e Pulias, Raffaele Fitto, rezultoi pozitiv në testin për Covid-19.
Njoftimi u bë nga vetë eurodeputeti në rrjetet sociale.
Ai dhe bashëshortja e tij janë vetëkarantinuar në banesë.
Unë kërkova të bëja testin bashkë me familjen time. Vetëm gruaja ime dhe unë jemi pozitivë, aktualisht pa simptoma. Unë padyshim që do të vazhdoj karantinën deri në indikacione të reja nga autoritetet shëndetësore. Përshëndetje të gjithëve dhe shihemi së shpejti. Shpresoj që të paktën këta urresit profesionistë të bëjnë një pushim të mirë”, shkruan Fitto në Facebook.