Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Euro merr të tatëpjetën, ekspertët ‘ngrenë supet’ për arsyet

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Euro merr të tatëpjetën, ekspertët ‘ngrenë supet’ për arsyet

Monedha euro duket se ka marrë të tatëpjetën dhe nuk di të ndalet! Sërish euro është zhvlerësuar sot në tregun e brendshëm, ku sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 132.5 lekë, me një rënie prej 0.16 lekësh në raport me të premten e javës së kaluar.

Ky është niveli më i ulët i euros që nga muaji gusht, kur monedha vendase sezonalisht forcohet për shkak të hyrjes së valutës nga emigrantët.

Por, janari dhe shkurti janë periudha ku tradicionalisht, euro forcohet, teksa aktiviteti ekonomik fillon e gjallërohet duke rritur dhe kërkesën për importe. Në fakt, të dhënat e sotme të INSTAT treguan se deficiti tregtar (diferenca mes importeve dhe eksporteve) u rrit me 31% në krahasim me janarin e vitit 2017.

Edhe ne bursat ndërkombëtare euro po luhatet në nivelet më të larta të tre viteve. Një euro u këmbye sot me 1.24 dollarë, me një rritje ditore prej 0.16 dhe duke qenë 17% më i lartë sesa një vit më parë, sipas të dhënave që publikohen nga Financial Times.

Teksa ekonomia vendase nuk është shumë e fortë, ajo po rritet mesatarisht me 3.5%, vendi është i varur nga importet për shumë produkte (raporti i mbulimit të importeve nga eksportet ishte vetëm 52% në janar, sipas INSTAT) dhe turizmi nuk është në kulmin e tij, ekspertët ngrenë supet kur i  pyet për arsyet e forcimit të monedhës vendase.

Arsyeja e vetme që ata japin është oferta e lartë e valutës që po qarkullon në treg, ajo që po e mban lekun të fortë. Teksa burimet e ligjshme ekonomike nuk justifikojnë këtë ofertë të lartë, gishti drejtohet te burimet e paligjshme të hyrjes apo të hedhjes në treg të valutës. Një tjetër arsye, që ndikoi javën e kaluar ishin dhe deklaratat e deuroizimit nga Banka e Shqipërisë (e cila mori disa masa për të ulur përdorimin e euros në ekonomi), por efektet psikologjike të saj konsiderohen afatshkurtër.

Një euro e dobët është favorizuese për importet, që vijnë më të lira, ndërsa dëmton eksportuesit, që marrin më pak të ardhura në lekë për të njëjtën sasi në euro. Këstet e kredisë bëhen gjithashtu më të lira. Më të lira janë dhe blerjet online, si në euro ashtu dhe në dollarë, po ashtu dhe për udhëtimet jashtë vendit mund të marrësh më shumë valutë për të njëjtën sasi lekësh. Të dëmtuar janë ata që jetojnë në Shqipëri dhe i marrin pagat në valutë, si në euro, ashtu dhe në dollarë.

Blerja e shtëpive gjithashtu bëhet më e lirë, duke amortizuar disi rritjen e fundit të çmimeve të apartamenteve, raporton Monitor.

Nga ana tjetër, dollari është forcuar me 0.64 lekë, duke u këmbyer me 106.7 lekë.

TË LIDHURA

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

22:31 | 08/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Next Post
Aksidenti tragjik në Shkodër, shoferi me të shkuar kriminale

Aksidenti tragjik në Shkodër, shoferi me të shkuar kriminale

E kishim përbindëshin në shtëpi. Çifti adoptues flet për djalin që bëri terror në shkollën amerikane

E kishim përbindëshin në shtëpi. Çifti adoptues flet për djalin që bëri terror në shkollën amerikane

2 orë brenda Prokurorisë, flet Haxhinasto: U pyeta për…

2 orë brenda Prokurorisë, flet Haxhinasto: U pyeta për...







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com