Cilat kombëtare janë kualifikuar deri tani, cilat mund t’u bashkohet atyre në raundin e 1/8-ave, rregullat në rast barazimi me pikë dhe çfarë i duhet secilës skuadër për të arritur në raundin e 1/8-ave.
Raundi i tretë i ndeshjeve të fazës së grupeve të UEFA EURO 2020 fillon sot në orën 18:00 me dy ndeshjet e grupit A, që luhen në të njëjtin orar ashtu si të gjitha çiftet e ndeshjeve për secilin grup. Kjo ndodh për të shmangur favorizimin apo penalizimin nga ana psikologjike të ndonjë skuadre në kurriz të një tjetre si dhe për të rritur emocionet dhe rivalitetin në distancë. Raundi i 1/8-ave vazhdon të marrë formë. Më poshtë shpjegohen dhe rregullat në rast barazimi me pikë të dy apo më shumë skuadrave.
- Dy të parat e secilit grup plus katër ekipet më të mira nga gjashtë vendet e treta kalojnë në fazën e 1/8-ave.
- Grupi A
E diel: Zvicër (1 pikë) vs Turqi (0), Itali (6) vs Uells (4)
Italia është e kualifikuar dhe do të fitojë grupin nëse shmang humbjen.
Uellsi do të konfirmohej në dy vendet e para me një barazim ose nëse Zvicra nuk arrin të mposhtë Turqinë.
Zvicra mund të përfundojë në dy vendet e para nëse fiton dhe Uellsi humbet, ekipet do të ndahen nga diferenca e golave , por nëse humbin do të eliminohen.
Turqia nuk mund të përfundojë në dy vendet e para dhe duhet të mposhtë Zvicrën për të përfunduar e treta në grup (me shumë gola nëse do të kualifikohet si një nga 4 të tretat më të mira.
- Grupi B
E hënë: Rusia (3) vs Danimarka (0), Finlanda (3) vs Belgjika (6)
Belgjika u kualifikua dhe fiton grupin me një barazim.
Rusia do të kalojë me një fitore ose një barazim nëse Finlanda nuk arrin të mposhtë Belgjikën.
Finlanda do të kualifikohet me një fitore ose një barazim nëse Rusia humbet ndaj Danimarkës.
Danimarka mund të përfundojë e dyta nëse mund Rusinë dhe Finlanda humbet ndaj Belgjikës, por gjithçka do të varet nga golat e shënuar në këto dy ndeshje.
- Grupi C
E hënë: Maqedonia e Veriut (0) vs Hollanda (6), Ukraina (3) vs Austria (3)
Hollanda u kualifikua si fituese e grupit.
Ukraina do të dalë e dyta me një fitore ose një barazim.
Austria duhet të mundë Ukrainën për të përfunduar e dyta.
Maqedonia e Veriut nuk mund të përfundojë në tre të parët, pra është betonuar në vendin e katërt.
- Grupi D
E martë: Kroacia (1) vs Skocia (1), Republika Çeke (4) vs Anglia (4)
Republika Çeke kualifikohet si fituese e grupit nëse shmang humbjen ndaj Anglisë. Ata do të përfundojnë të dytët nëse humbin dhe Skocia mund Kroacinë. Ata do të përfundojnë të tretët nëse humbin dhe Kroacia fiton me mjaftueshëm gola sa për t’i mposhtur në diferencën e përgjithshme të golave.
Anglia do të kalojë nëse barazon ose Skocia nuk fiton, dhe do të përfundojë e para nëse mund Republikën Çeke. Ata do të përfundojnë të tretët nëse humbin dhe Skocia fiton mjaftueshëm sa për t’i tejkaluar në diferencën e përgjithshme të golave.
Kroacia duhet të fitojë për të qëndruar në garë për të qenë së paku ekipi i tretë më i mirë, megjithëse ata ende mund të kalojnë Republikën Çeke për vendin e dytë në diferencën e përgjithshme të golave.
Skocia duhet të fitojë për të përfunduar të paktën e treta dhe ende madje të kalojë Anglinë për vendin e dytë në diferencën e përgjithshme të golave.
- Grupi E
E mërkurë: Sllovakia (3) vs Spanja (2), Suedia (4) vs Polonia (1)
Suedia do të kalojë nëse shmang humbjen ndaj Polonisë. Nëse Suedia humbet dhe ndeshja tjetër del barazim, Suedia, Sllovakia dhe Polonia do të ndahen nga e para në të tretën bazuar në rezultatet midis tre ekipeve. Nëse Suedia humbet përfundon e treta.
Sllovakia do të kalojë nëse mund Spanjën, ose nëse barazon dhe Suedia shmang humbjen.
Spanja do të kalojë nëse mund Sllovakinë. Nëse barazojnë, ata do të përfundojnë të tretët nëse Polonia nuk fiton.
Polonia do të ngjitet në vendin e dytë nëse fiton dhe ndeshja tjetër nuk del barazim.
- Grupi F
E mërkurë: Portugalia (3) vs Franca (4), Gjermania (3) vs Hungaria (1)
Franca do të kalojë nëse shmang humbjen kundër Portugalisë ose nëse ndeshja tjetër del barazim. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë, ose nëse barazojnë dhe Gjermania nuk mund Hungarinë. Nëse Franca humbet dhe Hungaria fiton, vendi i dytë do të vendoset bazuar në diferencën e përgjithshme të golave.
Gjermania do të kalojë grupin nëse fiton, ose nëse barazon dhe Franca nuk humbet. Gjermania do të përfundojë e para nëse fiton dhe Franca jo. Gjermania do të përfundojë e treta nëse barazon dhe Franca humbet, ose nëse të dyja si Gjermania dhe Portugalia humbasin.
Portugalia do të kalojë nëse fiton ose barazon dhe Gjermania humbet. Portugalia do të përfundojë e para nëse fiton dhe Gjermania jo. Portugalia do të përfundojë e katërta nëse humb dhe Gjermania gjithashtu humb.
Hungaria do të ngjitet në vendin e dytë nëse fiton dhe Portugalia humbet. Nëse ata fitojnë dhe Franca humbet, vendi i dytë do të vendoset bazuar në diferencën e përgjithshme të golave. Hungaria do të përfundojë e treta nëse fiton dhe ndeshja tjetër del barazim.
KALENDARI I 1/8-AVE
- E Shtunë 26 Qershor
2A vs 2B (18:00, Amsterdam)
1A vs 2C (21:00, Londër)
- E Diel 27 Qershor
Hollanda vs 3D / E / F (18:00, Budapest)
1B vs 3A / D / E / F (21:00, Sevilje)
- E hënë 28 qershor
2D vs 2E (18:00, Kopenhagen)
1F vs 3A / B / C (21:00, Bukuresht)
- E martë 29 Qershor
1D vs 2F (18:00, Londër)
1E vs 3A / B / C / D (21:00, Glasgou)
Në rast të barazimit me pikë ndërmjet dy ose më shumë ekipeve në të njëjtin grup në fund të fazës së grupeve, kriteret e mëposhtme zbatohen për të përcaktuar renditjen, sipas renditjes së treguar:
a numër më i lartë i pikëve të fituara në ndeshjet e luajtura ndërmjet ekipeve në fjalë
b diferenc e golave që rezulton nga lojërat e zhvilluara midis ekipeve në fjalë
c numër më i lartë i golave të shënuar në ndeshjet e luajtura ndërmjet ekipeve në fjalë
d nëse, pas aplikimit të kritereve a) deri në c), skuadrat kanë ende renditje të barabartë, kriteret a) deri në c) ri-aplikohen ekskluzivisht në ndeshjet midis ekipeve të mbetura për të përcaktuar renditjen e tyre përfundimtare. Nëse kjo procedurë nuk çon askund, kriteret e) deri në i) zbatohen në rendin e dhënë për dy ose më shumë skuadra ende të barabarta.
e diferenca e golave më e lartë në të gjitha ndeshjet e grupit
f numri më i lartë i golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit
g numri më i lartë i fitoreve në të gjitha ndeshjet e grupit
h Rezultati disiplinor total më i ulët bazuar vetëm në kartonët e verdhë dhe të kuq të marrë në të gjitha ndeshjet e grupeve (kartoni i kuq = 3 pikë, kartoni i verdhë = 1 pikë, kartoni i kuq për dy kartonë të verdhë në një ndeshje = 3 pikë)
i – pozicioni në kualifikueset e Euro 2020
SI PËRCAKTOHEN 4 VENDET E 3-TA MË TË MIRA NË GRUPE
a numër më i lartë i pikëve
b diferenca më e lartë e golave
c numër më i lartë i golave të shënuar
d numër më i lartë i fitoreve
e Rezultati disiplinor total më i ulët bazuar vetëm në kartonët e verdhë dhe të kuq të marrë në të gjitha ndeshjet e grupeve (kartoni i kuq = 3 pikë, kartoni i verdhë = 1 pikë, kartoni i kuq për dy kartonë të verdhë në një ndeshje = 3 pikë)
f pozicioni në klasifikimin e përgjithshëm të Kualifikuesve të Evropianit