Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Etyd nga Kongresi i PS!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

Nga: Agron Gjekmarkaj

Sot Kryeqyteti u zgjua në festë! Partia Socialiste ka kongresin e saj të disatë! Në Zog të Zi u shfaq Frida Krifca me akademinë e barinjve ku tufa të zgjedhura per qumesht, lesh delesh e dhishë vinin të parakalonin para udheheqjes. Kemboret e tyre na sollen ndermend jeten e thjeshtë e bukolike, marrdhenjet me kafshet dhe gezimin që sjell blegerima simfoni kjo kaq e dashur për Liderin. Një dash Lume i flet më shumë se Moxarti.

Gjithë naten Klosi, Majko, Braçe, Xhafa mbanin dëngje byku mbi supe per ti shtruar në sheshin Nënë Tereza për tu ulur si dikur motit, këmbekryq mes thjeshtesisë! Partizanet ashtu uleshin, mbi to flinin por hodhen themelet e Shqiperisë së re.

Majko më shumë nga të gjithë merrte nga dy dëngje bashkë që të justifikonte mandatin. Ai mbante të gjithë me gajret, edhe pak se mbaruam i thoshte Xhafes që gjithe kohes thithte zymtesi. Klosi një dy ndizte nga një cigare duke rënë në sy per dembeli. Atij qëkur u pa në kafe me Fahri qafirin nuk ja merr me kush seriozisht impenjimin dhe shihet me dyshim si kantidat per armik. Elisa numeronte dengjet dhe kur u realizua plani lajmeroi Kryeministrin per sihariqin.

Lali i dha doren e fundit të gjitha grazhdeve në shesh. Tani delegatet do ulen me prap*nicë në byk dhe do ndiejnë aromen e tokes por dhe do të marrin mesazhin e duhur. Olta qe me fat e kishin caktuar brenda e s’pat nevojë të piqej në diell.

Kesaj here diplomatet u kursyen që të mos merrnin pjesë në korrje-shirje. Silluni mirë se aty do perfundoni te byku është lajmi. Nga Fieri mberriten autokombanjat, zetoret, traktoret, papaqet të cileve u printe Tao pa entuziazem. Aty pranë një veterani që kishte hapur tokat e reja ai zhgarraviste me nje fije bari si Krishti para Mari Magdalenes që priste gurin e parë.  Damua kishte marrë pergjeqsi për akçihanen ku të mos mungonte uji e buka me djathe.

Rininë e mblodhi Bora e cila ju vuri mbi gjoks stimujt moral ku binte në sy shkronja “S” domethene sulmues. Edona u tha ja shikoni mua dhe Boren, bëni si ne dhe fati do bjere mbi ju si petal.

Në kete kohe krize e qameti ky duket se do jetë kongresi i sigurimit të bukes në vend, i qumshtit, leshit e djathit. Bereqeti duket se do jetë tema e dites. Naftetarve që po bëjnë dy norma në dite veshur me kominoshe u doli në pritë Ahmetaj. Nuk dihet nëse Ditmiri fjalimin që po pritet me kaq ankth do ta mbajë hipur mbi zetor apo në sallë.

Per sigurinë ka menduar Niko me gjeneralet e tij! Vendi është rrethuar me tanke e blinda qe mos të pipetijë az miza. Pritet që lideri të mberrijë hipur mbi qerre të terhequr nga dy buaj të Myzeqese si shënje afersie me fshatarësinë, urtesi e së ciles e nxit per retorikë të lartë politike.

Ky duket së është Kongresi i vazhdimësisë! Klotilda u shfaq e gezuar në një televizion per kumtet e kesaj feste të kombit. Shalsi mberriti të shkallet hipur mbi një makine korrese jonxheje e asulli. Pritet per pak mberritja e shokut Gramoz per të cilin thuhet që do te puthe në ballë Liderin dhe do i japë bekimin e brezave.

Ky është panairi personal i Edi Rames. Siç thotë një koleg gazetar, panairi i një vëndi pa Qeveri dhe siç them unë me Opozitë që po vret veten duke gjuajtur mbi Ameriken.

Tags: Agron Gjekmarkajkongresipartia socialiste

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Perla” e Bora Muzhaqit: Ndjesë për diellin e tepruar (VIDEO)

"Perla" e Bora Muzhaqit: Ndjesë për diellin e tepruar (VIDEO)

Rama merr vendimin e papritur në Kongresin e PS-së për faturën e energjisë

Rama merr vendimin e papritur në Kongresin e PS-së për faturën e energjisë

“Zyrtarja u dënua për një arkë peshk”, Rama komenton dënimin e ish-zv.ministres

"Zyrtarja u dënua për një arkë peshk", Rama komenton dënimin e ish-zv.ministres







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Meta publikon dëshminë e plotë: SPAK fshehu provat që rrëzojnë akuzat për CEZ-DIA
Aktualitet

Meta publikon dëshminë e plotë: SPAK fshehu provat që rrëzojnë akuzat për CEZ-DIA

by mirseda
13:17 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale shkruan se ka vendosur...

Rama mbledh kryebashkiakët, takimi zgjat 2 orë

Rama mbledh kryebashkiakët, takimi zgjat 2 orë

13:14 | 03/04/2026
Pezullohen 7 efektivë policie në Peqin për shpërdorim detyre

Pezullohen 7 efektivë policie në Peqin për shpërdorim detyre

13:01 | 03/04/2026
Siguria e të dhënave tek AKSHI, PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor

Siguria e të dhënave tek AKSHI, PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor

12:48 | 03/04/2026
Spiropali reagon pas përplasjeve: Konflikti banal po zëvendëson funksionin

Spiropali reagon pas përplasjeve: Konflikti banal po zëvendëson funksionin

12:34 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com