Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Është si familja”, rrëfimi i gazetarit spanjoll për ‘mafien shqiptare’: Hakmarrja është një detyrim i jetës

7 vjet ago
in Të Gjitha
“Është si familja”, rrëfimi i gazetarit spanjoll për ‘mafien shqiptare’: Hakmarrja është një detyrim i jetës

Është publikuar mbrëmjen e së martës në Itali në kanalin Tv Nove dokumentari “Clandestino” i gazetarit investigativ spanjoll David Beriain mbi mafien shqiptare. Ai e përshkruan mafien shqiptare si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”.

Ai thotë se ishin fillimisht një grup i vogël që më pas mori gjallëri duke përdorur dhe përfituar nga lidhjet me qarqet politike për t’u angazhuar në trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve.

“Lobi shqiptar është i mbyllur – thotë ai – dhe prej të cilit shumë pak dihet dhe për herë të parë hap derën për një gazetar”. Më poshtë është një pjesë nga dokumentari kur një nga trafiknatët pret në brigjet italiane ngarkesën e 5 kg kokainë me skaf nga Shqipëria.

“Pse vetëm 5 kg?” – e pyet gazetari.

“Është më e lehtë që një njeri të transportojë 5 kg” – përgjigjet trafikanti që shton: “Nëse humb një person nuk më intereson. Nëse humbas 100 kg më intereson shumë”.

“Më fol për mafian shqiptare” – i kërkon gazetari.

“Eshtë si familja. Nuk flitet për të. Unë nuk flas për familjen time” – thotë i riu me fytyrë të mbuluar.

Më poshtë një tjetër video që tregon një person që falsifikon dokumenta për shqiptarët gjë që i jep mijëra euro. Shqiptarët paguajnë 5 mijë euro për të pasur një pasaportë europiane për t’u larguar nga ky vend. Një biznes i majmë dhe ky me një fitim prej 600 mijë euro në vit.

“Hakmarrja për shqiptarët është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit” – thuhet në dokumentar.

“Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes” – thuhet më tej.

Në dokumentari u tregua se si funksionon biznesi fitimprurës dhe marramendës i trafiqeve ilegale të mafias shqiptare drejt Italisë e Europës. I infiltruar në brendësi të këtyre grupeve gazetari spanjoll rrëfeu trafikun e kokainës, marijuanës, heroinës, armëve, pasaportave false, bombave artizanale, lidhjeve me mafian napoletane “Camorra” përmes dëshmive ekskluzive të anëtarëve të mafias shqiptare dhe asaj italiane.

Davide Beriarin e nisi udhëtimin në brigjet italiane, aty ku pothuajse çdo ditë mbërrijnë përmes detit kokainë, heroinë, marijuanë, por edhe armë.

“Grupet mafioze shqiptare janë të organizuara në bazë familjesh, lidhje gjaku dhe fisnore që respektojnë kodin e Kanunit. Nuk ka një kupolë drejtuese, por çdo grup ka kreun e tij” –thuhet në dokumentar.

Më pas rrëfimi spostohet në Shqipëri ku mes maleve e vendeve të fshehta ku kultivohet marijuana e ku merren në dorëzim sasitë e kokainës e heroinës. Një prej personave që ruan një plantacion thotë se nga kjo fitohet 5 deri 6 milionë euro, por nga ajo fitojnë të gjithë nga kultivuesit dhe ata që e transportojnë (shiko videon më poshtë).

Heroina e transportuar nga Turqia hyn në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën. Kokaina që vjen nga Amerika Latine ndalet në Roterdam dhe më pas vjen në Shqipëri për tu hedhur në të gjithë Europën. Gazetari spanjoll zbulon se prej kohësh një anëtar i një prej familjeve mafioze të “Camorra” ndodhet në Shqipëri.

Në emrin e sajuar Simone dhe me fytyrë të fshehur ai drejton gazetarin në një prej rrugëve ku do të dorëzohet sasia e heroinës së kërkuar.

“50-80 kg heroinë në javë, dhjetëra kilogramë kokainë, qindra kilogramë marijuanë. Fitimet janë të paimagjinueshme. Për klientët e besuar dhurohet për çdo ngarkesë droge një kallashnikov që në Shqipëri blihet për 300 euro, ndërsa në Itali mbi 1500 euro”– thuhet në dokumentar.

“Mu desh kohë, rrëfen Simone, të fitoj besimin e shqiptarëve. Po gabove vetëm një herë ata të vrasin. Nuk duhet të gabosh kurrë se e paguan me jetën. Shqiptarët nuk mendohen dy herë për të vrarë” – rrëfen gazetari.

Një tjetër shqiptar me emrin e koduar “Denis”është një prej organizueseve të trafikut të marijaunës me skafe drejt Italisë. Ai rrëfen për krime makabre ndaj kujtdo që ka provuar të luaj në mënyrë të pistë me mafian shqiptare.

“3 persona u therën copë-copë dhe u groposën se tradhtuan”, thotë një grua që shton: “Nëse je pjesë e mafias shqiptare nuk del më kurrë.”

“Mafia shqiptare terrorizon Europën, por që dhe i jep Europës atë që kërkon, drogën”, – e mbyll dokumentarin e tij gazetari investigativ spanjoll Davide Beriarin. /lapsi.al

(KETU mund të shihet dokumentari i plotë)

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Patozi për Bashën: I paaftë të zgjojë popullin, asnjë risi nga kryesia e re

Patozi për Bashën: I paaftë të zgjojë popullin, asnjë risi nga kryesia e re

Shoku i kryeministrit Haradinaj ‘i përfshirë’ në vrasjen e Oliver Ivanoviç

Shoku i kryeministrit Haradinaj ‘i përfshirë’ në vrasjen e Oliver Ivanoviç

Stimulimi më i keq vjen nga ‘dështaku’ i Interit, videoja bëhet virale

Stimulimi më i keq vjen nga ‘dështaku’ i Interit, videoja bëhet virale







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Showbizz

“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

by mirseda
12:49 | 03/12/2025
0

Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen si aktore në Teatrin Skampa të Elbasanit. Në një reagim në...

PS për Avokatin e Popullit: Flasim kur të na mbërrijë zyrtarisht propozimi i Gazment Bardhit

PS për Avokatin e Popullit: Flasim kur të na mbërrijë zyrtarisht propozimi i Gazment Bardhit

12:44 | 03/12/2025
Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale  debati bëhet brenda

Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale debati bëhet brenda

12:15 | 03/12/2025
Celibashi propozon reformë te financimi politik: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit!

Celibashi propozon reformë te financimi politik: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit!

12:11 | 03/12/2025
Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje

Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP thërret sot mbledhje

11:44 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com