Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogani që nuk e prisnim, rreshtohet në krah të Ukrainës dhe kundër Rusisë

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Turqia dhe Rusia bien dakord për krijimin e një korridori të sigurt në Idlib

Nga Emanuele Rossi “Formiche.net”

“Turqia mbron me forcë sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës!”- tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, duke komentuar një telefonatë që kishte patur me homologun e tij ukrainas  Volodimir Zelenski, gjatë së cilës ai përsëriti qëndrimin e “mos-njohjes së aneksimit të Krimesë nga Rusia”.

Sipas Erdogan, përshkallëzimi i krizës në Ukrainën Lindore – ku separatistët pro-rusë po luftojnë prej 7 vitesh kundër autoriteteve të Kievit me ndihmën e Moskës, duke pushtuar zona të ndryshme të rajonit të Donbasit – duhet të zgjidhet me diplomaci.

Më pas,ai rikujtoi se Turqia ka me Ukrainën një partneriteti ushtarak shumë aktiv. Një

partneritet që duket se ringjallet nga furnizimi me dronë “Bayraktar”. Nga Libia në rajonin e Nogorno-Karabakut, dronët turq kanë rezultuar vendimtarë në beteja dhe operacione të ndryshme.

Për këtë arsye, Turqia synon t’i përdorë këta dronë për të zgjeruar sferën e saj të ndikimit. Pra,për të përfituar si ekonomikisht po ashtu edhe politikisht. Këto janë partneritete  ushtarake që në përgjithësi i janë kundërvënë në të njëjtën kohë edhe Rusisë, si në Afrikën e Veriut, në Kaukaz dhe në Donbas, apo në Afganistan.

Aktivitete që për sa kohë që nuk bëhen hegjemonike, nuk shkaktojnë shqetësim në Shtetet e Bashkuara. Këto janë veprime tipike të realizmit politik, për të cilat ka nevojë Uashingtoni, ashtu si edhe NATO, dhe në fund të fundit edhe Bashkimi Evropian, pavarësisht të gjitha dallimeve, distancës, dhe presioneve që do të ushtrohen mbi Erdogan në lidhje me sjelljen e tij në raport me parimet dhe vlerat demokratike.

Ndër të tjera, ka edhe një arsye themelore për këtë qasje:Erdogan po përjetojnë një fazë të komplikuar në vend, për sa i përket mbajtjes së pushtetit, dhe dëshmi e kësaj janë kufizimet e mëtejshme të lirive civile.

Për këtë arsye, është i nevojshëm edhe një aktivizim më i madh në skenën ndërkombëtare. Synimi i Ankarasë është të ndërtojë sfera ndikimi, që të mund të përdoren në mënyrë të dobishme me partnerët kryesorë, duke ruajtur interesat e drejtpërdrejta. Ukraina është një shembull tjetër i shkëlqyer. Erdogan është angazhuar prej një dekade në një dialog strategjik me Ukrainën. Për shembull që në vitin 2010 me ish-presidentin Viktor Janukoviç, ai kishte vendosur krijimin e një zone të tregtisë së lirë midis dy vendeve. Ndërkohë, në vitin 2014 Turqia e mbështeti plotësisht Kievin në lidhje me Donbasin dhe gadishullin e Krimesë, një pozicion që nuk ka ndryshuar asnjëherë,  përkundër marrëdhënieve shpeshherë të afërta që ka pasur Ankaraja me Moskën.

Në këtë fazë delikate, kjo lëvizje mbështetet në këto baza dhe projeksione natyrale. Së

pari ka të bëjë me interesin e drejtpërdrejtë kombëtar:Turqia dëshiron të jetë lojtarja kryesore në Detin e Zi. Ajo dëshiron që të menaxhojë dinamikën e pellgut, gjë që e ndihmon jo pak në synimin e saj për të arritur statusin e lakmuar të një fuqie Euroaziatike.

Arsyeja e dytë ka një spektër akoma më të gjerë. Ankaraja synon që ta bëjë veten të dobishme për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, duke provuar se është e aftë që të operojë në zona në të cilat për shembull Evropa është më e ngadaltë dhe ka më shumë frikë ta projektojë vetveten.

Në këtë rast, Departamenti amerikan i Shtetit i bëri presion Francës dhe Gjermanisë për të marrë një qëndrim të qartë dhe të prerë për riaktivizimin e krizës në Donbas. Por Parisi dhe Berlini reaguan me ngadalësi dhe me shumë pak vendosmëri (takim i parë i grupit të kontaktit me Kievin do të mbahet në ditët e ardhshme, ndërkohë që kanë kaluar disa javë qëkur Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë, kanë nisur t`i bien zileve të alarmit në lidhje me trupat ruse që po pozicionohen në kufirin ukrainas).

Telefonata e Erdoganit me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski dhe komentet e tij më pas, megjithëse Ankaraja ka lidhje të afërta me Moskën, vlerësohen nga Uashingtoni dhe janë të dobishme në funksion të synimit të Turqisë për të ndërtuar një rol udhëheqës në sigurinë ndërkombëtare, dhe në çështjet kritike në një zonë të madhe duke filluar nga Kaukazi në Azinë Qendrore, deri në brigjet e Afrikës Veriore të Mesdheut dhe Bririt të Afrikës.

Përballë Rusisë (dhe Kinës), Ankaraja është një alternativë e mbushur me çështje shumë kritike, por ku ekzistojnë edhe hapësira për bashkëpunim. Ky duhet të jetë leximi strategjik gjeopolitik i zhvillimeve të fundit.

burimi:https://formiche.net/2021/04/erdogan-che-non-ti-aspetti-la-diplomazia-di-ankara-non-russa

Përshtatur për Tirana Today

Tags: erdoganrusiaTurqiaUkraina

TË LIDHURA

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme
Aktualitet

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme

09:10 | 10/12/2025
Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s
Aktualitet

Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s

08:58 | 10/12/2025
SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet
Bota

SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet

08:56 | 10/12/2025
Next Post
Nano, sharlatani që kemi merituar

Të githë fajin patronazhistëve

Rinas, tentuan të kalonin me test Covi*i fallco, procedohen penalisht 2 shtetas

Rinas, tentuan të kalonin me test Covi*i fallco, procedohen penalisht 2 shtetas

Ushqimet që ndalojnë diarrenë në stinën e nxehtë

Ushqimet që ndalojnë diarrenë në stinën e nxehtë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme
Aktualitet

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme

by mirseda
09:10 | 10/12/2025
0

Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, dita e sotme i kushtohet të drejtave të njeriut. Dita e...

Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s

Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s

08:58 | 10/12/2025
SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet

SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet

08:56 | 10/12/2025
Zhduket pranë Qipros jahti izraelit, i panjohur fati i pesë personave që ndodheshin në bord

Zhduket pranë Qipros jahti izraelit, i panjohur fati i pesë personave që ndodheshin në bord

08:48 | 10/12/2025
Dy persona i vendosën eksploziv biznesit në Shkodër, u larguan me motoçikletë

Dy persona i vendosën eksploziv biznesit në Shkodër, u larguan me motoçikletë

08:45 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com