Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Erdogani: Fjalë të forta-efekt i dobët

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Erdogani: Fjalë të forta-efekt i dobët

Lira turke po humbet gjithnjë e më tepër vlerën e besimi në forcën ekonomike të vendit po bie. Presidenti Erdogan fajëson fuqitë e huaja. Ekspertët mendojnë se një pjesë të fajit për mizerjen ekonomike të vendit e ka ai.

Një gjë duhet pranuar për Recep Tayyip Erdoganin, duhet pranuar që presidentit turk nuk i mungojnë idetë e jashtëzakonshme. Gjatë një mitingu fushate elektorale ai i bëri thirrje qytetarëve që të kthejnë në monedhë turke paratë që kanë në dollar ose euro: “Vëllezër, dollarët ose eurot që keni nën jastëk, kthejini në lira. Së bashku ne do e përballojmë këtë komplot”, u bëri ai thirrje idhtarëve që tundnin flamurin e tij në qytetin turko lindor, Erzurum.

Shkak për apelin e Erdoganit është humbja e madhe e vlerës së lirës turke. Në gjashtë muajt e fundit lira ka rënë me gati 20 përqind të vlerës. Erdogan nuk shikon arsye ekonomike tek kjo gjë, por vetëm konspiracion të financiarëve vendas dhe të huaj.

Kërkohet kontrolli mbi bankën kombëtare

Përveç apelit, presidenti turk njoftoi se mbas zgjedhjes në zgjedhjet presidenciale në fund të qershorit, ai do të kërkojë të vendosë kontrollin mbi Bankën kombëtare, deri tani të pavarur. Kjo e bën Marcel Fratzscher, të rrudhë ballin. Fratzscher është president i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW). Ai mendon se Erdogan është bashkëpërgjegjës për mizerjen ekonomike të Turqisë. Njoftimi i Presidentit se do i heqë pavarësinë Bankës Qendrore turke, për të marrë përsipër marrjen e vendimeve që duhet të marrë banka, është “një nga arsyet kryesore të krizës ekonomike të Turqisë”. Si pasojë e një politike ekonomike të gabuar, mendon Fratzscher, gjithnjë e më shumë turq do largohen nga vendi ose do i dërgojnë kursimet e tyre jashtë Turqisë.

Koncepti i ekonomisë turke në rrezik

Në fakt gjendja e ekonomisë turke është serioze. Kjo ka të bëjë edhe me atë që modeli ekonomik ka ndryshuar vitet e fundit. Prej vitesh Turqia ka importuar më shumë mallra se sa ka eksportuar. Si shpërblim gjithnjë e më shumë të huaj kanë investuar në Turqi paratë e tyre, sepse shpresonin të merrnin më shumë përfitime. Ky konstrukt u zhvillua mirë vite me radhë, dhe vendi ishte në rrugë të mirë ekonomike. Por, pas përpjekjes për puç 2016 dhe valës së arrestimeve dhe shkarkimeve, investorët e huaj e humbën besimin. Ndërkohë deficiti i llogarive rrjedhëse ka arritur pesë përqind. Niveli i inflacionit është aktualisht në 11 përqind, më shumë se dyfishi prej 5 përqind që ka vënë si objektiv Banka Qendrore turke.

Erdogan kundër rritjes së përqindjes

Sjellja e Erdoganit në çështjet ekonomike e bën situatën edhe më të vështirë. Për të ndaluar inflacionin dhe rënien e monedhës vendase, Banka Qendrore zakonisht rrit përqindjet. Por në Turqi, presidenti Erdogan lufton këtë formulë bazë të politikës ekonomike. Ai jo vetëm që flet hapur në publik kundër rritjes së përqindjeve, por ushtron presion ndaj ekspertëve të pavarur të politikës monetare, që të ulin përqindjet. Një arsye mund të jetë se Erdogan trembet se rritja e përqindjeve do të zbehë rritjen ekonomike prej 7,4 përqind të vitit të kaluar. Politika e deritanishme ekonomike, ka qenë një nga arsyet e suksesit të Erdoganit dhe partisë në pushtet, AKP. Presidenti vazhdon të jetë i preferuar tek idhtarët e tij, meqenëse shumë prej tyre ia dinë për nder përmirësimin e mirëqënies ekonomike./Deutsche Welle

Tags: dobëtErdoganifjalëforta

TË LIDHURA

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

22:01 | 19/02/2026
Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew
Bota

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor
Bota

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Next Post
Shpërndante heroinë, arrestohet 22-vjeçari

Shpërndante heroinë, arrestohet 22-vjeçari

Tragjedia ajrore me 239 të vdekur, ende mister…

Tragjedia ajrore me 239 të vdekur, ende mister...

Video/Flamuri i “Shqipërisë së Madhe” tërbon malazezët

Video/Flamuri i "Shqipërisë së Madhe" tërbon malazezët







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com