Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të intensifikohen, pasi asnjëra nga palët nuk lëshon “territor” nga kërkesat dhe pretendimet e ngritura. Autoritetet greke akuzojnë Turqinë se po përdor metoda shantazhi ndaj vendeve perëndimore përmes arrestimit të ushtarëve grekë-shkruan Tirana Today.
Ndërsa Turqia është e vendosur dhe ka hedhur akuza ndaj Greqisë, duke e quajtur atë si një strehë për “terroristët”. Kujtojmë se këto akuza lidhen me një numër ushtarakësh turq, të cilët u larguan drejt Greqisë pas dështimit të grushtit të shtetit.
Turqia kërkon si shkëmbin ekstradimin e tyre, pasi ndryshe nuk do të lirohen ushtarët e arrestuar në kufirin turk.Tensioni me Turqinë është rritur pas arrestimit të dy ushtarëve grekë pothuajse tre javë më parë. Kjo natyrisht ka ndikuar në ashpërsimin e retorikës politike mes të dyja vendeve. Ky lloj skenari i “ftohtë” ka shtuar shqetësime për një krizë të mundshme, ndërsa si zgjidhje mund të shikohet ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian-shkruan Tirana Today.
Pavarësisht mbajtjes së linjave të komunikimit me Ankaranë përmes korrespondencës midis krerëve të forcave të të dyja vendeve, Athina ka frikë se Ankaraja do të synojë që të tensionojë situatën sërish.
Një rast i pjesshme, por jo dominues është edhe mungesa e informacionit lidhur me fatin e dy ushtarëve që po mbahen në Turqi me akuzën se kanë hyrë në një zonë të ndaluar ushtarake. Shteti i Greqisë i druhet faktit se Turqia po e ngadalëson me shpejtësi ritmin e procedurës ligjore, në mënyrë që të përdorë lirimin e tyre si një përpjekje për të detyruar qeverinë greke të hyjë në negociata edhe për çështje të tjera.
“Analistët thonë se sjellja e Turqisë ka bindur Athinën, Uashingtonin, Brukselin dhe kryeqytetet e tjera të BE-së, se Turqia po përdor një strategji që përfshin arrestimin e njerëzve si një mjet shantazhi, veçanërisht ndaj vendeve perëndimore. Rasti i dy ushtarëve dhe qëndrimi i Turqisë ishin pjesë e diskutimeve javën e kaluar midis ndihmës sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Ëes Mitchell dhe Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, dhe zyrtarëve të tjerë grekë”-shkruan ekathimerini.
Pavarësisht nga deklaratat turke që thonë të kundërtën, qeveria frikësohet se dy ushtarët mund të përdoren si një “lojë” për të detyruar Greqinë të ekstradojë tetë ushtarakë turq që ikën në Greqi dhe kërkuan azil politik pas grushtit të dështuar në Turqi.
Sipas mediave turke, refuzimi i Gjykatës së Lartë për të ekstraduar ushtarakët dhe persona të tjerë që lidhen me një grup terrorist turk, tregon se Greqia po bëhet një strehë për terroristët. Gazeta Yeni Safak e lidhur me qeverinë turke shkoi shumë larg duke krahasuar Athinën me zonën Afrinit në Siri. TIRANA TODAY