Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë alarmin lidhur me epideminë e gripit në Mal të zi, që u ka marrë jetën 5 personave gjatë javës së kaluar.
Mes viktimave është edhe një fëmijë 2-vjeçar. Mësohet se vec një gruaje e cila ishte e vaksinuar, personat e tjerë nuk kanë qenë të vaksinuar.
Në qendrat spitalore janë paraqitur 386 persona me simptoma të ngjashme të gripit.
“Pritet që epidemia do të kulmojë në javët e ardhshme, pas së cilës numri i pacientëve gradualisht do të zvogëlohet”, thuhet në deklaratë.
Rreth 60% e pacientëve janë të moshës 20-64 vjeç, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është vazhdimisht në rritje, raporton agjencia Beta.