Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Endrju Ur, gjeologu britanik që u përpoq të rikthente në jetë një kufomë

4 vjet ago
in Të Gjitha
Endrju Ur, gjeologu britanik që u përpoq të rikthente në jetë një kufomë

Shekulli XIX -të ishte i mbushur me eksperimente mjekësore,të cilat sipas standardeve të sotme të mjekësisë, duken absurde dhe shumë të rrezikshme. Gjithsesi, ajo ishte një periudhë kohe kur mjekësia do të bënte hapa mahnitës përpara drejt evolucionit të mjekësisë moderne.

Por ai progres u shoqërua me shumë operacione dhe eksperimente të dështuara mbi njerëzit.

Një nga eksperiment që bëri bujë për kohën por që sot përmendet rrallë është përpjekja e një gjeologu për të rikthyer në jetë një njeri të vdekur.

Më 4 nëntor 1818, një turmë e madhe u mblodh në sallën kryesore të mjekësisë në Universitetin e Gllasgout në Skoci, ku prisnin të shihnin sesi do të rikthehej në jetë kufoma e një njeriu të vdekur, që ishte ekzekutuar pak orë më parë.

Viktima ishte Metju Klajdeil, që ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një 70 vjeçari. Për shkak të një ligji të miratuar që në vitin1751 në Skoci, ata që dënoheshin me vdekje, do të firmosnin se pranonin që trupat e tyre t’i jepeshin shkollave të mjekësisë për eksperimente.

Ekzekutimi i tij ndodhi në oborrin e burgut të Gllasgout. Më pas kufoma e tij u hodh në pjesën e pasme të një karroce dhe u dërgua në Universitetin e Gllasgout. Kufoma iu dha Endrju Ur, një pionier shumë i njohur në fushën e gjeologjisë, që kishte dhënë një kontribut të madh edhe në fushën e mjekësisë.

Ur ishte i magjepsur pas anatomisë dhe kimisë, dhe ishte autor i disa teorive të rëndësishme për kohën. Një nga teoritë e tij ishte më e pazakonta, pasi ai besonte se mund të rikthente në jetë një person të vdekur, përmes përdorimit të energjisë elektrike.

Teoria e tij bazohej në anatominë e bretkosave,muskujt e të cilave do të dridheshin nga goditjet elektrike edhe pas ngordhjes së tyre. Në këtë rast vlen të rikujtojmë se po flasim për fillimin e shekullit XIX-të, kur mjekësia ishte ende një fushë kryesisht e pa eksploruar.

Në atë kohë nuk dihej që goditjet elektrike mund të përdoreshin për të rifilluar funksionimin e zemrës së një personi, nëse ky nuk do të kishte pësuar vdekje celebrale.

Mjekë të tjerë para Ur ishin përpjekur të rikthenin në jetë kriminelët të cilët ishin ekzekutuar, duke përdorur energjinë elektrike, por pa sukses. Ur besonte se mjekët e tjerë që kishin kryer këto eksperimente, i bënin ato për argëtim, ndërsa ai besonte se mund t’ia dilte. Ai donte ta provonte siç duhej, duke përdorur bateri më të fuqishme.

Ur lexoi shumë mbi energjinë elektrike, që në atë kohë ishte ende një teknologji e re, që nuk ishte shfrytëzuar shumë nga njerëzimi. Ai mësoi se energjia elektrike nuk ndikon vetëm tek muskujt brenda trupit, por edhe në sistemin nervor, që sipas tij ishte çelësi për të rikthyer dikë në jetë.

Më 14 nëntor 1818, Ur vendosi ta demonstronte eksperimentin e tij para një audience, që ishte dyshuese dhe kishte pak shpresa se do të shihte ringjalljen e një njeriu. Ai kreu një prerje në pjesën e pasme të qafës së kufomës për t’ia zbuluar shtyllën kurrizore.

Pasi lejoi pak gjakderdhje, lidhi baterinë me palcën kurrizore. Me goditjen e parë elektrike, trupi nisi të reagonte.“Çdo muskul i trupit u trazua përmes një lëvizjeje konvulsive, që i ngjante etheve të forta nga i ftohti. Ana e majtë kishte konvulsione më të fuqishme pas çdo përsëritje të kontaktit elektrik. Me lëvizjen e shufrës së dytë nga kofsha tek thembra, këmba e viktimës lëvizi me një forcë aq të madhe sa gati e rrëzoi përtokë një nga ndihmësit në atë eksperiment”- shkroi Ur.

Pas çdo goditje, ai do të rriste nivelin e energjisë elektrike, dhe shumë njerëz brenda turmës që po e shikonin eksperimentin drejtpërdrejt u ra të fikët për shkak të mënyrës se si po lëvizte kufoma. Por shumë prej tyre nuk e kuptonin se si elektriciteti po ndikonte tek kufoma.

“Çdo muskul në fytyrën e tij u hodh njëkohësisht në një veprim të frikshëm. Tërbimi, tmerri, dëshpërimi, ankthi dhe buzëqeshjet e kobshme u bënë bashkë me shprehjen e tyre të neveritshme në fytyrën e vrasësit. Në atë moment, disa nga spektatorët u detyruan të largohen, pasi shumë prej tyre iu ra të fikët”- vijoi më tej përshkrimin gjeologu.

Po ashtu, Ur u përpoq të stimulonte elektrikisht mushkëritë e vrasësit, në mënyrë që të shkaktonte frymëmarrjen e trupit të pajetë, e cila për habinë e tij funksionoi vërtetë. Mushkëritë e tij thithnin dhe nxirrnin frymën me ndihmën e një stimuli elektrik.

Për shkak të humbjes së madhe të gjakut, ishte e pamundur që Klajsdeil të rikthehej në jetë, por Ur i siguroi të gjithë se nëse kufoma nuk do të kishte humbur gjak, ai do të rikthehej në jetë. Bazuar në standardet e sotme mjekësore, eksperimenti nuk do të kishte funksionuar kurrë, edhe nëse kufoma e të dënuarit me vdekje do të ishte e mbushur plot me gjak.

Dhe kjo për shkak të vdekjes që ai kishte pësuar në tru. Nëse truri nuk merr oksigjen për disa minuta, ai do të vdesë. Truri ishte i paprekur për disa ditë, pra shpirti i atij personi e kishte braktisur trupin shumë ditë para eksperimentit.

burimi: https://historyofyesterday.com/the-geologist-who-tried-to-bring-a-dead-corpse-back-to-life-2c2a0273476f

Tags: britanikendrju urgjeolog

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Euro 2020/ Holanda, analizë taktike e “oranje”-ve të De Boer dhe 3-5-2 i tij

Euro 2020/ Holanda, analizë taktike e "oranje"-ve të De Boer dhe 3-5-2 i tij

VIDEO/ “Fundjavë Ndryshe” realizon ëndrrën e tre invalidëve

VIDEO/ “Fundjavë Ndryshe” realizon ëndrrën e tre invalidëve

Holanda, Danimarka e Spanja "po" për hapjen e negociatave me Shqipërinë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë
Kosovo

Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë

by mirseda
23:00 | 01/08/2025
0

Sunny Hill Festival është ngjarja më e madhe muzikore dhe kulturore që zhvillohet nga sot deri më...

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

22:31 | 01/08/2025
Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

22:02 | 01/08/2025
Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

22:00 | 01/08/2025
Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

20:09 | 01/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com