Një nënë kosovare, ka kërcënuar se do t’i jepte fund jetës, ditën kur policia e Francës shkoi në shtëpinë e saj për të dëbuar atë dhe djalin e saj. Por, banorët janë mobilizuar për të parandaluar këtë dëbim. Ky dëbim mund të ishte kthyer në një dramë në Levier, të Doubs, mëngjesin e së mërkurës rreth orës 7.00. Familja Hysni, nga Kosova është kërcënuar se do të dëbohet nga Franca.
Në shtëpinë e familjes kosovare kishin shkrua shumë policë për t’i dëbuar me forcë. Në shtëpi nuk ishte qenë burri i saj, por nënë e një djali 3 vjeçar, kishte refuzuar kërkesën e policisë dhe kishte kërcënuar të hidhej nga dritarja. Gjenda e saj psikologjike ishte rënduar pasi kishte 5 vjet që jetonte në Francë dhe burri i saj kishte një kontratë pune të përhershme në një kompani mobiliesh në Llozi.
Pas më shumë se dy orë e gjysmë negociatash, policia vendosi që të mos e dëbonte familjen. Ajo u largua nga shtëpia dhe shqiptarja falë ndërhyrjes së pronares së shtëpisë dhe fqinjëve, ra dakord që të mos hidhej nga dritarja. “Ne shprehim zemërimin, edhe pse e dimë se policia po bën punën e saj. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme, familja e meriton të qëndrojë në Francë. Ne duam të bëjmë gjithçka në mënyrë që ata mund të qëndrojnë “, tha Marielle Coeurdevey, pronare e shtëpisë dhe mike e familjes Hysni.
Kryetari i komunës Guy Magnin-Feysot, gjithashtu ka reaguar për këtë ngjarje të rëndë: “Ajo ishte e demoralizuar. Ne provuar gjithçka, kemi shkruar për të prefekturës shumë herë, por ata janë të vendosur ta dëbojnë. Ndryshe nga raste e tjera, Leonarda dhe familja e saj meriton të qëndrojë. Ky nuk është rasti i Hysni, ata janë të integruar shumë në qytetin tonë, kanë shumë miq si dhe punojnë. Znj Hysni ka vuajtur shumë nga kërcënimi me dëbim. Ne duam të ndihmojmë, çfarë të them më shumë. ”
Rasti i familjes Hysni shtohet në listën e gjashtë familjeve që jetojnë për vite në tokën franceze, dhe përballet me dëbimin pasi u është refuzuar kërkesa për azil. Në Arc-lès-Gray, në Haute-Saône, banorët janë mobilizuar port tu dalë në mbrojtje këtyre familjeve.
Burimi: france3-regions.francetvinfo.fr
Përshtati: Tirana Today