Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Emri/Merr fund arratia e ushtarit të bandës së Shullazit, ja për çfarë akuzohet

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Dosja “Shullazi”, më 26 qershor pretenca për grupin kriminal

Policia e Shijakut ka vënë sot në pranga shtetasi Arben Haxhihyseni 48 vjeç, banues në Elbasan, pjesë e bandës së Emiljano Shullazit, i cili ishte shpallur në kërkim prej vitit 2015.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 109/b të Kodit Penal, në mungesë.

Haxhihyseni është një prej anëtarëve të bandës së Shullazit dhe dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, ku është dhunuar një biznesmen kafeje.

“I pandehuri Arben Haxhihyseni ka detyruar kallëzuesin të heqë rrobat dhe më pas i ka lidhur duart. Kallëzuesi ka vënë re më pas se edhe personat e tjerë njiheshin me personin e maskuar, pasi më vonë kanë biseduar me të normalisht. Personi i maskuar, sipas kallëzuesit, i ka futur kokën në një kovë me ujë disa herë për disa sekonda deri sa është thyer kova”, është kjo një pjesë e dosjes së Prokurorisë.

NGJARJA E VITIT 2015

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, më 2 shkurt 2015, kallëzuesi Julian Bregu është telefonuar nga i pandehuri Arjanit Luli, i cili e ka ftuar për një kafe. Pasi janë takuar për kafe në një bar në afërsi të Liqenit Artificial, me ta është bashkuar edhe i pandehuri Elvis Karoli dhe Klevis Kardashi, persona që njiheshin me biznesmenin.

Pak minuta më vonë, Bregu është ftuar t’i shoqërojë te një apartament te Kodra e Diellit, që Luli pretendonte se do ta blinte. “Në kohën që kanë qenë duke parë ambientet e apartamentit, i cili ishte bosh dhe i pashtruar, ka ardhur një person i maskuar (i identifikuar më vonë si i pandehuri Arben Haxhihyseni) me një pistoletë me silenciator në dorë. Ai u ka drejtuar armën personave dhe i ka pyetur për emrat. Më pas i ka thënë kallëzuesit “Me ty e kam”.

I pandehuri Arben Haxhihyseni ka detyruar kallëzuesin të heqë rrobat dhe më pas i ka lidhur duart. Kallëzuesi ka vënë re më pas se edhe personat e tjerë njiheshin me personin e maskuar, pasi më vonë kanë biseduar me të normalisht. Personi i maskuar, sipas kallëzuesit, i ka futur kokën në një kovë me ujë disa herë për disa sekonda deri sa është thyer kova”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.

Sipas akuzës, në vijim aty ka shkuar i pandehuri Ditmar Reçi, i cili e ka fyer Bregun dhe i ka kërkuar paratë për transportin e kafesë, që kallëzuesi i detyrohej një firme transporti të zotëruar nga një e afërme e Reçit. Në të njëjtin ambient më pas ka shkuar edhe i pandehurit Pajtim Serjani. A i ka thënë kallëzuesit se përse merrej me Ditmarin, kur ai e dinte se pas Ditmarit ishte Pajtimi.

Më pas Pajtimi është larguar, ndërsa personi i maskuar ka tentuar disa herë të lidhet në Skype më një person. Sipas Prokurorisë, në anën tjetër të lidhjes ka qenë i pandehuri Genc Ferhati, që është duke vuajtur një dënim me burg, i cili i ka kërkuar biznesmenit 30 për qind të përfitimeve të shoqërisë së tij të kafesë.

TË LIDHURA

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

22:04 | 17/10/2025
Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”
Politikë

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Next Post
Plagosi tre të rinjtë, ndalohet Elion Shehu

Plagosi tre të rinjtë, ndalohet Elion Shehu

Video/Guximi prej budallai, fut krahun në gojën e krokodilit

Video/Guximi prej budallai, fut krahun në gojën e krokodilit

Viza pune në Gjermani? Flet ekspertja: Ja sa muaj duhet të prisni

Viza pune në Gjermani? Flet ekspertja: Ja sa muaj duhet të prisni







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com