Një 52-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, iu gjetën lëndë plasëse, kapsolla dhe fitil zjarrpërcjellës.
Policia e Dibrës tha në një njoftim për mediat se është arrestuar në flagrancë Njazi Pilafi, banues në Peshkopi.
Atij iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë), 58 copë kapsolla detonatore dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.
52-vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzat për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi
Vijojnë kontrollet nga strukturat e policisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Sekuestrohen lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore
Arrestohet në flagrancë poseduesi
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, parandalimin e konflikteve dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e policisë së Dibrës kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa ambjente ku në një lokal u gjetën dhe u sekuestruan lëndë plasëse, kapsolla e fitil zjarrpërcjellës.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :
Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, i’u gjetën të fshehura dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithësej 2 kilogramë e 800 gramë)
58 copë kapsolla detonatore.
Si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.