Shqiptarja Dorela Rehova, e cila qëndronte në ilegalisht në Ëitney të Anglisë është dënuar me burg. Ajo, i kishte treguar departamentit të stafit të punës dhe pensioneve më 10 gusht, një dokument të rremë italian me emrin “Altea Hashi”. Vajza ishte paraqitur për të përfituar nga ndihma ekonomike në Angli.
26-vjeçari ishte kapur gjatë nga një kontrolli rutinë i bërë nga ana e stafit të Sigurimeve Kombëtare. në punë. Zyrtarët kishin dyshuar tek ajo dhe ia kishin kërkuar rishqyrtim të rastit të saj.
Prokurori Xhorxh Threlfall tha të martën për gjykatën e Oxfordit, se pas analizimit të dosjes u zbulua se ishte një falsifikim që përmbante një numër parregullsish dhe gabimesh.
Pas zbulimit të falsifikuar Rehova u arrestua. Vajza e pranoi më pas akuzën për posedim të dokumentit të rremë.
Në seancën e dënimit në gjykatë të martën, mbrojtësi Tihomir Mak tha klientja e tij “ndjen keqardhje”.
Ai shtoi se ajo nuk kishte marrë ndonjë përfitim nga karta. Sipas tij ajo e kishte lënë Shqipërinë për t’i shpëtuar dhunës në familje.
Dënimi
Gjyqtari Ian Pringle QC tha: “Ju keni hyrë në këtë vend diku gjatë verës së këtij viti dhe në pranimin tuaj ju nuk keni të drejtë të hyni dhe e keni bërë këtë në mënyrë të paligjshme. Ju keni qëndruar me një mik në këtë vend, por keni ndjerë se keni qenë një barrë për të. Prandaj ju keni shkuar në departamentin për punë dhe pensione për të kërkuar sigurimi kombëtar. Për shkak të karakterit tuaj të mirë, sepse keni qenë e motivuar kryesisht për të shpëtuar nga një marrëdhënie abuzive dhe për shkak se ju ndjeni shumë keqardhje, unë kam reduktuar dënimin”, Rehova u burgos me 10 muaj./Raporton:oxfordmail.co.uk/Përshtati: Tirana Today/