Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Emrat/Kush janë komisionerët e ‘ashpër” dhe ‘butë’ të Vetingut

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Emrat/Kush janë komisionerët e ‘ashpër” dhe ‘butë’ të Vetingut

Një raport i Institutit të Studimeve Politike hedh dritë mbi qasjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj subjekteve duke u bazuar në numrin e vendimeve për shkarkim apo konfirmim të dhënë prej tyre.

1Një analizë statistikore e Institutit të Studimeve Politike (ISP) e bazuar mbi vendimet e deritanishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, zbulon se si trupa vlerësuese është ndarë tashmë në komisionerë të “ashpër” dhe “të butë”.

Bazuar në vendimet e marra në 51 çështje të shqyrtura nga marsi deri në fillim të gushtit, ISP pas monitorimit të procesit i ka renditur gjykatësit mbi bazë të numrit të çështjeve që kanë shqyrtuar dhe qëndrimit që kanë mbajtur.

2Sipas të dhënave të publikuara nga 12 anëtarë,  5 anëtare të KPK-së kanë dhënë më shumë vendime shkarkimi se sa konfirmimi.  Po ashtu analiza e ISP zbulon se nga të dhënat e deritanishme, prokuroret dhe gjyqtaret femra janë konfirmuar në detyrë gati dy herë më shumë se kolegët e tyre meshkuj.

Raporti i ISP, i publikuar të enjten po ashtu thekson se pavarësisht pritshmërive “problemi më i madh me të cilin po ndeshet reforma nuk është rezistenca politike apo kritikat nga brenda e jashtë sistemit, por boshllëku i krijuar në fazën e tranzicionit midis procesit të vetingut dhe krijimit të institucioneve të reja, si dhe vonesat e shumta në ecurinë e jetësimit të reformës dhe të institucioneve të reja”.

Megjithatë sipas raportit në fund të fazës së parë të vetingut “mund të bëhet një vlerësim paraprak për produktin e KPK dhe ecurinë e procesit të vendimmarrjes së tij” dhe po ashtu përmes një databaze mund të krahason edhe qëndrimet brenda komisionit, për të parë “komisionerët më të “ashpër” dhe ata që konsiderohen më “liberalë”.

3Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, janë anëtaret e KPK-së që sipas ISP-së kanë dhënë më shumë vendime shkarkimi.  Lista fillon me  Bekteshin që ka votuar për shkarkim në 60 për qind të çështjeve, Çiftja ka vendosur për shkarkimin në 57 për qind të rasteve, ndërsa Pine dhe Sanxhaktari – të cilat kanë numrin më të madh të çështjeve të shqyrtuara, janë shprehur pro shkarkimit në 53 për qind të rasteve.

Në këtë listë është po ashtu edhe Alma Faskaj, e cila ka mbajtur qëndrim për shkakrimin e gjykatësve apo prokurorëve në 60 për qind të çështjeve ku ka marrë pjesë, por Faskaj ka qenë pjesë e trupave gjykuese në vetëm 5 çështje.

Në krahun e “të butëve” është Firdes Shuli e cila në 82 për qind të vendimeve ka qenë pro konfirmimit të gjykatësit apo prokurorit të shqyrtuar. Pas saj me 79 për qind vendime pozitive është Roland Ilia, Suela Zhegu me 67 për qind dhe Pamela Qirko me 62 për qind. Me më shumë konfirmime se shkarkime janë edhe Genta Tafa (Bungo) drejtues e KPK-së, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.

Nga të dhënat e publikuara nga ISP rezulton se ka ndërkohë një ndarje të qartë gjinore mes atyre që shkarkohen dhe atyre që konfirmohen. Përqindja e gjykatësve dhe prokurorëve burra që ia dalin të kalojnë me sukes procesin e rivlerësimit është shumë më e ulët se ajo e kolegeve të tyre gra.

Sipas ISP vetëm 39 për qind e meshkujve gjykatës dhe prokurorë të përfshirë në proces rivlerësimi janë konfirmuar. Përkundër kësaj 69 për qind e femrave gjykatëse dhe prokurore kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.

Ndërkohë sipas ISP megjithëse vendimarrjet e KPK dhe të strukturave të tjera të rivlerësimit janë të pavarura,  “në disa raste ka pasur debate dhe kritika publike nëse vendimmarrjet bazoheshin në standard të njëtrajtshme për subjekte të ndryshme të rivlerësimit dhe nëse ka pasur ndërhyrje nga jashtë në vendimmarrje”.

Raporti thekson se në të paktën katër raste Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kanë apeluar vendimet e KPK-së, ndërsa në pesë raste vetë komisioni ka qenë i ndarë duke marrë vendime me shumicë votash.

Raporti po ashtu vlerëson ndikimin e krijuara nga zbatimi i reformës në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe mosngritjen e institucioneve të reja. Duke përllogaritur kohën e marrë për rivlerësim deri tani ISP thotë se emërimet në këto institucione mund të fillojnë në vjeshtë të këtij viti.

BIRN

TË LIDHURA

“Pronarët e Prado – Livadhit përdorin dhunën ndaj grave për t’ju vjedhur tokat”
Aktualitet

“Pronarët e Prado – Livadhit përdorin dhunën ndaj grave për t’ju vjedhur tokat”

14:01 | 12/07/2025
Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale
Aktualitet

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

13:57 | 12/07/2025
Transportonte mallra të kontrabanduara me vlerë 40 mijë euro, vihet në pranga shoferi në Tiranë
Aktualitet

Transportonte mallra të kontrabanduara me vlerë 40 mijë euro, vihet në pranga shoferi në Tiranë

13:31 | 12/07/2025
Next Post
E çuditshme/Fitoi azilin në Shqipëri por u dënua për mashtrim, ish-ministri i Jashtëm…

E çuditshme/Fitoi azilin në Shqipëri por u dënua për mashtrim, ish-ministri i Jashtëm...

Ndryshimi i kufijve/Kush do krijohet “Shqipëria e Madhe” apo “Serbia e Madhe”? Flasin ekspertët

Ndryshimi i kufijve/Kush do krijohet “Shqipëria e Madhe” apo “Serbia e Madhe”? Flasin ekspertët

“Korrigjimi i kufijve i rrezikshëm për shqiptarët”, publicisti bën paralajmërim e fortë

“Korrigjimi i kufijve i rrezikshëm për shqiptarët”, publicisti bën paralajmërim e fortë

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Pronarët e Prado – Livadhit përdorin dhunën ndaj grave për t’ju vjedhur tokat”
Aktualitet

“Pronarët e Prado – Livadhit përdorin dhunën ndaj grave për t’ju vjedhur tokat”

by mirseda
14:01 | 12/07/2025
0

Redaksia e emisionit “Stop” ka publikuar pamje shqetësuese që vijnë nga Prado Luxury Hotel në Livadh, ku...

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

13:57 | 12/07/2025
Transportonte mallra të kontrabanduara me vlerë 40 mijë euro, vihet në pranga shoferi në Tiranë

Transportonte mallra të kontrabanduara me vlerë 40 mijë euro, vihet në pranga shoferi në Tiranë

13:31 | 12/07/2025
Hapi dyert e ambasadës më 2 korrik 1990 për shqiptarët, shuhet ish-ambasadori gjerman në Tiranë

Hapi dyert e ambasadës më 2 korrik 1990 për shqiptarët, shuhet ish-ambasadori gjerman në Tiranë

13:19 | 12/07/2025
Gjykata caktoi sot masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit nga SPAK pjesë e grupit kriminal

Gjykata caktoi sot masën e arrestit me burg, identifikohen 8 të arrestuarit nga SPAK pjesë e grupit kriminal

13:02 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com