Një tjetër rast dhunë në familje është shënuar sot në Memaliaj, ku një burr 65 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Policia në njoftimin e saj bën me dije se 65-vjeçari ka qëlluar me sqepar gruan tij.
Njoftimi i policisë
Në pranga u vu Ferik Myrtaj, 65 vjeç pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj.
Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.