Tre oficerë të Policisë Bashkiake kanë përfunduar në pranga këtë të hënë, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ata janë Eduart Dafku, Hekuran Rrafmani dhe Nuredin Doçi.
Arrestimi i tyre erdhi me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Nga hetimet e organit të akuzës rezultoi se këta efektivë lejonin tregtarët ambulantë të zinin trotuaret, duke u marrë nga 500 Lekë çdo ditë.
Hetimet ndaj tyre mësohet se nisën pas kallëzimit të bërë nga vetë tregtarët.