Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Emerson: Turmat janë të papërgjegjshme, vetëm individi ka integritet

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Emerson: Turmat janë të papërgjegjshme, vetëm individi ka integritet

“Masat janë të pasjellshme, të përpunuara, të dëmshme në kërkesat dhe ndikimin e tyre… Unë uroj që të mos pranoj asgjë prej tyre, por t’i zbus, stërvit dhe shpërbëj ato, dhe të nxjerr prej tyre individët”. “Kur adoptoni standardet dhe vlerat e dikujt tjetër”- ka shkruar Eleanor Roosevelt në meditimet e saj të vazhdueshme mbi lumturinë dhe konformizmin, “ju dorëzoni vetë integritetin tuaj, dhe shndërroheni, në varësi të masës së dorëzimit tuaj, në diçka që është më pak një qenie njerëzore”.

E megjithatë, ne ekzistojmë brenda një shoqërie, si grimca individuale që pleksemi me të ashtuquajturat masa, të “përmbytur“ nga standardet shoqërore që shpesh e përshkojnë vetëdijen njerëzore pa pëlqimin tonë. Atëherë, si mund të gjendet një urë lidhëse mes dimensionit të pashmangshëm social të jetës sonë, dhe integritetit të pakundërshtueshëm të personalitetit individual?

Të ndërfutura si një pykë në kohë mes analizave të Soren Kierkegaard mbi psikologjinë e konformitetit, dhe vërejtjeve të mprehta të laureatit të çmimit Nobel në letërsi, Elias Canetti, mbi turmat dhe pushtetin, janë shënimet e një tjetër intelektuali të madh të shpirtit të njeriut, Ralph Waldo Emerson (25 maj 1803- 27 prill1882), i cili shtroi këtë pyetje në një ese me titull “Konsiderata rastësore”.

Me një përbuzje të dukshme ndaj konformizmit, Emerson shkruan: Hiqni dorë nga llafazanëria hipokrite në lidhje me masat. Masat janë të pasjellshme, të vrazhda, të egra dhe të dëmshme në kërkesat dhe ndikimin e tyre, ndaj ato nuk duhet të kënaqen me plotësimin e kërkesave të tyre irracionale, por të edukohen. Unë nuk dëshiroj t’u bëj asnjë lëshim, por synoj t’i zbus, stërvit, apo edhe shkatërroj ato, dhe të nxjerr prej andej individët…

Masat! Fatkeqësia qëndron tek masat. Unë nuk i dua aspak ato, por vetëm njerëzit e ndershëm, gratë bukuroshe e të ëmbla dhe të realizuara në jetë, dhe asnjë mendjengushtë apo pijanec. Nëse qeveria do të dinte se si, unë duhet të doja të shihja atë të kontrollonte mos-shumimin e popullsisë. Kur arrin ligjin e tij të vërtetë të veprimit, çdo njeri që ka lindur do të cilësohet si thelbësor. Le të qëndrojmë larg brohoritjeve për masat, dhe le ta konsiderojmë votën e çdo njeriu, duke folur mbi nderin dhe ndërgjegjen e tij.

(…) Shumica janë të papjekur, dhe nuk janë ende vetvetja, nuk e njohin ende mendimin e tyre. Pasi, nëse do ta njihnin atë, mendja do të ishte orakull për të dhe për të gjithë të tjerët. Por Emerson është i kujdesshëm në njohjen e një pjekurie të tillë të ndërgjegjes dhe të karakterit, e cila është në të njëjtën linjë me konceptin e Ajnshtajnit të “gjeniut shpirtëror”, dhe nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë në mesin e popullatës.

Individët më të nderuar dhe të ndërgjegjshëm, argumenton ai, janë të rrallë, megjithatë ata janë përgjegjës për arritjet më të mëdha dhe më të qëndrueshme të njerëzimit në aspektin e krijimtarisë dhe intelektit. Më shumë se një shekull më parë Jakob Bronovski pohonte se “personaliteti krijues, është gjithmonë ai që duket për botën si i përshtatshëm për ndryshim, dhe një tjetër brenda vetes së vet, si një instrument për ndryshim”.

Emerson thekson: Natyra prodhon 50 pjepra të dobët për një që është i mirë, dhe shkund një pemë me kokrra plot gunga, me krimba, të papjekura, para se ju mund të gjeni një duzinë mollësh të ëmbla…Natyra punon shumë, dhe qëllon në shenjë vetëm një herë në një milionë.  Tek njerëzimi, ajo është e kënaqur nëse ajo na jep një mjeshtër në një shekull.

Sa më shumë vështirësi të haset në krijimin e njerëzve të mirë, aq më shumë ata përdoren, kur vijnë në jetë…Të gjitha zbulimet, qofshin mekanike, intelektuale ose morale, janë bërë jo për komunitetet, por për personat e veçantë. Të gjitha ngjarjet e dukshme të kohëve tona, të gjitha qytetet, të gjitha kolonizimet, mund të gjurmohen në origjinën e tyre në një tru vetjak.

Të gjitha arritjet që krijuan qytetërimin tonë, kanë qenë në fakt fryt i mendimeve të pak kokave të afta. Sigurisht, shpresa është se një shekull e gjysmë që nga koha e Emerson, një kohë kur “kokat e afta” i përkisnin vetëm meshkujve të bardhë – kemi krijuar dhe duhet të vazhdojë të krijojmë më shumë, duke pasur më shumë mundësi për madhështi në të gjitha segmentet e popullsisë, në mënyrë që “zbulesa” revolucionare e Emerson të mund të vijë nga një kaleidoskop perspektivash, duke ndërtuar një njerëzim më të bukur dhe të drejtë.

Por një mision i tillë do të ketë sukses vetëm me qasjen e nevojshme refuzuese të mentalitetit të turmave, të njëjtin çmontim të masave të pamendët në individë që mendojnë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: EmersonindividiintegritetpapërgjegjshmeTurmat

TË LIDHURA

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Foto/“Rusi 2018” do të zhvillohet në 11 qytete dhe 12 stadiume, pamje dhe kapaciteti i tyre

Foto/“Rusi 2018” do të zhvillohet në 11 qytete dhe 12 stadiume, pamje dhe kapaciteti i tyre

Shqipëria e Madhe/Majko shpjegon lëvizjet e fundit me Kosovën

Shqipëria e Madhe/Majko shpjegon lëvizjet e fundit me Kosovën

Shokët e Lulit

Shokët e Lulit







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com