Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kërcënohet Elvana Gjata, zbardhet dëshmia sekrete pas kthimit nga Austria

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Kërcënohet Elvana Gjata, zbardhet dëshmia sekrete pas kthimit nga Austria

Elvana Gjata ka marrë kërcënime nga persona të panjohur disa ditë pas ngjarjes, ku u përfshinë i dashuri i saj Ervin Mata dhe djali i dajës së saj Mevjol Bilo, ky i fundit i dyshuar si autor i vrasjes.

dizdari mata

Ky fakt konfirmohet nga burime të Policisë së Tiranës, që ndër të tjera thanë se janë marrë masa për mbrojtjen këngëtares dhe të familjes së saj. Vetë Elvana ka konfirmuar në Polici, se para se të ndodhte ngjarja më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut, nuk ka pasur probleme dhe as nuk është kërcënuar.

Të njëjtat burime konfirmuan se disa ditë më parë, konkretisht pasditen e së shtunës, ajo është paraqitur vetë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka dhënë dëshminë e saj, e cila në fakt kërkohej me detyrim prej më shumë se një muaji. Këngëtarja ka deklaruar se nuk i njeh asnjë nga personat e përfshirë në konflikt dhe se nuk ka qenë në lokal as para dhe as në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Duke shpjeguar në këtë formë edhe arsyen pse kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj, me të cilin ajo thotë se bashkëjetonte prej një viti dhe ka shkuar për t’i dhënë çelësin e shtëpisë. Më ketë argument ajo ka shpjeguar edhe largimin e saj nga Shqipëria disa orë pas ngjarjes, si një udhëtim të planifikuar më parë dhe nuk kishte mundësi për ta shtyrë.

Për këtë arsye i ka dhënë çelësin Ervin Matës, pasi nuk do e takonte më gjatë asaj nate. Ndërsa e pyetur nëse ka pasur komunikime me Matën gjatë kësaj kohe që ai është i shpallur në kërkim, ajo ka mohuar të ketë folur me të dhe ka deklaruar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.

KTHIMI NE SHQIPERI

Pas verifikimit të sistemit TIMS, rezultoi se këngëtarja 31-vjeçare ishte larguar nga Shqipëria vetëm pak orë pasi ndodhi krimi, pa dhënë më parë shpjegime në Polici. Kjo ishte edhe arsyeja pse u bë shpallja në kërkim policor, pasi dëshmia e Elvana Gjatës ishte e rëndësishme për grupin hetimor dhe mund të ndihmonte në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimet thanë se rreth orës 05:00 të mëngjesit të datës 5 tetor, pak orë pasi u vra me armë zjarri 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato, këngëtarja ka fluturuar nga Rinasi në drejtim të Austrisë. Më 5 nëntor, pas përfundimit të afatit 30-ditor, u shua shpallja në kërkim policor, por nga ana tjetër u la porosi në pikat kufitare, që në momentin kur të konstatohej në hyrje të territorit shqiptar, të shoqërohej për të dhënë dëshminë e saj.

Më datë 23 nëntor, në orën 00:31, ajo ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit nga Vjena dhe në momentin e parë kur është përballur me Policinë Kufitare, i është bërë e qartë që duhej të paraqitej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ajo ka dhënë aprovimin se do të paraqitej sa më parë dhe kështu ka ndodhur. Pasditen e datës 23 nëntor, Elvana Gjata ka shkuar vetë në Polici, ku ka dhënë shpjegimet e saj për aq sa ka pohuar se di rreth natës kur ndodhi krimi.

KERKIMI

Në materialin që Policia ka referuar në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e dy personave të ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të Redi Popeskut tek ish-Blloku, përveç provave të gjetura në vendngjarje, renditen edhe veprime të tjera hetimore. “Nga ana jonë është bërë sekuestrimi i DVR-ve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, si dhe të gjitha provave materiale, si edhe të gjitha vendimet e ekspertimeve përkatëse për këto prova materiale. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim policor i shtetasve, Elvana Gjata, 31 vjeç, etj.”, thuhet në dosjen e referuar në Prokurori./ Panorama

TË LIDHURA

PD ankimon dekretin në Kushtetuese, “ministrja virtuale” Diella paraqitet në seancë
Politikë

PD ankimon dekretin në Kushtetuese, “ministrja virtuale” Diella paraqitet në seancë

19:57 | 27/11/2025
Osmani në Shkodër: Kosova dhe Shqipëria të bashkuara drejt integrimit në BE
Politikë

Osmani në Shkodër: Kosova dhe Shqipëria të bashkuara drejt integrimit në BE

18:04 | 27/11/2025
Begaj pret një grup aktivistësh të diasporës: Jeni shtylla kryesore e kombit shqiptar
Politikë

Begaj pret një grup aktivistësh të diasporës: Jeni shtylla kryesore e kombit shqiptar

17:54 | 27/11/2025
Next Post
Masat e policisë për derbin: Nga rrugët e bllokuara, tek rrugëtimi i tifozërive

Formacioni i mundshëm/Gega ndryshon mendje, ja befasia e madhe në derbi

Video/Kur Mao Ce Duni mendoi të “pushtonte” SHBA-në me 10 milionë gra

Video/Kur Mao Ce Duni mendoi të “pushtonte” SHBA-në me 10 milionë gra

Plumb në zarf, ‘dhurata’ për ish-Galerinë e Arteve Kombëtare

Plumb në zarf, ‘dhurata’ për ish-Galerinë e Arteve Kombëtare







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

PD ankimon dekretin në Kushtetuese, “ministrja virtuale” Diella paraqitet në seancë
Politikë

PD ankimon dekretin në Kushtetuese, “ministrja virtuale” Diella paraqitet në seancë

by mirseda
19:57 | 27/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që çështja e dekretimit të ministres ‘Diella’ nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj,...

Spanjë, ish-ministri i Transportit, José Luis Ábalos, lihet në paraburgim i akuzuar për korrupsion

Spanjë, ish-ministri i Transportit, José Luis Ábalos, lihet në paraburgim i akuzuar për korrupsion

19:36 | 27/11/2025
Moska mohon pretendimet për sulm ndaj Europës: Absurditet i plotë

Moska mohon pretendimet për sulm ndaj Europës: Absurditet i plotë

19:34 | 27/11/2025
Zjarri në pallatet në Hong Kong, shkon në 83 numri i viktimave. Raportohet për rreth 250 të zhdukur

Zjarri në pallatet në Hong Kong, shkon në 83 numri i viktimave. Raportohet për rreth 250 të zhdukur

18:48 | 27/11/2025
Tornado “Adel” godet Greqinë, dëme në banesa dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

Tornado “Adel” godet Greqinë, dëme në banesa dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

18:37 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com