Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Elvana Gjata rikthehet për publikun në ditën e të dashuruarve

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Elvana Gjata rikthehet për publikun në ditën e të dashuruarve

Ka disa muaj që këngëtarja e njohur Elvana Gjata nuk publikon në rrjetet sociale dhe nuk është shfaqur në publik. Prej Elvanës nuk ka asnjë gjurmë që pas ngjarjes së rëndë në zonën e ishBllokut, në të cilin u përfshi edhe i fejuari i saj, Ervin Mata.

Por falë miqve të njohur, Ermal Mamaqi dhe Valdrin Sahiti, ajo u rikthye për të gjithë fansat e saj pak ditë më parë. Nga fotoja e publikuar nga Ermali, u kuptua se Elvana ndodhej në Prishtinë, ku po përgatitet për premierën e filmit “Dy gisht mjaltë”, që do të shfaqet më 14 shkurt në Tiranë.

Moderatori Mamaqi publikoi një foto ku ishte përkrah stilistit dhe bashkëngjitur me të shkruante: “Kjo foto u shkrep nga Elvana Gjata, që vetëm m’u më nxjerr keq… ‘2 Gisht Mjaltë’ së shpejti në të gjitha kinematë”. Por fakti që ai zbuloi me dashje apo pa dashje vendndodhjen e Elvanës, jeta e së cilës tashmë është e rrethuar nga një mister, duket se i hapi probleme Ermalit.

Nisur dhe nga komentet e shumta që iu bënë fotos, ai vendosi ta fshinte menjëherë nga profili i tij, e tashmë kjo foto nuk ndodhet në “Instagram”-in e Ermalit. Gjithësesi, pas kësaj foto fshihet një skenar i mirëmenduar për rikthimin e Elvanës në mënyrën më të mirë të mundshme, pas lakimit të emrit të saj për javë e javë të tëra në faqet e kronikës së zezë.

Pasi ngriu “Instagram”-in dhe nuk postoi asnjë foto, që kur ndodhi ngjarja, ajo ka menduar të shkelë në Tiranë si një artiste e vërtetë kinemaje, kësaj here do të ndjekë nga salla e kinemasë premierën e filmit, ku kësaj here shfaqet si aktore komedie. Është një tjetër talent ky i saj, që presim të na e tregojë tashmë, duke qenë se dhe studimet e larta i ka ndjekur pranë Universitetit të Arteve për regjisurë.

Kujtojmë që xhirimet e “Dy gisht mjaltë” janë realizuar para se të ndodhte ngjarja në ish-Bllok dhe, madje, ato ditë realizuesit po merreshin me postproduksionin. Për këtë film, Ermal Mamaqi zgjodhi si bashkëprotagoniste këngëtaren Gjata, një ide që lindi pas një skeçi humoristik, që realizoi në emisionin e tij ”Xing me Ermalin”.

Xhirimet e komedisë romantike u bën në Tiranë dhe jug të Shqipërisë, ndërkohë që pritet të jetë një surprizë, përsa i përket lojës aktoriale të Elvanës, por edhe realitetit që do të sjellë për publikun, duke e nxjerrë nga profili i ulët e për ta shndërruar në një “libër” të hapur për publikun. Kjo për faktin se skenat e filmit janë ideuar në atë mënyrë që të sjellin copëza nga jeta në çift e këngëtares, e cila u komentua jo pak për faktin se jeton mes luksit dhe problemeve, pra, një fejese jo si gjithë të tjerat.

Këtë deklarim të jetës së saj jashtë skenës, Elvana nisi ta bëntë gjatë programit “Xing me Ermalin”, ku, përveç studios televizive, ajo vendosi që intervistën, ku u rrëfye për jetën e saj, ta bënte nga ambienti i shtëpisë së saj superluksoze në Tiranë.

Pjesë e këtij filmi do të jenë edhe emra të njohur të artit shqiptar, si; Koço Devole, Mariana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori dhe Blerim Destani, kastë aktorësh që do të vihen në funksion të çiftit Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi. “Filmi prodhohet nga kompania ‘Mamaqi Production’ në bashkëpunim me Elvana Gjatën

“Ideja e këtij projekti lindi pikërisht nga Elvana, si një dëshirë për të pasur një film të dy”, ka treguar Mamaqi. “Menjëherë po atë natë jam ulur të shkruaj pikat e para të skenarit që ka filmi. Është historia e një çifti shqiptar. Një dasmë, një muaj mjalti që shkon për dreq, dhe… duhet të vini ta shihni!”, ka zbuluar ai ndër të tjera për filmin, që si datë të parë të shfaqjes në kinema kishte muajin dhjetor në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Pas ngjarjes së bujshme, Elvana dhe Ermali kanë vendosur ta shfaqin në ditën e të dashuruarve. Pas rikthimit të saj në Shqipëri, këngëtarja Elvana Gjata ka qenë mjaft aktive dhe e pranishme në tregun muzikor si me klipet e reja, ashtu edhe me koncerte në qytete të ndryshme.

Klipi i saj më i fundit “Mike” në bashkëpunim me reperin Ledri Vula dhe këngëtarin John Shahu ka pasur impakt mjaft pozitiv, duke u pëlqyer nga publiku. Por tashmë Elvana është duke përgati tur një projekt krejtësisht ndryshe nga çfarë ka bërë deri më sot. Siç dihet, ajo ka përfunduar studimet e larta në Tiranë për regjisurë, profesion që i ka shërbyer edhe në klipet e saj.

Kështu, së bashku me mikun e saj të ngushtë do të vijnë në këtë komedi romantike me metrazh të gjatë. “Dy gisht mjaltë” është filmi ku do shohim Ermalin dhe Elvanën në rolet e dy të dashuruarve. Mesa duket, Elvana ka marrë miratimin e partnerit të saj, biznesmenit nga Tirana për të qenë në këtë projekt me Ermalin, i cili tashmë është mik familjeje i çiftit.

Para pak javësh, një tjetër detaj i bëri kureshtarë fansat e këngëtares dhe kjo ishte unaza me gur diamanti, që ajo mban në gisht në xhirimet e këtij filmi. Kaq mjaftoi që fansat të vërshonin me urimet për fejesën. Kjo nuk ishte hera e parë që komentohej fejesa e Elvana Gjatës, pasi muaj më parë një lajm i tillë bëri xhiron e internetit.

Gjatë një koncerti në Prishtinë, ajo mori dhuratën e ëndrrave për çdo vajzë, këtë unazë diamanti, duke lënë të kuptohej se kjo ishtë dhurata e të dashurit të saj pasanik. Kuptohet që Elvana tashmë po del hapur në marrëdhënien e saj, pasi gjatë pushimeve të fundit në Francë, në një prej videove që ajo postoi, shihej dhe partneri i saj.

Për historinë e saj të dashurisë ajo foli për herë të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku deklaroi nga shtëpia e saj se Zoti e kishte bekuar më një fat të mirë. Pas eksperiencës dhe punës me emra të mëdhenj të produksionit amerikan të muzikës, këngëtarja Elvana Gjata u kthye në Tiranë për koncertin intim në ditëlindjen e saj të 31-të. Në këtë natë ditëlindjeje mes të ftuarve ishin dhe prindërit e të fejuarit, dëshmi kjo që lidhja ishte bërë shumë serioze dhe familjare.

TË LIDHURA

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën
Aktualitet

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç
Bota

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Fëmijët që luajnë në liqenin e ngrirë të Pukës në rrezik nga shkrirja e akullit

Fëmijët që luajnë në liqenin e ngrirë të Pukës në rrezik nga shkrirja e akullit

Habit gazetarja, ja pse gratë bënin seks më të mirë në Socializëm

Habit gazetarja, ja pse gratë bënin seks më të mirë në Socializëm

Kanionet e Holtës në rrezik, Rama dha leje për ndërtimin e një hidrocentrali

Kanionet e Holtës në rrezik, Rama dha leje për ndërtimin e një hidrocentrali







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com