Një tjetër gjeneral rus, Yakov Rezantsev, është vrarë në një sulm në afërsi të qytetit jugor Kherson, thotë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë. Një zyrtar perëndimor thotë se ai është gjenerali i shtatë që vdes në Ukrainë.
Mendohet se morali i ulët mes trupave ruse, i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.
Mediat ukrainase raportojnë se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka, të cilën Rusia po e përdor si post komandimi dhe është sulmuar disa herë nga ushtria e Ukrainës.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today