Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme, pasi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan do të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Nevzat Spaho i dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e tij me armë zjarri tip pistoletë.
Seanca e sotme do fillojë në ora 10:30, me dyer të mbyllura.
Seanca do të zhvillohet sot, më 6 dhjetor 2025, në orën 10:30, dhe sipas vendimit të gjykatës do të mbahet me dyer të mbyllura. Çështja shqyrtohet nga gjyqtari Elis Dine, i cili një ditë më parë ka dhënë masa të ngjashme sigurie për dy të dyshuar të tjerë.
Dje, gjykata vendosi “arrest me burg” për:
Seanca e tyre zgjati mbi dy orë dhe u zhvillua po ashtu me dyer të mbyllura. Palët u njohën me aktet e dosjes dhe dëshmitë e personave të pyetur.
Burimet nga salla e gjyqit bënë të ditur se ka tërhequr vëmendje deklarimi i familjarëve të Mëhallës, të cilët kanë pohuar se familja e tyre ka pasur lidhje miqësore të ngushta me familjen Ag ,pretendime që u mbështetën edhe nga familjarët e Xhino Agos jashtë gjykatës.
Prokuroria e lidh Agon me ngjarjen përmes automjetit të përdorur ditën e atentatit, mjet që i përkiste një kompanie të drejtuar nga Mëhalla dhe Ago, dhe që ky i fundit e kishte dhënë në përdorim te persona të tretë.
Mbrojtja e Kujtim Pishës kërkoi lirimin e tij, duke pretenduar se ai ndodhej duke konsumuar darkë në momentin e vrasjes, por argumentet nuk u morën në konsideratë nga gjyqtari Dine.
Seanca e sotme për Nevzat Spahon pritet të jetë kyçe për vijimin e hetimeve, pasi ai konsiderohet një tjetër hallkë e rëndësishme në zbardhjen e plotë të vrasjes së Mëhallës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Prokuroria pritet të paraqesë elemente të reja të dosjes për të mbështetur kërkesën për masë të sigurisë.
Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë ende të shpallur në kërkim. Mondi Mëhalla u ekzekutua me tre plumba ,dy në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit.
Ekzekutori veproi i vetëm, ndërsa u largua me një mjet tip Audi në drejtim të Librazhdit.Të gjitha zhvillimet e ditës së sotme pritet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve.












