Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ekspertët: Korrigjimi i kufijve mund të cenojë sovranitetin e Kosovës

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Ekspertët: Korrigjimi i kufijve mund të cenojë sovranitetin e Kosovës

Ideja që një marrëveshje e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përfshijë “korrigjimin e kufirit”, e cila është proklamuar nga presidentët e të dy vendeve, Hashim Thaçit dhe Aleksandçr Vuçiçit, në kuadër të Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, mund të hapë probleme të jashtëzakonshme, në rast se nuk sqarohen detajet e realizimit eventual të një ideje të tillë, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike-ndërkombëtare dhe njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se realizimi eventual i idesë së “korrigjimit të kufijve” do ta vendoste Kosovën në pozitë të pafavorshme, ndërkohë që do të reflektoheshin pasojat negative edhe për Ballkanin.

Një hap të tillë, sikurse “korrigjimi i kufirit”, siç thotë Hasani, do t’i prishte parametrat standarde për përcaktimin e kufijve në të drejtën ndërkombëtare. Kjo, sipas tij, për faktin se nuk dihet se cili kriter do të jetë përcaktues, krahas kriterit etnik dhe do ta bëjë procesin të paparashikueshëm.

Njohja ndërkombëtare e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, siç thotë Hasani, ka ndodhur sipas standardit të identifikimit dhe caktimit të kufijve administrativ, që janë vendosur në vitin 1974, standard ky i cili është zbatuar në të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë, por dhe në të gjitha ish-federatat komuniste.

“Si mund të korrigjosh kufijtë kur ende nuk ka ndodhur identifikimi i tyre, e kam fjalën për pjesën kah Serbia. Ky, do të thotë, është element që e rëndon dhe e bën më të paparashikueshëm identitetin territorial të Kosovës dhe pasojat janë jashtëzakonisht negative për Ballkanin dhe për problemet territoriale që ekzistojnë gjetiu në Evropë, gjithandej. Korrigjimi i kufijve është tërësisht i papranueshëm, sepse duhet të bëhet identifikimi, të fiksohen kufijtë, siç janë bërë me republikat tjera dhe me fqinjët tjerë të Kosovës dhe më pastaj mund të flitet për çështje të tjera”, tha Hasani.

Ai ka shtuar që në momentin e tanishëm, kur bëhet fjalë për idenë e proklamuar nga presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, shikuar në aspektin kushtetues, nuk mund të bëhet fjalë për korrigjim të kufijve, por për shkëmbim të territoreve, për faktin se ende nuk ekziston një identifikim i kufijve nga të dyja vendet. Prishja e parametrave ndërkombëtarë të përcaktimit të kufijve, sipas profesor Hasanit, lë hapësirë për ambiciet e ndryshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan, sidomos në Maqedoni, si dhe prishjes së konceptit të Marrëveshjes së Dejtonit, me të cilën kishte përfunduar lufta në Bosnjë e Hercegovinë.

Ndërkaq, politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë që për të arritur deri te një marrëveshje eventuale për “korrigjim të kufirit” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ekzistojnë procedurat normale, sikurse për secilin shtet. Sipas tij, paraprakisht duhet të ekzistojë njohja e ndërsjellë ndërmjet shteteve, duhet ta ketë garanci dhe pranimin të kufijve, si dhe shënimin në terren të atyre kufijve. Pas këtyre procedurave, siç thotë Tahiri, atëherë, shtete e pavarura mund të bëjnë bisedime për korrigjim të kufijve.

“Mirëpo, duket që Vuçiq dhe Thaçi janë marrë vesh që në marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – që Vuçiq e shpjegon edhe si ndarje përfundimtare e drejtë ndërmjet popullit serb dhe popullit shqiptar – do të inkorporohen të gjitha çështjet. Do të thotë, edhe njohja, edhe pranimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare – ose kërkesa e përbashkët për Kombet e Bashkuara që të pranohet Kosova dhe që nuk ka pengesë prej Serbisë – dhe të caktohet kufiri që konsiderohet se është korrektim”, theksoi Tahiri.

Megjithatë, Tahiri ka shtuar se Kosova rrezikon zhbërjen e shtetit në rast se në një marrëveshje për korrigjim të kufijve, hyn pa bazament apo pa e pasur të garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe në qoftë se eventualisht në rast se mund të ketë turbulenca në Serbia dhe në Kosovë, ndërkohë që kjo e fundit të mos e ketë të definuar ndërkombëtarisht kufirin në drejtim të Serbisë.

Në qoftë se procesi, në cilin Kosova do të hynte pa territor të definuar, do të ndërpritej, atëherë do t’i dëmtohej sovraniteti dhe integriteti territorial, si dhe subjektiviteti i saj ndërkombëtar si shtet.

Në emër të popujve?

Idenë e “korrigjimit të kufijve”, nuk e sheh vetëm presidenti serb Vuçiq, si zgjidhje të problemit ndërmjet dy popujve, shqiptar dhe serb.

Gjatë një konferencë për media në kuadër të Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, presidenti Thaçi ka thënë se “kemi gatishmërinë që të arrijmë deri te marrëveshja mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Por, a e kanë legjitimitetin dhe legalitetin të dy presidentët që të flasin në emër të dy popujve?

Profesor Hasani thotë se as Kosova e as Serbia nuk kanë mandat që ta zgjidhin çështjen shqiptaro-serbe dhe se kjo çështje nuk i përket vetëm udhëheqësve politikë në Kosovë dhe në Serbi.

“Në rend të parë, ajo deklaratë megalomane, është e paqëndrueshme për arsye politike. Nuk mundet dhe nuk ka mandat as Kosova e as Serbia për të zgjidhur çështjen shqiptaro-serbe, sepse çështja shqiptaro-serbe nuk është çështje e këtij estabilishmenti në Prishtinë dhe në Beograd, por është një çështje që prekë interesat rajonale dhe interesat transatlantike. Do të thotë, nuk kanë as kapacitet, por as mandat, as Vuçiqi e as Thaçi, për t’u marrë me këtë çështje”, u shpreh Hasani.

Por, politologu Tahiri shpreh mendimin se për të zgjidhur të ashtuquajturin konflikt shekullor shqiptaro-serb, është e dukshme që presidenti serb Vuçiq nuk dëshiron të bisedojë me presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Ngjashëm, sipas tij, edhe ky i fundit, nuk dëshiron të bisedojë për këtë çështje me presidentin serb Vuçiq, për shkak se Kosova, që nga viti 1912 e deri më sot, ka krijuar një lloj entiteti politik.

“Duket që ka koordinim, por edhe marrëveshje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës për përcaktimin e kufirit etnik në pjesën verilindore të shqiptarëve karshi popullit serb. Më këtë, faktikisht, e kanë autorizuar Hashim Thaçin, si president të Kosovës, që edhe në emër të shqiptarëve – por faktikisht i bie në emër të Kosovës – ta përcaktojë kufirin e drejtë, duke respektuar edhe kriterin gjuhësor, por edhe kriterin etnik, në pjesën më të madhe të mundshme, por pa insistuar në shpërngulje të popullatës dhe në kufij krejtësisht etnikë, që këndej kufirit të mos ketë serbë dhe andej kufirit të mos ketë shqiptarë”, tha Tahiri.

Sidoqoftë, profesor Hasani ka theksuar se sovraniteti i Kosovës është territorial dhe në rast se shkohet drejt realizimit të idesë për “korrigjim të kufirit” me Serbinë, i cili tash për tash është i paspecifikuar, atëherë do të vihet në pikëpyetje sovraniteti dhe identiteti territorial i vendit, gjë e cila është e ndaluar me Kushtetutën e Kosovës./REL/

Tags: ekspertetKorrigjimiKosovëskufijvesovranitetintë cenojë

TË LIDHURA

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane
Bota

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025
Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%
Bota

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

22:09 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Next Post
Roma-Atalanata/Gasperini i beson Gjimshitin, Panucci në stadium

Roma-Atalanata/Gasperini i beson Gjimshitin, Panucci në stadium

Trump bën marrëveshje tregtare me Meksikën, injoron Kanadanë

Trump bën marrëveshje tregtare me Meksikën, injoron Kanadanë

Supergol me finte nga Pastore, edhe Ronaldo do ta kishte zili (Video)

Supergol me finte nga Pastore, edhe Ronaldo do ta kishte zili (Video)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

by mirseda
22:45 | 25/08/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, në një intervistë për televizionin polak “TVP ëorld”...

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025
Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

22:09 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com