jojobetjojobet girişgamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Ekspertët: E ardhmja janë makinat elektrike

7 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, W-Instant
Ekspertët: E ardhmja janë makinat elektrike

Makinat elektrike janë në prag të një zhvillimi cilësor thonë shumë ekspertë. Në të gjithë botën, shqetësimet për ndotjen dhe ndryshimet klimatike po shtohen duke i bërë më tërheqëse makinat elektrike si një alternativë miqësore për mjedisin. Por, ende mbetet problem çmimi i lartë.

Në nëntor në Kili mbërritën 100 autobusë elektrikë. Presidenti Sebastian Piñera i mirëpriti në Santiago:

“Kili do të transformohet. Pas Kinës, do të bëhet vendi me numrin më të madh të autobusëve elektrikë në botë”, deklaroi ai.

Në Kosta Rikë, makinat elektrike janë faktorë qendrorë në planet e qeverisë për të eliminuar çlirimin e dioksidit të karbonit. Prodhuesit presin shtim të madh të shitjeve në vitet e ardhshme, thotë një shitës makinash:

“Më duket se kam dëgjuar parashikime se në 2030, 50% e makinave do të jenë elektrike. Aktualisht në vend kemi 600 makina elektrike, por nga viti i ardhshëm duhet të kemi 2-3 herë më shumë”, thotë Mariano Avalos.

Jo vetëm makina dhe autobusë, por edhe motoçikleta e pajisje të tjera elektrike po përhapen ndërkohë që shtohen shqetësimet për ndryshimet klimatike. Transporti kontribuon 14% të gazeve që shkaktojnë efektin serrë dhe po rritet kërkesa për lëndë djegëse. Kjo po shkakton shtimin e ndotjes atmosferike. Si rezultat, makinat elektrike janë bërë më tërheqëse në qytete ku ka ndotje të lartë thotë zëdhënësi i kompanisë indiane “Etron”, Saptarshi Chakraborty:

“Këto janë makina që nuk shkaktojnë ndotje. Ato gjithashtu kanë kosto më të ulët operimi se makinat me naftë apo benzinë”.

Makinat elektrike kanë kosto më të ulët për karikimin e baterisë, krahasuar me koston e karburantit për makinat me naftë apo benzinë. Po ashtu kostot për riparimin e makinave elektrike janë më të ulëta.

Megjithatë, makinat elektrike kanë çmim më të lartë se sa ato me karburant. Deri tani, shitjet janë ndihmuar nga subvencionet qeveritare.

Në Norvegji, ku më shumë se një e treta e makinave të reja që shiten janë elektrike, zbritja e taksave është një ndër përfitimet, thotë Kristian Bull, përdorues i një makine elektrike:

“Parkimin e kemi falas. Futemi në qytet falas. Po ashtu edhe kostoja për kuajfuqi që ka kjo makinë është shumë më e ulët. Çdo gjë kushton më pak falë subvencioneve. Kanë shumë ndikim”.

Por, disa nga këto subvencione po eliminohen. Të tjerat skadojnë në vitin 2021. Kjo do t’i bëjë makinat elektrike më pak tërheqëse, thotë përdoruesja Ida Vihovde:

“Nëse nuk ka subvencione nuk do të mendoja ta blija. Për momentin është shumë më e lirë për t’u operuar pasi taksat ulen, po ashtu karikimi është i lirë. Por nëse paguajmë me çmim të plotë, siç po thonë, ndryshojnë gjërat”.

Kostoja e baterive po bie me shpejtësi. Por sipas parashikimeve, makinat elektrike nuk do të arrijnë të konkurrojnë në çmim me makinat me karburant deri në vitin 2030. Subvencionet mund të jenë të domosdoshme, nëse qeveria norvegjeze do të arrijë objektivat, thotë Stale Frydenlund i Shoqatës Norvegjeze të Makinave Elektrike:

“Synimi është që 100% e makinave që shiten në vitin 2025 të jenë elektrike. Për ta arritur këtë synim, duhet të tregohemi këmbëngulës”.

Ekspertët thonë se makinat elektrike kanë nevojë për mbështetjen e qeverive në të gjithë botën deri kur të jenë në gjendje të konkurrojnë në çmim me makinat me karburant.

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
E kërkojnë prej një dekade, ylli i Bayernit i vetëofrohet Interit

E kërkojnë prej një dekade, ylli i Bayernit i vetëofrohet Interit

Tentuan të shkonin në Britani me dokumente false, 39 të ndaluar në Rinas gjatë dhjetorit

Tentuan të shkonin në Britani me dokumente false, 39 të ndaluar në Rinas gjatë dhjetorit

Manjani ironizon me “ministrinë e Spiropalit”: Post qesharak

Manjani ironizon me “ministrinë e Spiropalit”: Post qesharak







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve
Bota

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

by mirseda
23:09 | 23/03/2026
0

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i...

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

22:14 | 23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

21:49 | 23/03/2026
Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

21:48 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com