Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Ekskluzive/Shoqëria shqiptare është me ‘ato’… femrat po i vrasim dy herë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ekskluzive/Shoqëria shqiptare është me ‘ato’… femrat po i vrasim dy herë

Nga: Marsela Sinani

Në shoqërinë tonë maskiliste, femrat kanë faj edhe kur vriten prej burrave. Ne i vrasim fizikisht, e pasi e vajtojmë, e vrasim pas shpine duke  e bërë përgjegjëse të këtij morti. Mbi viktimën hidhet baltë nga vrasësi, dhe shoqëria mërmërit se pas një thashethemi, diçka e madhe do dalë pas kësaj.

A jemi një shoqëri gjaknxehtë? Përpos situatës politike të nxehtë, edhe më e çalë është ajo kriminalja, ku shqiptarët po thellojnë edhe më shumë marrjen e një jete.

Nuk ka ditë që kronika e zezë të bëjë ‘pushim’. Rastet shokuese përcjellin njëra-tjetrën, e kjo na shton edhe më shumë pikëpyetjet se çfarë nuk shkon me shoqërinë tonë?! Ngjarjet e shumta të përcjella nga media, vërtetojnë se shqiptarët janë gjaknxehtë e të dhunshëm. Shkaqet e sherreve që përfundojnë me bilance tragjike nisin nga çështja e nderit.

Sociologia Entela Binjaku, në një intervistë ekskluzive për “Tirana Today”, argumenton se situatat e përgjakjes dhe përdhunimit janë të lidhura ngushtësisht me natyrën gjaknxehtë e aspak racionale që karakterizon shqiptarët.

“Agresiviteti i ka burimet edhe tek modeli sipas të cilit jemi rritur; mungesa e thelluar e komunikimit, tek niveli i ulët arsimor dhe i edukimit, tek anët e errëta të së kaluarës të patrajtuara, tek një fëmijëri pa dashuri etj.

Tek mendësia që me gruan mund të sillesh si të duash, nga çasti qe je lidhur me të. Kjo mendësi përcillet si forcë mashkullore, nëse nuk je i tillë të quajnë të dobët. Frika nga stigma ose stigma vetë kthehet në sjellje. Kur një njeri godet një tjetër, ne ketë e kemi quajtur dhunë. Kur veprimi sjell vdekjen, kemi të bëjmë me një krim”, shprehet për “Tirana Today” sociologia Entela Binjaku.

Ajo sqaron ndër të tjera se nuk ekziston një faktor i vetëm, që të shpjegojë të gjitha veprimet e dhunshme. “Ndonjëherë është vetë natyra tërësisht joracionale e krimeve që i bën ato shumë të vështira për të kuptuar, si psh kjo e krimit midis burrit dhe gruas. Ka studiues që pohojnë se dhuna është një prirje e lindur me njeriun, siç ka të tjerë që mendonjë se ka faktorë që shërbejnë si katalizatorë për të nxitur njerëzit drejt krimeve.

Ka të tjerë specialistë që pohojnë se për arsye të caktuara, ata që kryejnë krime nuk arsyetojnë si një njeri normal. Sipas tyre, ka diçka që ju ngacmon arsyen në atë pikë sa arrijnë të kryejnë gjëra të paimagjinueshme. Ajo që si fillim duhet të pranojmë është sfida me krimin, është universale. Në një raport të OBSH-së thuhet se “asnjë kontinent, asnjë shtet dhe pothuajse asnjë komunitet nuk ka mbetur pa u prekur nga dhuna”. Edhe në ato vende që konsideroheshin si të sigurta ose me kriminalitet të ulët, ndodhin krime që vështirë të shpjegohen. Ose ka shtete ku shkalla e kriminalitetit eshtë e larte dhe prapë njerëzit shokohen ndonjeherë kur dëgjojnë të ketë ndodhur një krim. Por lidhur me faktorët, ato duhen kërkuar në disa drejtime”.

Rasti i marrjes së jetës së një tjetër nëne shqiptare nga burri i saj, dëshmon se sa e pafuqishme është gruaja në shoqërinë tonë. Burri që ka fuqinë ta godasë dhe ajo të mos ngrejë zërin, pasi ka frikë nga shoqëria. Është po kjo shoqëri që përlotet kur shënohet një tjetër viktimë, por në të njëjtën kohë s’të lë ta ngresh kokën kur ti ke nevojë për ndihmë.

“Disa faktorë janë të lidhur me shkatërrimin e moralit në familje, pra marrëdhënie burrë-grua të tensionuara, bashkëshortë që nuk kuptojnë çfarë problemesh kanë njeri dhe tjetri, mungesa e afrimitetit, bashkëshortë që ose nuk vendosin fare kufij në sjelljen e bashkëshortit ose vendosin shumë pak kufij të tillë. Shpesh herë është një mjedis neglizhent ndaj jetës qytetare, apo një mjedis që jeton mes harresës etj.

Agresiviteti në shoqërinë tonë është koncept i njohur, megjithatë në parimet e sociologjisë thuhet se “në çdo gjetje ke emocionin e të panjohurës”. Agresiviteti prodhohet thuajse në të gjitha dimensionet e shoqërisë, që nga familja e deri te ato institucione që edhe pse ndërtohen, paguhen dhe synojnë të rregullojnë jetën e shoqërisë, me disfunksionet e tyre e nxisin drejt konfliktit. Shkaqet për këtë duhen kërkuar te vetë ngritja e pakët kulturore e shoqërisë sonë, tek përpjekjet e pakta që kryhen për ta parandaluar si dhe tek mungesa e analizës së burimeve”.

Po si mund ta zbusim këtë atmosferë të zymtë? Sociologia na kthen në fazat fillestare, ku arsimimi do rizgjonte dijen, do ndrydhte instiktet kafshërore që na kanë mbërthyer fort.

“Edukimi do ta ndihmonte mjaft shoqërinë tonë, që ende vuan pasojat e mendësisë së ndrydhjes, të mbylljes për shkak të regjimit, izolimit për shkak të varfërisë dhe mungesës së shkëmbimeve me shoqëritë që kanë përparuar në shumë sfida. Prej disa vitesh, Shqipëria është e përfshirë në fushatën me titull: “Bëje botën portokalli!”, në kuadër të së cilës organizohen nisma të ndryshme që synojnë t’i thonë “Ndal dhunës”!

Në këto ditë fushate, merr vlerë të madhe roli i gjinive, statusi i gruas, kultura e denoncimit, rastet e ndëshkimit ligjor, mjediset që prodhojnë dhunë etj. Kjo fushatë zgjat 16 ditë dhe mbyllet në datën simbol për të drejtat e njeriut, 10 dhjetor. Gjatë këtyre ditëve, në vendet që përfshihen në këtë fushatë organizohen aktivitete, përdoren simbole dhe përcillen mesazhe që kanë në qendër përpjekjet për të minimizuar dhunën në të gjithë spektrin e shfaqjes së saj. Duhen shtuar të tilla fushata, ose duhen të bëhen më thellësisht”, përfundon ajo.

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
EMRAT/ Pezullohen nga puna dy mjekë në Fier, neglizhuan pacientin

EMRAT/ Pezullohen nga puna dy mjekë në Fier, neglizhuan pacientin

Ahmetaj-Berishës: Unë të dua shumë ty, mos u nevrikos!

Ahmetaj-Berishës: Unë të dua shumë ty, mos u nevrikos!

Belen Rodriguez rikthehet tek babai i djalit (foto)

Belen Rodriguez rikthehet tek babai i djalit (foto)

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com