Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ekskluzive/ Qeveri, pse nuk del nga bunkeri? Nikollaj: Minatorët s’do ndalen nga protestat

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria
Ekskluzive/ Qeveri, pse nuk del nga bunkeri? Nikollaj: Minatorët s’do ndalen nga protestat

Nga: Marsela Sinani

Përpos zhvillimeve të nxehta politike, akuzave dhe kundër-akuzave, një tjetër debat ka qenë ai mbi protestat e minatorëve. Ata nuk kanë kursyer qëndrimin për orë të tëra para Kryeministrisë, duke ngritur zërin për statusin e minatorit, e po kështu janë treguar të ashpër dhe me fjalorin fyes ndaj Ramës.

Me flamunj e pankarta të ndryshme, më herët minatorët në pension u mblodhën para Kryeministrisë, duke kërkuar hyrjen në fuqi të statusit të minatorit, i cili ka mbetur peng i ngërçeve institucionale edhe pse është premtuar për t’u zbatuar nga qeveria.

Mjaft të rebeluar, ata paralajmëruan intensifikimin e protestave. Për të mësuar më shumë se çfarë do të behet në këtë drejtim, “Tirana Today” ka marrë opinionin e Kryetarit të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, i cili tha se minatorët nuk kanë ndërmend që të tërhiqen.

“Ka vite që minatorët kërkojnë të pajisen me status të veçantë, si profesion i vështirë. Akoma kjo kërkesë nuk po merret në konsideratë nga qeveria shqiptare. Janë disa kërkesa themelore dhe bazike, të cilat përafrojnë një vlerësim real të profesionit të minatorit, si profesion i vështirë dhe me risk të shtuar rreziku për shëndetin dhe jetën. Konkretisht kërkohet që pensioni i çdo minatori që ka mbushur kushtet ligjore për përfitim pensioni, të jetë sa paga minimale zyrtare, shumëzuar me nje koeficent 1.4. Kjo bën të mundur që pensioni minimal aktualisht të jetë 24.000×1,4 . 

Dhe me rritjen çdo vit të pagës minimale, të rritet e indeksohet. Krahas kësaj statusi i minatorit përcakton përfitime të tjera shëndetësore falas për minatorët. Prioritet në strehim, në shkollimin e fëmijëve, si dhe për familjet e minatorëve të rënë në detyrë..e për gratë e tyre të veja e fëmijët, sa të mbushin moshën madhore apo të mbarojnë studimet e larta. Me gjithë premtimet e herëpashershme politike, asgjë nuk është bërë. Qeveria vazhdimisht është kujdesur ta kontrollojë situatën, duke premtuar apo duke luajtur lojën " kukafshehtas" nga njëra ministri tek tjetra, si  dhe duke përfituar nga përçarja sindikale, pasi një pjesë e sindikatave të minatorëve me naivitetin e tyre, ndoshta dhe qëllimisht si bashkëfajtorë të kësaj situate prej 27 vitesh, kanë luajtur lojën e qeverisë, duke bërë rolin e zhurmuesit apo të grevëthyesit. 

Gjithsesi, KSSH në vijimësi është përpjekur që të jetë një avokate dhe zëdhënëse e minatorëve, duke i mbrojtur dhe përfaqësuar ata me kompetencë dhe profesionalizëm. Ne së bashku me disa grupe interesi që përfaqësojmë punëtorët minatorë të dalë në pension, kemi bërë të mundur që projekt statusi për minatorët të nisi më në fund rrugën e miratimit. Krahas hartimit të projektit me konsulencë ligjore, teknike, kemi zhvilluar shume tubime, debate, tryeza etj, me temë të veçantë vetëm për sensibilizim dhe lobim për statusin e minatorit. Kur gjithçka dukej që po shkonte drejt zgjidhjes, jemi befasuar nga mos ndërhyrjet dhe zvarritjet që Ministria e Ekonomisë dhe Financave po i bën këtij problemi. Kjo është ministria përgjegjëse për marrëdhëniet e punës, dhe si e tillë duhet të jetë ministria propozuese së bashku me Ministrinë e Industrisë dhe Energjisë dhe njëkohësisht edhe ministria që do përllogarisë, e do të miratojë vlerën financiare të projektligjit. Këtë detyrim ajo vazhdon të mos e kryejë, pavarësisht premtimeve të kryeministrit, të deputetëve të zonave mineral-mbajtëse etj. Këto ditë, nga protestat të cilat do vazhdojnë pas festës së Ramazanit, çdo ditë e më shumë po kristalizojnë edhe kërkesën politike për të kërkuar dorëheqjen e shkaktarëve dhe kjo kërkesë do jetë e pa negociueshme, për aq kohë sa ligji nuk miratohet”.

Nikollaj shprehet më tej për “Tirana Today” se kjo nuk është lëmoshë, as dhuratë e qeverisë, por një detyrim kushtetues dhe ligjorë. Ndodhur në këto kushte, ata do të vijojnë protestat, deri në miratimin e statusit të minatorit.

“Jemi të befasuar nga qëndrimi indiferent dhe intrigues i ministrit Ahmetaj, i cili është dhe "kryetari" i këshillit kombëtar të punës, dhe qëllimisht nuk e mbledh këtë këshill për ta diskutuar këtë çështje jetike për minatorët. Edhe kur ne kemi kërkuar të mblidhet KKP, disa "babale këshilltarë" të ministrit Ahmetaj, në kundërshtim të plotë me ligjin kanë abuzuar dhe vazhdojnë të abuzojnë me çështjet e marrëdhënieve me sindikatat e dialogun social nga kjo ministri, megjithëse edhe vetë këta këshilltarë janë pensionistë të dalë në vite. 
Ne jemi të vendosur për të vazhduar protestat, deri në miratimin e statusit të minatorit. Kjo nuk është lëmoshë, as dhuratë e qeverisë, por një detyrim kushtetues dhe ligjorë. Fatmirësisht të gjithë zërat e sindikatave të minatorëve tashmë po bashkohen dhe konvergojnë në këtë pikë. Edhe ndonjë " tigër prej letre" që në vite ka mashtruar e abuzuar me qeveritë e radhës në kurriz të minatorëve, tashmë janë bërë faktor inekzistent, dhe nuk sjellin më pasojë negative duke miratuar pensione e pagesa kalimtare, e duke rënë dakord për pagesë minimale për sigurimet shoqërore të minatorëve. Shkak që sot minatorët marrin pension minimal”, përfundoi ai.

 

Tags: bunkeriekskluziveMinatorëtndalenNikollajprotestatpse nuk delqeveri

TË LIDHURA

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat
Politikë

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!
Politikë

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump
Aktualitet

Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump

17:27 | 18/03/2026
Next Post
Zbulohet shpikja e re e Babales

Zbulohet shpikja e re e Babales

I ati i vrau nënën/ Fëmijët shtrijnë dorën: Na ndihmoni ta bëjmë krenare

I ati i vrau nënën/ Fëmijët shtrijnë dorën: Na ndihmoni ta bëjmë krenare

Trebicka: Është turp i madh që Teatri të shembet, ne do të rezistojmë!

Trebicka: Është turp i madh që Teatri të shembet, ne do të rezistojmë!







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Forbes: Shqipëria ndër 5 vendet e NATO-s që mbështesin ofensivën SHBA–Izrael kundër Iranit
Bota

Forbes: Shqipëria ndër 5 vendet e NATO-s që mbështesin ofensivën SHBA–Izrael kundër Iranit

by mirseda
21:22 | 18/03/2026
0

Sipas një artikulli të Forbes, nga 32 anëtarët e NATO-s, vetëm pesë vende kanë dalë publikisht në...

Ushtria izraelite sulmon për herë të parë objektivat detare iraniane në Detin Kaspik

Ushtria izraelite sulmon për herë të parë objektivat detare iraniane në Detin Kaspik

21:11 | 18/03/2026
Tragjedia në familjen e ish-finalistes së BBVK/ Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen e xhaxhait

Tragjedia në familjen e ish-finalistes së BBVK/ Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen e xhaxhait

20:57 | 18/03/2026
“Mirë se vini!”/ Si po i rekruton Mossad informatorët iranianë kundër regjimit

“Mirë se vini!”/ Si po i rekruton Mossad informatorët iranianë kundër regjimit

20:51 | 18/03/2026
Katari: Sulmi ndaj impiantit të gazit, kërcënim kombëtar; do përgjigjemi sulmit

Katari: Sulmi ndaj impiantit të gazit, kërcënim kombëtar; do përgjigjemi sulmit

20:49 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com