Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ekskluzive nga Marin Mema/Zbuloni Kodrionin e lashtë të Ilirëve, ndodhet pranë…

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Ekskluzive nga Marin Mema/Zbuloni Kodrionin e lashtë të Ilirëve, ndodhet pranë…

Kalaja e Irmajt është një nga monumentet e rëndësishme të trashëgimisë historike që ndodhet jo larg qytetit të Gramshit. Muret imponuese që sot janë ende të dallueshme dëshmojnë sipas arkeologëve se periudha mes shekujve të IV dhe të II para erës sonë është më thelbësorja në jetën e këtij vendbanimi. Qyteti i lashtë në një pjesë është i mbrojtur nga natyra, ndërsa në tjetrën përmes mureve të larta.

Në gërmimet e kryera në vitin 1960 dy arkeologët Dhimosten Budina dhe Frando Prendi përcaktuan se ky qytet ilir ka patur një pozicion strategjik në rrugët e kohës, çka i ka garantuar një zhvillim të konsiderueshëm. Të parët që u tërhoqën nga rrënojat ishin Hasan Ceka dhe arkeologu italian Sestieri që në vitin 1942 e vizituan këtë vend të veçantë e kaq pak të njohur. Sigurisht qyteti ilir ka disa faza ndërtimore, siç është normale për qendra të tilla. Edhe objektet e shumta arkeologjike të zbuluara i përshtaten këtij realiteti të mbivendosur përgjatë shekujve.Në Irmaj siç dëshmojnë arkeologët Prendi e Budina në një botim të revistës Iliria, të vitit 1972 u gjetën edhe vegla pune prej hekuri dhe guri, që do të thotë se fillesat e kësaj qendre duhen kërkuar në kohë edhe më të hershme. Në çdo rast jeta e organizuar e qytetit nis pikërisht nga gjysma e dytë e shekullit të IV para erës sonë. Monedhat e gjetura me Filipin e II të Maqedonisë dhe Aleksandrin e Madh tregojnë për tregtinë e dendur me qytete e krahina të tjera siç janë Apollonia, Dyrrahu, Amantia, Bylisi e gjithë Iliria jugore e po kështu Maqedonia e lashtë. Këtu ka patur edhe punishte të prodhimit të qeramikës, vegla të ndryshme, çka dallohet edhe nga ngjyrat e hekurit.Është interesant fakti se jeta në kalanë e Irmajt ka vijuar edhe në mesjetë, ndoshta zhvillimi nuk ka qenë i njëjtë, por të dhënat tregojnë se banorë ka patur. Pjesa më enigmatike lidhet me emrin e dikurshëm të këtij qyteti. Me shumë gjasa ai ka qenë Kodrioni i lashtë, qytet i fisit ilir të dasaretëve që përmendet nga historianët e lashtësisë Polibi apo Tit Livi. Me siguri mund të thuhet se ai është lënë jashtë vëmendjes e në këto kushte më shumë është vizituar nga kërkuesit dhe trafikantët e objekteve arkeologjike, sesa nga turistët dhe organet përkatëse.

EKSKLUZIVE PËR TIRANA TODAY, NGA MARIN MEMA

Tags: e lashtëekskluziveMarin Memandodhetpranëtë IlirëveZbuloni Kodrionin

TË LIDHURA

Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal
Aktualitet

Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal

08:49 | 18/02/2026
Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit
Aktualitet

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë
Aktualitet

Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë

19:20 | 17/02/2026
Next Post
Kapiten i lindur, fjalimi motivues që po bën xhiron e rrjetit (Video)

Kapiten i lindur, fjalimi motivues që po bën xhiron e rrjetit (Video)

SHBA-të hapin dritën jeshile për 10 projekte të dronëve

SHBA-të hapin dritën jeshile për 10 projekte të dronëve

Interi luan dy finale, shikoni çfarë bëjnë heronjtë e “tripletës” (Video)

Interi luan dy finale, shikoni çfarë bëjnë heronjtë e “tripletës” (Video)







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale
Bota

Vatikani refuzon ftesën e Trump për ‘Bordin e Paqes’,mbështet OKB-në për zgjidhjen e krizave globale

by mirseda
09:34 | 18/02/2026
0

Papa Leone XIV ka refuzuar ftesën e presidentit Donald Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”,...

OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit

OKB për dosjet e Epstein: Akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit

09:21 | 18/02/2026
Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

Kriza godet industrinë gjermane, humben 124.000 vende pune

09:15 | 18/02/2026
Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

Ndihmoi dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipër, arrestohet shtetasi sudanez në Korçë

08:56 | 18/02/2026
Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal

Shqipëria mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII,në fokus zhvillimi ekonomik,bashkëpunimin rajonal

08:49 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com