Egla është një nga banoret më të komentuara të momentit në shtëpinë e “BBV3”. Ajo theu një nga rregullat kryesore, duke mos mbajtur mikrofonin dhe si pasojë banorët qëndruan pa ujë për disa orë. Ndërkohë, ajo nuk realizoi as sfidën në fermë, duke e çuar kështu çmimin në 80 mijë euro. Ja si i komentoi sot ajo këto dinamika.
“Mua më është bërë një gjyq. Unë i kërkova falje. Jam ulur me disa prej tyre për t’i shpjeguar se çfarë ndodhi. Kam folur edhe me Julin, nuk e bëra kastile. Para shëndetit nuk vendos gjë. Unë nuk e mendova që do kaloja natën në një shtresë në kashtë. Unë u tërhoqa nga kafshët… Ledjona është duke i rënë një gozhde shumë të ulët. Miss Londra gjithashtu ka dashur të konfliktoheshim… Meritoni ka shpërfaqur një fytyrë që nuk e dija. Më ka trembur me prezencën e tij në shtëpi.”
Ndërkohë, opinionistët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari e komentuan si më poshtë sjelljen e Eglës.
Ori Nebijaj: Po më duket sikur ata po e faktorizojnë vetë Eglën si një lojtare të fortë. Në këtë raport mendoj se janë duke e ndihmuar Eglën.
Arbër Hajdari: Ju jeni askushi për të bërë diagnostifikime të shëndetit mendor. Mendoj që ishte një strategji e Eglës dhe nuk më pëlqeu fare se prishi një lojë. Ishin afër për ta çuar çmimin në 120 mijë.